| E diele, 15.07.2012, 01:14 PM |
Sabit RRUSTEMI
ZJARRMI E KTHJELLTË
M e r r e m a s h t r u a r
ZGJIMI
I njëjtë do jetë
Si dje pardje
Larg Çepurit
Pa një puhi mali
E aromë fushe
Një orëzile telefoni
Rrapëllimë dere
Disa të teshtitura
Radhazi
Do të të shkundin
Dhe këtë mëngjes
Në vend të asaj gurreje
Që të rrjedhë vetëm n’kujtesë
DETYRAT
Futi mbulesat në vitrinë
Rregullo shtratin
Dhe shtatin
Dil e ecë koridorit
Në kuzhinë
Pastro gotat e palara
Krijo atmosferë
Për kafe mëngjesi
Mos i harro
Dritat e ndezura në ndërkohë
Nga rikthimi i korentit
Një muzikë këndelljeje
Të prêt para ekranit
Me pamjen e një bukurosheje
GJATË DITËS
Do kesh një orar të ngjeshur
Sa në krye të shehrit
Tek qendra
Për t’ia lehtësuar dhimbjet
Ditës sate
Me një bocë të re gjaku
Sa kah sheshi
Për t’i takuar miqtë
Pastaj në teatër
Për një skenë të re politike
E një goditje të ulët
Nën brez
KARRIERA
Me xhepa të zbrazur
Je i përflakur
Kuzhinat janë stërmbushur
Me trurë
Moshash të ndryshme
Dhe çmime tejet të lira
Ma mirë kthehu kah vendlindja
Tek ajo fidanishtja
Për gjumë të qetë
Nën hije pemësh të vjetra
KUJDES
Letrat anonime që vijnë
Përmes faqesh interneti
Mos i lexo
Fshiji
Që të mbrohesh nga virusët e rinj
Adresat me porosi
Në ëndrra të reja mos u lësho
Trupin tënd
Brenda vetes
E streho
DASHURIA
Është fshehur diku thellë
Kohë e kohë
Të duhet
Për t'u kthjellë
Kërkoje aty ku e takove
Së fundmi herë
Se kjo vjeshtë me erë
E thyen
E përdredhë
Ai planet ëndrrash
Përpëlitet nëpër dredhë
Shpalo sa më parë zemrën
Tënden dorë
Që t'mos shkrihet si meteorë
SHËNDETI
Merri gjërat shtruar
Ruaju nga tensionet
Nga ambicja që fshihet
Pas një ëndrreje
Ma shpesh
Ecë nëpër Çepur
Deri tek ajo maje
Lirohu ofshamash
Nga ajo shkumë
Mbetur nën gjuhë
Prej kohësh
(3 nëntor 2010)
TASH PO DESHE
Nëse je diku thellë
Asaj kupe të kaltër
Zgjati gishtërinjtë
E prite n shuplakë
Puthjen e saj
Po të kaploi etja
Dil tek ai krua
Nën atë Lis Çarri
Në shtratin prej bari
Aty tashmë një grishëz
Shtrihet bri teje
E një fjalë s’ i a thua
Koha e fjalëve
Nuk u shterrua
Gjethe të ngjyëngjyrta pylli
Nëpër perde të arta dielli
Do bien mbi trupin tënd
Do bien pa pushim
(15 gusht 2011)