| E enjte, 12.07.2012, 06:34 PM |
Rrustem Geci
Udhët e shqipes
Më shumë se 100 shekuj
janë hapat e mi nëpër kohë
kohët e mia nëpër shekuj
shkronjat e mia në gjuhë
Më shumë se 100 shekuj
jam gjuhë e shqiptarëve
gjuhë e shqipes së lashtë
gjuhë e shqipes së sotme
Më shumë se 100 shekuj
jam gjak gjuhësor i shqipes
nënë e gjuhëve të Evropës
nënë e indoevropianishtës
Më shumë se 100 shekuj
unë këtu e bëj historinë
në të përjetshmit tim atdhé
në të përjetshmen Shqipëri