| E enjte, 12.07.2012, 07:42 PM |
Mergimtar Shqipja e Ilirisë
Nga: Lekë Mrijaj
I.
Ju pret trualli,nëna e babai
farefisi,miku,motra e vëllai
këtu pranë ke pragu i shtëpisë
mergimtarë m'je Shqipja e Ilirisë.
II.
E dua vëndlindjen sa ty o Zot,
shprehet mergimtari duke derdhur lot
ç'mallet me vaj ketu në vëndlindje
në dheun tim të bukur nuk ndiej fare dhimbje.
III.
Sa me ëmbelsi me iken këto ditë
shprehet mergimtari me lot pa ja nda
me duhet të kthehem atje në perendim
tek ai gyrbeti zi po mbushem me mallkim.
IV.
Udhë e mbarë mergimtari ynë i Arbërisë
ju jeni shpetimtaret tanë,shqipja e atdheut
rrofshi sa bjeshket tona të vjetra të Ilirirsë
ju e zbatuat me nder amanetin e Skenderbeut.