| E premte, 13.07.2012, 07:07 PM |
Patriotë dhe tradhtarë!
Për aleancat e partizanëve- “nacionalçlirimtarë”dhe të nacionalistëve - “kolaboracionistë” në Luftën e Dytë Botërore dhe më vonë.
Shkruan: Gani MEHMETAJ
Në historiografinë
dhe në politikën shqiptare ende nuk është gjetur kush është patriotë e kush
tradhtar. Nëse një grup politikë a ushtarak për njërën palë është patriotë, për
tjetrën automatikisht është tradhtarë. Në mendësinë e dy taborëve ende ka
mospajtime të ashpra për ata që bashkëpunuan me armikun dhe për ata që u bënë me
mikun, sikurse që ka përzgjedhje të çoroditur në përcaktimin kush ishte armik
dhe kush mik. Për partizanët- “nacionalçlirimtarë”, serbët e jugosllavët ishim
miku i tyre më i madh, megjithëse
Ndërkaq,
e kundërta e tyre, nacionalistët “kolaboracionistë” aleatë i konsideronin
Britaninë e Madhe dhe SHBA-të, Gjermania naziste ishte një aksident historik,
tepër e fuqishme që t’i kundërviheshin pa ndihmën e të mëdhenjve.
Mjerë ata që e besojnë këtë gjë dhe që përpiqen t’ua imponojnë edhe të tjerëve. Mjerë ata që e mësojnë edhe më tutje këtë gënjeshtër të madhe.
A ka përfunduar
lufta civile?
Në debatet të cilat vijnë e përshkallëzohen në mënyrë të tillë që vetëm sa nuk shpërthen ndonjë batërdi, ke përshtypjen se lufta civile e “nacionalçlirimtarëve ”, kundër nacionalistëve nuk ka përfunduar. Nipat dhe mbesat e Enver Hoxhës e mbajnë të ndezur zjarrin e urrejtjes, ua kujtojnë ku e ku nacionalistëve se, jo vetëm nuk janë penduar për luftën vëllavrasëse e krimet që bënë, por sikur të kishin mundësi do ta thellonin. Është çështje tjetër që rrethanat kanë ndryshuar, por pasardhësit e Enverit, në pamundësi të vazhdimit të luftës me armë, bëjnë luftë propagandistike, duke i fyer e denigruar viktimat. Të habisin edhe historianët e sotëm të majtë që dërdëllisin sikur dikur propagandistët e Enver Hoxhës. Xhelatët e djeshëm dhe bijtë e tyre vazhdojnë të fyejnë nacionalistët dhe frymën e tyre. Historianët e majtë, pinjoll të komunizmit të Enver Hoxhës në këtë qasje s’kanë pësuar asnjë ndryshim, truri i tyre nuk është riparuar: mbreti Zog, apo Abaz Kupi, Mehdi Frashëri apo Gjergj Fishta, janë të tillë çfarë i ka cilësuar Enver Hoxha. Madje edhe lëvizja e famëkeqit Haxhi Qamili trajtohet kryengritje fshatare! Ata që e mbrojtën kombin, apo që ishin koka e kombit janë tradhtar, ndërsa ata që e masakruan kreun e kombit janë patriotë!
A ka absurd e cinizëm më të skajshëm?
Partizanët shqiptarë e serb vranë shumë shqiptar
Për çka
mund të mburren partizanët shqiptarë, apo partizanët serbe e jugosllavë?
Mund të mburrën se vranë shumë-shumë shqiptarë.
Në Kosovë e territoret etnike pas tërheqjes së ushtrisë gjermane, partizanët
serb e malazez vranë mbi 50 mijë shqiptarë, shpërngulen mbi 250 mijë të tjerë në
Turqi e Perëndim, mbajtën nën terror pjesën e mbetur të popullatës vendëse,
duke i torturuar më metodat me çnjerëzore. Partizanët shqiptar kryen pjesën
tjetër të direktivës së Beogradit- pushkatuan
mijëra shqiptarë: intelektualë, patriotë, klerikë katolikë dhe të gjithë ata
nacionalistë që e kundërshtuan aleancën me Serbinë e Jugosllavinë, apo që kërkuan
bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Lufta “nacionalçlirimtare”
në Shqipëri dhe në Kosovë duhet të trajtohet si tragjedi, e barabartë me
tragjedinë që nazistët u shkaktuan hebrenjve në Gjermani e Poloni. Ditën e 29 nëntorit,
kur thonë bandat partizane se e çliruan Shqipërinë, duhet ta shpallim ditë zie
e pikëllimi e jo ditë çlirimi. E para, sepse u legjitimua në qytetin Jajce të ish-Jugosllavisë
ri okupimi i Kosovës dhe i territoreve
etnike shqiptare, meqë me atë datë u shpall Jugosllavia e re. E dyta, sepse
duke e kopjuar Jugosllavinë, partizanët shqiptar në mënyrë servile e bënë edhe
ata 29 nëntorin ditë të çlirimit, duke e lënë nën hije 28 nëntorin, Ditën e
Pavarësisë.
Çdo
glorifikim i këtyre kriminelëve do të duhej të ndëshkohej, ashtu sikurse bëhet
në Gjermani, kur mohohen krimet naziste. Komunistët dhe partizanët do të duhej
të shpalleshin të jashtëligjshëm, sepse gati e hodhën kombin në humnerë.
Në 100-vjetorin
e pavarësisë së Shqipërisë nuk do të duhej të kishte më mëdyshje kush ishin
partizanët dhe kush nacionalistët. Duhet të thuhet troç se partizanët “nacionalçlirimtar”
bënë krimet monstruoze, se ishin formacione vrastare, të përgatitura dhe të dirigjuara
nga serbët. Metodat e tyre të veprimit
ishin terroriste, mizore dhe brutale ndaj bashkëkombësve, servile e puthadorë ndaj
punëdhënësve të tyre serb e jugosllavë.