| E premte, 13.07.2012, 07:12 PM |
Çfarë po
sjell “Bota femërore”?
Nga Albert Zholi
Për herë të
parë
Rubrikat
e shumta që do të përmbaj kjo revistë, do të plotësojnë me kënaqësi kohën e lirë
të femrës nëpunëse, shtëpiakes, të nënës, të vjehrrës, të nuses, të bashkëshortes.
Përveç relaksimit
dhe kënaqësisë së leximit, kjo revistë do të jetë dhe një meteor ndriçues për të
gjitha grupmoshat nëpërmjet rubrikës së psikologjisë, ku shumë prej lexueseve
do të gjejnë
shtatë anët
e tyre të vetvetes. Edhe femrat kanë të drejtat e tyre që shpesh herë meshkujt
i harrojnë, ku në komunikimin tonë me to, të mos harrojmë se dhe orët e
prishura e tregojnë orën e saktë dy herë brenda një 24 orësh.
Ndodh që pas çdo femre dinamike mund të ndodhet një mashkull që e ka braktisur. Kur një femër pyet diçka, ajo nuk kërkon përgjigje, por thjesht vëmendje. Femrat të frymëzojnë dhe të nxisin për të bërë diçka të madhe, por njëkohësisht janë ato që në disa raste të ndalojnë të vazhdosh frymëzimin. Fiksimi i meshkujve është se gjithmonë duan të besojnë se janë më të mirët dhe ai i femrave se janë të vetmet. Këto dhe shumë gjëra të tjera interesante do të përmbahen në faqet e këtij editoriali një mujorësh. “Bota Femërore”, do ketë në faqet e saj dëshirat e femrave dhe si shprehen këto dëshira, ajo ç’ka ato mendojnë që ndryshon shumë nga ajo ç’ka duan dhe nga ajo ç’ka shprehin.
Vërtet, çfarë është ajo që duan femrat?!
Dikur
jetonte një mbret i ri dhe i pashëm, i cili kishte si pasion gjuetinë. Një ditë
prej ditësh, i rrëmbyer nga ndjekja e gjahut së bashku me shoqëruesit e tij,
shkel gabimisht kufijtë e mbretërisë fqinje. Rojet i kapin dhe i çojnë të lidhur
te mbreti i asaj mbretërie. Ligji ishte i qartë. Nëse dikush zihej rob i pritej
koka.
Mbreti u mendua mirë dhe ju kthye të riut:.-Do të të fal dhe ty dhe shoqëruesit e tu vetëm nëse brenda një viti do mundesh ti përgjigjesh saktë pyetjes që do të drejtoj:
-Çfarë është ajo që duan vërtetë femrat?!
Dhe
mbreti i ri pranoi, i gëzuar se ju duk tepër e thjeshtë. Me të shkuar, mblodhi
gjithë oborrtarët e tij, ku asnjë prej të cilëve nuk mundi të jepte një përgjigje
të saktë.
Pyeti këdo,
kudo, gjithkund, por askush s’i jepte përgjigjen e duhur. Ishte shumë i mërzitur
dhe koha kalonte. Në majën e një
dhe e
lumtur magjistarja e shëmtuar. Gjithsesi i riu përpiqej ta respektonte përderisa
ishte gruaja e tij, madje e ftoi të vallëzonin
së bashku. Ceremonia mbaroi dhe çifti u drejtua për në krevatin martesor.
I riu po e priste. Për habinë e tij, përpara u shfaq një vajzë e bukur, e gjatë,
e ëmbël. Ju afrua dhe pa e lënë të fliste i pëshpëriti ngadalë: -Kështu do të jem
çdo natë për ty, i dashuri im. Ditën një magjistare dhe natën kjo që sheh tani.
I riu shtangu pa mundur të reagonte dot. Atëherë vajza e bukur e pyeti:
Vërtetë,
ti si do të më doje të isha?
Ç'pyetje është
kjo, mendoi me vete i riu. Pyetje kurth. Dhe mori guximin dhe ju përgjigj; -Si
të duash ti e dashura ime, si të të pëlqej ty dhe e përqafoi fort. Atëherë,
magjistares i shkëlqyen sytë nga gëzimi dhe i tha: -Do rri kështu ditë dhe natë,
vetëm për dashurinë tënde. Ditën tjetër, mbreti i ri mësoi sekretin nga
magjistarja. Ajo ja pëshpëriti në vesh se çfarë ishte ajo që donin femrat. Dhe
mbreti i lumturuar rendi ti jepte përgjigjen e duhur mbretit fqinj.
Atëherë djalosh,
e gjete se çfarë është ajo që duan gratë???!!!
E gjeta mbret: Ajo çka duan vërtet femrat është të jenë të lira…duan shumë liri !!!
Fjala liri
Por çdo të
thotë femra të lira?! Përse shumë herë edhe pse jetojmë në kohët moderne,
shumica prej tyre janë të ndrydhura?! Të jenë të lira do të thotë se mund të bëjnë
çfarë të duan- apo të kenë lirinë e mendimit?! Liria e mendimit është shumë e rëndësishme,
por nuk fiton asgjë nëse nuk jemi të aftë të bëjmë diçka me atë dhe për atë që mendojmë.
Përkundrazi, veprimi mund të ndryshojë përqendrimin e një femre mes botës. Mund
të surprizoj me befasinë dhe të ndryshoj krejtësisht marrëdhëniet e saj
familjare ose shoqërore. Dhe përse është e nevojshme të mendojnë në mënyrë të lirë,
kur nuk munden të veprojnë po aq lirë?!.
E në fund të fundit ja vlen të jetosh për ëndrrat e tua edhe pse zjarri i tyre mund të të djeg. Por a e lejon shoqëria tipike shqiptare këtë?! Familja tradicionale shqiptare si reagon ndaj një femre "rebele" me shpirt të lirë? A përkrahet kjo femër apo thjesht përbuzet dhe epitetizohet rëndomshëm?!
Moda
Një rubrikë
interesante do të jetë ajo e bukurisë dhe e modës. Kur një femër ndihet e bukur
dhe imazhi përpara pasqyrës i pëlqen? Ç’farë duhet të bëjnë femrat që të jenë ngaherë
të bukura, cilat janë sekretet e një makijazhi magjik që e shndërrojnë një femër
në Hirushe moderne? Përpos kësaj, në të vërtet
duhet te jemi të bukur për veten apo për të tjerët?!
Femra
shqiptare e predispozuar ta shohë veten me sytë e një mashkulli, disa herë i
largohet gjithmonë e më shumë vetvetes dhe shumë herë e gjendet midis
ekstremeve.
Që të jetë
femër, ajo duhet të duket si femër dhe që të duket si femër ajo duhet të ndjekë
modën dhe të jetë seksi deri në natyrshmëri pa kaluar caqe dhe pse shkel mbi
tabu. Dhe këtu ndodh diçka paradoksale.
Moderne,
seksi, joshëse, me minifund, bluzë transparente dekolte, taka
Mbase kjo rubrike do të jetë një ndihmëse në ndërthurjen më së miri të veshjes dhe karakterit, midis modës dhe dinamizmit shpirtëror femëror.
Femra dhe kuzhina
Thonë që erosi dhe dashuria kalojnë më parë nga stomaku. Mëse e vërtetë, por jo gjithë femrat e adhurojnë gatimin. Është një art më vete të cilin duhet të mësosh ta duash dhe admirosh si fillim dhe më pas, të fillosh të krijosh me ndihmën e recetave të ndryshme. Këto receta do të jenë tepër të larmishme, të thjeshta për femrën që sapo lë punën dhe rend drejt shtëpisë të gatuaj diçka me nxitim për të kënaqur familjen, por do ketë dhe gatime të ndërlikuara dhe të vështira për nikoqiren e pa kohë, dhe shtëpiaken që është e ngeshme dhe ndonjëherë bën hobby të saj gatimin.
Femra dhe dashuria
Femra dhe
dashuria, zbukurojnë botën, i japin jetë jetës, por kanë mbetur një mister i
pazgjidhshëm..."Cherchez la femme" ( kudo është një grua, pas çdo gjëje
fshihet një grua).
Vërtet çfarë
është femra pa një mashkull ?! Vendos një varkë të lundrojë qetësisht përmes një perëndimi të bukur.! Mmmmm!
Bukuri! Por nëse aty diku nuk gjenden sy për ta admiruar, a është bukuri?! Një zog
cicëron ëmbëlsisht i vetëm në një pyll të shkretë, po nëse nuk ishte i fshehur
midis gjetheve veshi i një zogu tjetër, nëse nuk e dëgjonte askush, vallë do të
ishte cicërimë e bukur?!
Një botë e
tërë për t’u eksploruar dhe zhbiruar është bota femërore. Bota femërore! E
mistershme, magjike, joshëse,
provokuese, e brishtë, emocionuese, pasionante, intriguese, e thjeshtë dhe aq e
ndërlikuar njëkohësisht! E bukur si aromë, e ëmbël pranverore me shije
luleshtrydhesh e përzier me pakëz çokollatë. E cili nuk e shijoi dhe nuk u deh
nga magjia e saj pa ju dashur të pijë qoftë edhe një gllënjkë?!. Le ta shijojmë
“Botën femërore” së bashku me të gjitha shijet e saj!