| E diele, 15.07.2012, 09:37 AM |
SHKRIMTARI
PA URTI
Nga Nuhi Ismajli
Në botën
e mendimit dhe të artit, pra edhe në filozofi e letërsi, shembulli ideal i njerëzimit
mirret krijuesi i mendimit të thellë e i porosisë së rëndësishme, jeta dhe sjelljet
jetësore të të cilit përputhen me mendimet e thella e porositë e rëndësishme të
veprës së tij për njerëzimin.
Por,
shembujt e përputhjes së sjelljes së urtë njerëzore të krijuesve dhe mendimit të
thellë e porosive të rëndësishme të krijuesit, për njerëzimin, nuk ka shumë.
Sokrati konsiderohet se ishte një i tillë, i cili, me sjelljet e tij synonte
t’u qëndronte pranë ideve të tij.
Historia
botërore e kulturës tregon se, jo rrallë, krijues të mëdhenj, me karakterin dhe
sjelljet e tyre jetësore, kanë qenë e kundërta e ideve e porosive të mëdha të
veprës së tyre.
Zhan-Zhak
Rusoi, Persi Bish Shelli, Karl Marks, Henrik Ibseni, Lev Nikollaeviç Tolstoi,
Ernest Heminguej, Bertolt Breht, Bertrand Rasëll, Zhan-Pol Sartri, Edmund
Uillson, Viktor Golanci, Lilian Helman etj., etj., kishin sjellje tejet të ulëta,
në krahasim me vlerën e ideve dhe porosive të veprave të tyre.
Rusoi,
“miku i njerëzimit” (Tronkin), “mësuesi i njerëzimit “(Robespieri), “Profeti i
së vërtetës dhe virtytit” (P. Johnson) etj., ka habitur botën intelektuale me
idetë e ligjëratave të tij për edukatën, por edhe me sjelljet arrogante e të
egra të tij, në rrethin familjar e shoqëror. Prandaj, edhe u quajt mburravec,
egoist, grindavec, që kultivoi harbutërinë dhe paedukatën; provincial i pashërueshëm,
i trashë dhe i pasjellshëm (P. Johnson), që e pranonte edhe vetë se “për parim
ishte harbut, i papëlqyeshëm dhe i ashpër” (P. Johnson) dhe, i cili, për
vetveten, thoshte: “Unë jam barbar”. Dhe, më tej: “Në zemrën time ka gjëra që më
pengojnë të jem i sjellshëm” (P. Johnson) etj.
Në kohën
tonë, si edhe më parë, kemi sjellje të tilla edhe të krijuesve shqiptarë, që na
bëjnë të mendojmë për raportin që ekziston midis krijuesit, sjelljes jetësore të
tij, dhe mendimeve e porosive të veprës së tij.
Raporti
midis krijuesit shqiptar, si njeri, e sjelljeve të tij jetësore, dhe mendimeve
e porosive të veprës së tij, spikatet më së shumti përmes qëndrimit të
krijuesit shqiptar ndaj politikës dhe pushtetit. Vështrimi i kësaj dukurie na bën
të vërejmë se ka krijues shqiptar që qëndron krejt i patundur në mbretërinë e
krijimit (artit e filozofisë), por ka edhe të tillë që tregohen tejet të dobët,
sa të rrëshqasin lehtë nga mbretëria e krijuesit / krijimit. Sot ka shumë
krijues shqiptarë të dalluar për natyrën luftarake të personalitetit të tyre, të
cilët i janë qasur me përkushtimin kryesor politikës e pushtetit. Disa prej
tyre edhe kanë arritur të hyjnë në mbretërinë e politikës e të pushtetit, kurse
disa të tjerë, që, si të pasuksesshëm, kanë mbetur jashtë, por vazhdojnë t’iu nënshtrohen
dhe t’iu shërbejnë atyre, duke treguar mungesën e pavarësisë së unit të tyre
krijues.
Në këtë
pikëvështrim dy janë rastet më karakteristike për të parë raportin midis
sjelljes së krijuesit të sotëm shqiptar dhe botës së krijuesit / krijimit:
rasti i I. Kadaresë dhe rasti i R. Qosjes.
Një rast
krejt të kundërt, me atë të Kadaresë, kemi rastin e R. Qosjes, i cili, siç do të
shihet, politikën dhe pushtetin nuk i kupton si vazhdim të luftës, po si burim
të të mirave materiale humane dhe si bazë të forcës e autoritetit edhe të
krijuesit.
Shembulli:
Qosja u propozua për çmimin letrar “Beqir Musliu”, të cilin e jep kryetari i
Gjilanit. Ai shkoi dhe e mori shpërblimin nga pushtetari (Kosova sot, 24 qershor
Më shumë
para politikanëve e pushtetarëve, të djeshëm e të sotëm, sesa para krijuesve,
Qosja, me rastin e pranimit të shpërblimit ligjëroi, siç shkruajnë mediat e
ndryshme, “për rolin e krijimtarisë shpirtërore në ndryshimin e botës dhe për
reflektimin e kësaj krijimtarie shpirtërore në lirinë e Kosovës” (Kosova sot, 24 qershor
Vetë
Qosja, duke marrë si krejt normale pranimin e shpërblimit nga pushtetari, dëshmon
se kultura atë nuk e ka çliruar dot nga zinxhirët e pushtetit e se ka mbetur
rob i tij.
Pohimi i
mësipërm i Qosjes nuk do ta kishte atë kuptim që e ka dhe do të ishte pohim me
një porosi të rëndësishme për pushtetarin, sikur të mos pasohej nga pohime në të
cilat Qosja falënderon pushtetin për çmimin dhe e lavdëron atë për
“kontributin” në kulturë.
Por, për
krijuesin, mjerim edhe më i madh njerëzor është atëherë kur atij, jo vetëm nuk
i përkojnë sjelljet jetësore me idetë dhe porositë e rëndësishme të veprës
(fjalës), por edhe kur ai injoron e zvogëlon vetveten duke dalë në publik edhe
pa qëndrimin dhe idetë elementare filozofike e etike; kur idetë dhe porositë e
veprës (fjalës) së tij janë në kundërshtim me idetë dhe porositë e rëndësishme;
kur idetë dhe porositë e veprës (fjalës) i përputhen me sjelljet jofisnike të tij
ose kur, në të, ambicia dhe egoizmi i ulët i tij e mundin njeriun dhe filozofin
sokrat, për ç’shkak edhe në veprën (fjalën) e tij, në vend të ideve e porosive
të rëndësishme, shpreh idetë dhe porositë e padobishme dhe, madje, edhe të dëmshme,
dhe në kundërshtim me misionin e tij krijues.
Në raport me pushtetin, nga i cili çuditshëm lejon të manipulohet e korruptohet, Qosja si krijues, nuk ndalet në pohimin e tij të parë, aspak favorizues për të si krijues.
Duke dhënë
shembullin e një krijuesi që zvogëlon vetveten, ai falënderon dhe i thur lavdërata
pushtetit gjilanas, duke marrë atë si shembull të përkushtimit të pushtetit
ndaj kulturës: “Mund të themi me plot gojën se Gjilani është shembull në Kosovë
se si një qytet duhet të sillet ndaj krijimtarisë shpirtërore të popullit të
vet, ka thënë laureati i çmimit të sivjetmë, R. Qosja “ (Art. i cit., Kosova sot, 24 qershor
Kështu,
pushteti arriti ta manipulojë krijuesin Qosja për krijimin e autoritetit të
vet.
Për një
krijues, do të thuhej: Asgjë! Assesi!
Sepse, pa
marrë parasysh emrin me të cilin jipet shpërblimi i përmendur, kur kemi
parasysh kush e jep atë dhe për ç’qëllim, atëherë shohim se Qosja fitoi: pak
para dhe lëndimin e autoritetit të tij krijues.
Kjo nuk
mund të jetë ndryshe, pra, krijuesi nuk mund të mos e zvogëlojë vetveten, kur
shpërblimi ka karakterin e tij politik dhe pushtetar; kur krijuesi lavdëron
pushtetin dhe me fjalën e tij njëjtësohet me pushtetin dhe i shërben një force politike (partiake).
Me fjalën
e tij lavdëruese për pushtetin, në Gjilan, Qosja bëri një nga paraqitjet më
jodemokratike të një krijuesi.
Ai lavdëroi
“kontributin” e pushtetit komunal në kulturë, duke konsideruar çmimin e reklamës
së pushtetit, shembull të kontributit të pushtetit në kulturë dhe bëri, në këtë
rast, një propagandë shumë të ulët, tejet të dëmshme dhe të palejueshme, kur, në
mënyrë shumë pretenduese, synoi propagandën e tij afirmative për pushtetin dhe
përhapjen e imponimin e propagadës së tij për vlerën e pushtetit (gjilanas), në
vend të vlerësimeve të vetë banorëve dhe krijuesve gjilanas, të cilët e ndjejnë
dhe e njohin më mirë se Qosja realitetin kulturor të vendbanimit të tyre.
(Mbase, më
mirë, apo më pak e pandershme do të ishte, sikur Qosja të lavdëronte pushtetin
e komunës së tij !).
Krijuesi
i cili bëhet pjesë e organizimeve politike për pushtet ose bëhet pjesë e
pushtetit, ndërsa kjo bëhet veç për shkak të leverdive personale, ka cenuar
mbretërinë, natyrën dhe autoritetin e tij prej krijuesi. Krijuesi i tillë, i
manipuluar e i korruptuar, ka zvogëluar vetë vlerën, autoritetin e tij, të
cilin kurrë nuk mund t’ia kthejë politika as pushteti. Krijuesi i madh kurrë
nuk ndjen hapësirë të mjaftueshme brenda politikës për pushtet dhe brenda
pushtetit. Prandaj, sado është i kërkuar e i ftuar, ai qëndron jashtë politikës
dhe pushtetit, sepse aty është bota e jetës së tij.
Kyçja e
krijuesit në organizimet politike për pushtet dhe në pushtet, përveç vetëzhvlerësimit
e vetëcenimit të lirisë, mund të jetë edhe shkaku i vuajtjeve të tij të pafund,
nga të cilat mund të qajë gjatë gjithë jetës.
Dante u përfshi
në organizimet politike të kohës së tij, por ua pa sherrin sa u dasht të
braktiste atdheun, të vuante gjithë jetën mungesën e tij dhe të vdiste me pikëllim
në dhe të huaj.
Krijuesit
e mëdhenj dallojnë qartë vlerat dhe mashtrimet, krijimtarinë dhe politikën.
Ndaj politikës dhe pushtetit kanë qëndrim anti dhe refuzojnë të përfshihet në
to, për interesa personale. Për krijuesin e vërtetë është e denjë vetëm një
mendje e lirë dhe e patëhuajsuar, sidomos nga politika e pushteti.
P.s.
Shpërblimi i Gjilanit është mjaft provokues dhe, prandaj, nxitës i debatit intelektual, sepse: në njërën anë, mban emrin “Beqir Musliu”, pra është shpërblim letrar, që jipet në emër të shkrimtarit, kurse, në anën tjetër, atë e jep pushteti komunal (gjë që, nuk do të duhej të ndodhte!). Dhe, pse ndodh kështu, fajtorë janë shkrimtarët, të cilët harrojnë se ç’janë dhe bëhen hamej dhe borizanë të pushtetit!