| E hene, 09.07.2012, 06:05 PM |
Lirika e
natyrshme në vargjet e poetit Skënder
Kodra
... vellimin poetik "Dhimbje dhe Dashuri "
..."lexova
poezite e poetit Skender Kodra,dhe se bashku me krijimet e tij,
shtegetova
ne Athine e Selanik,ne Zyrih e ne Amerike,ndjeva te plote,
mallin e
poezise shqipe..."
Dritero Agolli
Pas
vellimit te sukseshem me poezi lirike "Dy
here i dashuruar", te
redaktuar nga poeti Skender Rusi, poeti lirik korcar , i larguar
por jo i harruar, rishafaqet
ne poezine lirike me vellimin me te ri, "Dhimbje
dhe dashuri ''.
Per nje
kohe te gjate gati dy dekadash i merguar larg atdheut,
ringjall
vargjet lirike me virtuozitet, para publikut dhe lexuesve te tij te adhuruar, si nje
poet i permallur djaloshar ne moshen e pjekurise,
me
pjalmin e luleve mbulon vargjet e dhimbjes, dhe me
mjaltin e nektarit, embelson e ndez flake dashurine njerezore..
Me mire se kushdo ben komentin letrar artistik ,pasi i ka lexuar me ndjesi poezite e tij, poeti Dritero Agolli,i cili eshte dhe reçezent i librit,nje dukuri e ralle ne moshen e tij te thyer, por dhe nje priviligj per autorin...
Po
shkepusim disa fragmente nga prologu parathenes i Dritero Agollit :
- " I
lexova poezite e poetit Skender Kodra,dhe se bashku me krijimet e
tij,shtegetova ne Athine
e Selanik,ne Zyrih dhe ne Amerike,por ndjeva te plote mallin e poezise shqipe.
Ai vetem
me trup eshte ne vend te huaj,pasi shpirterish ka mbetur ne shqiperi.
Dhe kjo
eshte gje e mire,pasi nuk ka humbur identitetin,origjinen,
pasi duke
jetuar larg Atdheut,edhe mund te eksprimentonte ne lloje te tjera poetike, por duke
u ushqyer me poezite me te mira te poeteve tane,ka ditur te najape unin e tij
poetik, ne
lirikat e tij me te bukura,...
Dhimbjen
dhe dashurine e ka lidhur me natyren,me njeriun,
e sidomos
me bukurine shpirterore te femres.Keto ndjenja ai jep
me
finesen e vargut ritmik,me bukrine e epiteteve dhe metaforave,
nga me te
bukurat.
Vargjet e poezive te Skender Kodres,kane muzikalitetin e poezise popullore, mjafton te sjellim nje citim,nje poezi nga me te shumtat qe perbejne kete vellim, te ndare ne dy pjese,'Mall dhe brenge" dhe "Bukuri dhe dashuri ",
Ne
qiellin e mbjelle me yje,
nje
brazde tymi la avioni,
pastaj u
fsheh diku mbi pyje,
s'di nga u nis e s'di ku shkoi.e hapesiren
Zhurma e
tij me vlon deshiren,
qe te
perkundem permbi re,
ne gjoks
te fut gjithe hapesiren,
dhe shpejt te kthehem ne Atdhe....
Poeti
Skender Kodra, kudo ku ka shkuar,ka marre me vete mallin,
per
shoket e tij te jetes, per Korcen,per vendlidjen ( Arrezene Devollit )
per
mikpritjen e fshatareve tane,per miqte e tij te shumte te vjetre e te rinj,
vecanerisht
shqetesimin e shokeve te tij
ushtarake,nga te kater anet e Shqiperise ku
sherbeu me devotshmeri e perkushtim ...
Keto
ndjenja ai i shpreh me gjuhen e figurshme poetike,me vargun transparent, qe flasin
per nje bote te pasur shpirterore,pa mllefe dhe inate dhe urrejtje,
por me
nje mallengjim deri ne dhimbje te sinqerte..
Le te
mbyllim keto shenime te shkurtera ne paraqitjen e ketij velimi poetik
me je poezi te vete autorit
E pazakonte
Pushteti
i bardhesise i krrusi ullinjte
dhe
rruget per nje cast fryme s'moren,
siper
nesh te heshtur shkembinjte,
shinin
detin qe grindej me deboren.
D.A.
..... Dhe
une do te shtoja pas Driteroit, per bukurine e vargjeve lirike,
se s'ka
se si mos emocionohesh dhe nxjerresh lot gjate leximit,
por me
njehere poeti me vargun e tij nuk te le te mallengjehesh,
se te fal
buzeqeshjen,shpresen ,dashurine,,,,ate buzeqshje te çilter
qe e
ndesh ne syte e tij te shkruar mbuluar nga thinjat e tij te fisme,
dhe ti ndjehesh optimist dhe krenar per jeten ,per Atdheun,,,
Veç ne
enderra mbreteron gezimi,
shoket
dhe miqte prane me rrine,
sapo
zgjohem ,tines vjen zhgenjimi,
kudo shkoj ,perqafohem me vetmine,...
-"i
gjori ,...sa bukur,..." - ishin keto fjalet e gruas,e cila eshte dashamirese
e
apasionauar e lirikave,pasi me lexonte me ze poezite e tij, duke
fshire lotet , buzeqeshte me syte gazmor,,," bravo Skender"....
Isha ne dileme per te zgjedhur ndonje poezi apo strofë,qe shprehin lirizmin natyral, tipike e origjinalitetiti te poetit, ku ai i kendon me gjuhen e zemres dhe ndez dashurinë,,,
Sylarushes
Hajde
sylarushe,
se nuk
pres dot gjatë,
ikën
dallendyshet
dhe po kthehen prapë..
Hajde
sylarushe
se me
thau era,
nuk mund
të bëj ndryshe,
ri e pres
ne dera.
..................................
Zgjim pranveror
Lengun e
jetës në damarë,
e ndien
pema e vishet si stoli,
prill e
maji i rinisë ndez flakë,
Zjarr që mban
emrin Dashuri,
................................................
Mbaj mend,nuk ishte rastesi qe ne vitet e hershme te krijimtarise letrare te poetit, gazeta Zeri i rinise , e cila botonte krijimet tona pa ndonje censure te forte, do te botonte nje faqe speciale letrare, me krijimtarine e Skender Kodres,me poezi lirike dhe nje,skice letrare,e cila fitoi çmim ne konkursin letrar,por perifrazimi i kryeredaktorit ne krye te faqes ishte inkurajues i cili citonte,.."se eshte nje talent ,i ngjashem me Lasgush Poradecin,",,,e te tjera.
Ai gjate
bisedave tona ma kishte shfaqur, se jo
vetem e kishte idhull poetin lirik,por e ngacmonte muza e tij,..
Kete do
ta ndeshim ne vargjet lirike te tij,por dhe ne poezite kushtuar Lasgushit, liqenit
,mjelvave,natyres te dashuruar.
Le ta
leme lexuesin jo vetem te shuaje kureshtjen
por te ndjeje kenaqesine
shpirtore,
thelle si ushqim i zemres se tij ,me vargjet lirike te poezive ....
Ai tani
ka neper duar pergatitjen e nje vellimi permbledhes, te poezive
me te
bukura te pabotuara dhe ato te shkruara
keto vite..
I urojme Skenderit, ne radhe te pare shendet te plote dhe krijimtari te bagate, duke pasuruar si nje gjerdan i arte,, sfondin e poezise lirike,te letersise shqiptare mbare kombetare..
P.s.
Poeti
lirik,Skënder Kodra...
Dy fjale
per jeten, per ata qe nuk e njohin poetin Skender Kodra..
ka lindur
me 20 korrik 1952, ne Arrëz te Devollit,ku mbaroi dhe shkollen tetevjecare.
Nga andej do te largohej si zog shtegetar nga fshati, ne odisene e jetes ushtarake, vazhdimin dhe mbarimin shkelqyer te studimeve ne shkollat ushtarake Skenderbej.
Shkolla e
Larte e Bashkuar Ushtarake, dhe ne vitin
1989 mbaron Akademine ushtarake ne Tiranë.
Me pas ai
sherben ne ushtri me funksione detyra te
larta,me devotshmeri dhe me patriotizem , si dhe me
profesionalizem ,ku shquhet per perkushtimin dhe obligimin e tij ushtarak, si
nje strateg ushtarak, dhe
masovik,i shkrire mes shokesh dhe ushtareve te cilet ai i deshte dhe i
repektonte si vellezer, ne disa
komando dhe reparte ushtarake ne gjithe vendin,duke krijuar njekohesisht familjen ne qytetin e tij te lindjes, ne Korçë.
Me
reformat ushtarake ne ushtri ne vitin 1995,tashme akademiku i profilizuar
,pushohet nga pune
e hidhet ne rruge,pa asnje motivacion,...
Ai me pas
,bashke me familjen do te ndjek rrugen e
kalvarit te mergimtarit,
per te
siguruar buken e familjes,,neper Europe,kryesisht ne Greqi, dhe ne vitin 1999, mbrin
perfundimisht bashke me familje , ne
Amerike, ne Worcester te Massaçuset ku jeton dhe punon
e sot ku gezon simpatine dhe respektin e
shqipatreve te shumte ne ate komonitet te degjuar patriotik te emigranteve. Si gjithe intelektualet e tjere te pafat ne
moshen e thyer,. u detyruan te punojne argate,punetore me meditje,ne fabrikat e
rendomta te amerikes.
Ai
megjithese vjen i lodhur e i dermuar nga puna dhe nga pesha e viteve qe i
rendojne ne kuriz, gjen
kohen dhe shkruan vargje e poezi neper blloçka,si dikur ne rini,..." shperthime
te çastit ,-siç i quan ai ne bisedat private me shoket e tij.
E veçanta
e tij eshte se, ai nuk hedh ne internet
dhe ne websitete letare krijimtarine e tij,qe mbase do te ishte e preferuar nga lexuesit e shumte
ne kete fushe...
Le te shpersojme se do e takohemi e do te lexojme se shpejti edhe ne internet ,me poezite lirike te Skender Kodres..
korrik 2012
Luan
Kalana
New York,USA