| E premte, 13.07.2012, 08:58 PM |
KOSOVËS ME KONVENTA NDËRKOMBËTARE TË LUFTËS PATJETËR I TAKOJNË DËMSHPËRBLIMET E SHKAKTUARA
Politika serbe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve ishte agresore, si e tillë nuk ka ndryshuar fare, sepse është kah sjellët si para 134 respektivisht 100-vjet më parë, si sot e gjithnjë!
Më në fund Kosova ka rrugët e saja të hapura për bashkim-ribashkim kombëtare...
Shkruan: Qerim Pllana
Kosovës
me marrëveshje dhe konventa ndërkombëtare të luftës dhe paqes, patjetër i takojnë
dëmshpërblimet (reparacionet) e luftës agresive mbi Kosovën, madje qysh me
okupimin e saj më 1912, sidomos të luftës së fundit shkatërrimtare të 1989-1999.
Si çdo luftë mes agresorit dhe të (okupuarit), në këtë rast Serbisë okupuese
dhe Kosovës së okupuar më 1912-1913, vendosjes në dëm të saj në korrik të vitit
1913 me Konferencën e Londrës, de facto dhe de jure, Serbia pushtojë pjesën
tjetër të Vilajetit të Kosovës, për t`vazhduar me marrjen e autonomisë, dhe
luftës agresive të vitit 1997-1999. Përkatësisht pas rënies të Lidhjes kombëtare
të Prizrenit tetor 1881, kur Flota e Mbretërisë së Bashkuar Angleze, u fut në Ulqin,
duke ja shkëputur Shqipërisë Plavën, Gucinë, Luginën e lumit Cem, Krajë,
Shestan e Kaninë, deri në Malësinë e Podgurit në Podgoricë.
Pas çdo
lufte me ndërhyrjen e qarqeve ndërkombëtare, si në rastin e Shën-Stefanit mars 1878,
Kongresin e Berlinit qershor 1878, Konferencën e Londrës korrik 1913, Paqen e
Parisit tetor 1918, Konferencën e Jalltës 1945, dhe ngjarjeve tjera të ndodhura
kudo në botë, me ç`rast pasojnë marrëveshjet e përfundimit të luftës mes
agresorit (okupuesit) dhe të dëmtuarit në këtë rast (Kosovës etnike), me fajin
e Evropës, pra para 134, respektivisht 100-vjetëve më parë!
Prandaj,
akoma mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është arrit asnjë marrëveshje serioze. Madje
me Serbinë okupuese të Kosovës, s`është arrit as minimumi i ndonjë marrëveshje
siç janë: lëvizja e lirë e dy popujve, marrëveshjet tregtare-ekonomike, çështja
e kufijve, pjesës veriore të mbetur nën status-quo, çështja e doganave, sidomos
çështja e cila ka të bëjë me dëmet (reparacionet e luftës), të cilat arrijnë në
miliarda dollarë. S`është arritur marrëveshja e t`pagjeturve, vjedhjet e parasë
në deviza dhe dinarë të klientëve shqiptarë, Fondi i plaçkitur i Pensioneve, dëmet
në fabrika, uzina dhe kombinate të cilat, gjithashtu arrijnë në miliarda dollarë!
Me Serbinë
as me bisedimet e ashtuquajtura “teknike”, nuk është arrit pothuajse asgjë, pos
prolongimeve të bisedimeve të vërteta, të cilat e obligojnë Serbinë, pavarësisht
se cila qeveri vjen në pushtet, të kthej borxhet, të caktohen kufijtë, të kthehen
të pagjeturit, familjeve të pësuara t`u jepet dëmi i shkaktuar, që nga invalidët
e luftës, pra pjesës civile, dëmeve ne pasuritë e tundshme dhe të palëvizshme
si dhe një serë obligimesh, të cilat agresorin e obligojnë marrëveshjet dhe
konventat ndërkombëtare të Salzburgut, dhe të gjitha marrëveshjet tjera për këto
obligime të domosdoshme, të parapara
qysh pas Luftës së Parë Botërore.
Pas Luftës
së Dytë Botërore, shtetet agresore të koalicionit fashist-militarist, Gjermani,
Itali dhe Japoni, madje aleatet e tyre u denjuan për dëmshpërblime të luftës
agresore që nga Japonia, Italia, Spanja në veçanti Gjermania hitleriane, të cilat
akoma ndaj disa shteteve, nuk janë shlyer obligimet e dëmeve të shkaktuara pa
fajin e shteteve dhe popujve të okupuar dhe së tepërmi të dëmtuar, ekonomitë e
tyre bashkë me njerëz, sidomos civilë të pafajshëm ebrejë, polakë, çekë,
shqiptarë francezë etj., në Evropë, Azi, Afrikë dhe gjithandej botës
demokratike...
Serbia ka
obligime materiale dhe morale ndaj të gjithë civilëve (martirë) të likuiduar
dhe të vrarë nga bandat çetnike, ushtarë, sidomos nga policia hakmarrëse serbe,
duke i thyer të gjitha normat dhe sjelljet e luftës. Pra duke kthyer luftën në masakra,
gjenocid dhe etnocid. Kosova ka disa pika të njohura të tilla, duke filluar nga
Masakrat në Drenicë, Prekaz, Izbicë, Familjen Ahmetaj, Poklekë, Likoshan, Reçak,
Mejë, Gjakovë (Çabrat), Studime, Kaçanik, Gllogjan, Makoc dhe shumë pika tjera
në Suharekë, Mitrovicë, Vushtrri etj. Ndaj kësaj popullsie të masakruar,
familjeve të tyre, Serbia duhet të laj borxhin, të cilin ua ka shkaktuar pa farë
nevoje, pos duke u hakmarrë në popullsinë e pambrojtur civile.
Politika
serbe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve është e njëjta si para 100-vjet!
Ja sesi përgjigjet
Tadiq në revistën “Globus” të Zagrebit, citoj: “Nuk mund të arrihet konsensusi
kombëtar rreth Kosovës, sepse Nikoliq e Daçiq i takojnë politikës së njëjtë (nuk
e thekson të Milosheviqit), por me taktikë e thotë, politikës së njëjtë, që do
të thotë, ai dhe pjesa tjetër e kombit nuk do të pajtoheshin kurrë me çfarëdo që
vendosin këta dy me politikën e tyre ndaj Kosovës, (mendim imi)! Pra,
konsensusi arrihet mes dy palëve të ndryshme politike, ka theksuar Tadiq, për të
vazhduar në pasusin tjetër: “Konsideroj se në “dialogun demokratik”, duhet
gjetur zgjedhje e cila merr parasysh interesat e dy palëve. Edhe më tutje besoj
se Kosovës nuk duhet qasur, (me siguri mendon në qarqet ndërkombëtare) sipas
logjikës së “fituesit dhe humbësit”, ka përfunduar ish-presidenti serb Tadiq për
revistën “Globus” të Zagrebit!
Sado që mendimi
i Tadiqit duket i arrirë, është plotësisht demagogji, kur e pranon humbjen e
Kosovës me marrëveshje dy palesh Kosovë-Serbi. Edhe kjo ide është e dalë nga “Naçertania”.
Sepse Tadiq ka për qëllim, që çështja të përfundojë pa u dëmtuar më tutje
Serbia, kinse për shkak të bombardimeve të NATO-së, dhe si “shkas i humbjes së Kosovës”!
Duke i ikur së vërtetës se Kosova ishte e okupuar gjatë e shfrytëzuar, ndjekur
sidomos gjatë luftës së fundit 1989-1999 përfundimisht të shkatërruar. Duke i
humbur mbi 14.000 viktima dhe mbi 1. milionë banorë të ndjekur anekënd botës. Kosova
u kall dhe u kthye në tokë të djegur. Këto mendime s`janë sall të z. Tadiq. Kështu
mendon e tërë politika serbe, e cila nuk ka ndryshuar as pas 100-vjet, as pas 1844,
1877-1878-1881, pra as pas 134, por as sot e kësaj dite.
Prandaj,
ide si të Tadiqit, në kokën e vet, ka çdo politikan serb, i cili është i
ngarkuar me ide për Serbinë e Madhe si ish-ministri shovinist tani në OKB, i
cili me ide të sëmura të deto-manisë thekson; “ Kosova vetëm mbi mua të vdekur
mund të pranohet në OKB ! Këso ide mund të dëgjosh sot si në kohën e
Milosheviqit, Rankoviqit, D. Qosiqit, V. Sheshelit, V. Kushtunicës dhe kokave
tjera politike serbe të pajisura me fashizëm! Për ndjekje të mëtejme të shqiptarëve
(edhe) nga Kosova e çliruar, jo sall nga NATO-ja. E Kosova u çlirua falë gjakut
të derdhur të mira martirëve, dëshmorëve dhe heronjve të kombit, qysh nga
fillimi i Sh. të XIX, sidomos fund shekullit të kaluar! Së fundi me marrëveshje
dialogu të luftës dhe paqes, Kosovës gjithsesi i takojnë dëmshpërblimet (reparacionet)
e luftës, pavarësisht ishte Kosova territor me autonomi apo republikë në kuadër
të ish-federatës së shkatërruar, pikërisht nga agresioni serb gjatë viteve 1989-1999.
Prandaj me Serbinë duhet pasur kujdes se si, kur dhe me çfarë kushtesh duhet të
bisedohet. Cilat janë kushtet dhe prioritetet e domosdoshme për dialog dhe marrëveshje
definitive paqësore, duke u respektuar konventat dhe marrëveshjet historike ndërkombëtare.
Më në fund Kosova ka rrugën e saj të hapur për bashkim-ribashkim kombëtar deshën
apo jo Serbia apo ndërkombëtarët, aleatet e saj!