| E premte, 13.07.2012, 07:22 PM |
Agim Gashi
ATDHEU THËRRET
Me varfëri jetojmë
Se jemi shqiptarë,
Sa shumë jemi t´varfër,
Që jem dhe kosovarë.
Po na gdhinë mëngjeset
Duke derdhur lot´
Fëmiu kërkon bukë,
Nëna s‘ka as sot.
Qan bebja e vogël
Vajin mallkim ka
Dikush gjuen mishin
Ajo qumsht nuk ka.
Dikush në pallate
Të bukura kala
Varfnjaku i shkretë
N´kasolla akoma.
Qeveritarët tanë
Po vjedhin me kosh
Populli i uritur
Gjithmonë barkun bosh.
Kudo banda krimi
Me pushkë e kërbaç
Popullit të varfër
I marrin haraç.
Mafia shtetërore
Me zell po “punon”
Për një dokument
Mito të kërkon.
Grinden n´parlament
Thue se me plumba u vranë
Në dreka edhe darka
Qingjat bashkë i hanë.
Me turli dorëheqje
Popullin mashtrojnë
Prap kthehen n´pozita
T´larta ku të dojnë.
Na i bien ligjet
Secilin me bisht
Ia mundsojnë vetes
T´vjedhin legalisht.
Po dëmtohet populli
Atdheu n´varfëri
Që të fitojnë vetë
Po shesin liri.
Tokën e atdheut
Dhe varret e lirisë
I shesin karagjozët
Turqisë e Greqisë.
Bizneset i bëjnë
Me serbët kriminelë
Nuk ju mbet më ftyrë
Nuk ju mbet as nder.
Hej, dynja e shkretë
Hej, dynja hata
Si po rritet krimi
Bëhet si kala.
Tani ka ardhë koha
Popullin me thirrë
Ngrehu, o i shkretë
Për një ditë më t´mirë.
Kush nuk zgjohet sot
S’ka me u zgjue kurrë
Do të shkoj atdheu
Gjithnjë duke u tkurrë.
Për këto vargje t´mia
Po më shahet nëna
Por unë si qytetar
Punën time bëra
13.07.12
Düren