| E hene, 09.07.2012, 06:50 PM |
THIRRJE LIDERËVE TË PARTIVE POLITIKE - QË MENJËHERË TË NDALIN ARMIQËSITË DHE TË FILLOJNË MOBILIZIMIN PËR MBROJTJE NGA AGRSIONI SERB
Nga Abdullah Prapashtica
Nga
zhvillimet e fundit politike në Kuvendin e Republikës së Kosovës po duket qartë
se akoma pa u arritur pavarësia faktike, vendi po shkon drejtë një lufte
qytetare vëllavrasëse mes partive
politike. Të gjitha indikacionet po dëshmojnë se fjala është për një konflikt të
programuar të brendshëm nga qendrat e
huaja të jashtme, përmes të agjenturave të tyre të instaluara brenda partive
politike. Kjo është parapërgatitje e terrenit për një agresionin të ri qe
po përgatitet nga
“Mbikëqyrja”
(sundimi) koloniale e diktatoriale e
UNMIK-ut, e ndryshoi emrin dhe maskën në EULEX, ndërsa EULEX-it po e ndryshoi
emrin dhe maskën me procesin për “anëtarësim”
në-n BE dhe NATO, pa e marr fare pëlqimin
e popullit në referendum, se a donë ky popull apo jo anëtarësime të tilla. Si ka mundësi që qeveria me dërgua trupat veta jashtë apo me sjell ushtri të huaj brenda vendit pa e
pyetur popullin e vet fare!? Dihet
Mu ashtu
si e futi Salih Berisha Shqipërinë në-n kontrollin e NATO-s, pa pyetur popullin
e vet fare, jo për të realizuar interesat nacionale por për të fut Shqipërinë nën
kontrollin grek. Pra, NATO-ja
erdhi në Shqipëri për të fut Shqipërinë nën kontrollin e vet. Dihet se qeveritë
e afta për qeverisje kurrë nuk kanë nevojë për tutela të jashtme për qeverisje
e mbrojtjen e vendit të vet. Të përkujtomi këtu se Zvicra nuk është anëtare as
e NATO-s as e BE dhe se populli atje e
ka refuzua 4 here me referendum anëtarësimin
në BE, për ta ruajtur pavarësinë e vet dhe për të shpëtuar nga invadimi
imperial i Euros. Nga Euro që është kancer
për ekonomit nacionale.
Kot
mundohet qeveria me e mbulua të vërtetën mbi shkatërrimin e ekonomisë nacionale përmes
të privatizimit duke u thirr në autostradën
Durrës –
Situata është kritike andaj duhet me urtësi dhe gjakftohtësi me e analizua se ku kanë ndodh hapat e gabuar gjate ecjes nga 1999 e deri me sot dhe duhet bërë korrigjimin e kursit të gabuar që solli deri te kjo gjendje, e cila nëse nuk stopohet, mundet të qon vendin te ajo katastrofe e vëllavrasjeve të programuar nga qarqet e huaja këtu e 13 vjet, të cilën e dëshirojnë armiqtë e kombit dhe të atdheut ton, dhe fillimin e te cilës e pamë ne javën që shkoi në kuvend.
SI U
PROGRAMUAN KONFLIKTET SHQIPTARE - SERBE
NGA QARQET
Për vëzhguesit
e kujdesshëm kanë mbetur ne kujtesë sjelljet kontradiktore te Brukselit ndaj UÇK para 1999. Brukseli fillimisht e
trajtoi UÇK si “rebel terrorist” dhe i dha leje Millosheviqit për një aksion të
kufizuar për likuidimin e UÇK. Me lejen e Brukselit ndodhi masakra e Prekazit. Kjo
ndodhi kur UÇK-ja ende kishte vetëm përmasa të një Kryengritje kryesisht
fshatare. Vetëm atëherë kur Populli
Shqiptar i teri brohoriti “KREJT KOSOVA
ESHTE UÇK”, Brukseli në sipërfaqe dhe përkohësisht e ndryshoi qëndrimin ndaj UÇK. Dështimi
serb i likuidimit ushtarak të UÇK u
realizua në Rambuje me likuidim diplomatik
të UÇK nga ana e BE. Kjo ndodhi pasi që Brukseli e vlerësoi se rritja e
furishme dhe e fuqishme e UÇK, me mbështetjen anglo-amerikane, mund ta
rrezikonte shkatërrimin e Greqisë dhe të
Serbisë bashkë me Malin e Zi e Maqedoninë
si shtete të krishtera aleate të Francës e Rusisë. Prandaj edhe ndodhi
Rambujeja në vitin 1999.
Vet fakti
se forcat huaja që intervenuan
ushtarakisht në vitin 1999 u shtrinë vetëm në hapësirën shqiptare në Ballkan
dhe i çarmatosen vetëm ushtritë shqiptare, e shkatërruan vetëm armatimin
shqiptar dhe vetëm shqiptarët i vendosen nën një administratë diktatoriale
të UNMIK-ut, e cila vazhdoi ti mban
shqiptaret të ndarë në 6 shtete, në vend
se kjo të ndodh me agresoret serb, malazeze e maqedon, të cilët ishin shkaktar të luftërave të fundit në Ballkan me përmasa gjenocidi, dëshmon
se ndaj shqiptarëve, që ishin viktima të agresionit sllav e grek, Brukseli vendosi
një regjim apart`hejdi racor e fetar.
Logjikisht
do të ishte që kjo të ndodh me ata qe ishin shkaktar të gjenocidit e jo ndaj
viktimave të tyre. Ashtu si ndodhi me nazifashistet në përfundimin e LDB është dashur
me ndodh edhe nazifashistet e Millosheviqit e Daiqiti dhe me satelitet maqedon
e malazez të Millosheviqit. Kjo duhej ti ndodhte Greqisë për shkak të barbarive
ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe ndaj
shqiptarëve që punojnë atje përkohësisht. Në vend se të ndodh kështu, tani ata
mundësuan ardhjen e partisë të Millosheviqit
e Daiqiti përsëri në pushtet në
Brukseli e sajoi dhe e programoi ndarjen e Mitrovicës duke e lan hapur konfliktin shqiptaro-serb si një plagë që kullon gjak. Me të cilën Brukseli shantazhon edhe shqiptarët edhe serbet me kërcënimin e shpërthimit të një lufte të re. Dhe me këtë e arsyeton prezencën, shtrirjen dhe sundimin vet kolonial në Ballkan, ku drejtë për së drejti e ku përmes të vasalëve të vet të korruptuar e të komprimituat me të kaluar kriminale.
CILA DO TË
ISHTE RRUGA NORMALE
Të kujtoj
se pas 1999 në Konferencën e Rambujesë, mes Vendimeve tjera të disfavorshme u
murr edhe Vendim që tri vite pas kësaj
Konference të organizohet edhe Referendumi mbi Vetëvendosjen e Popullit
Shqiptar, i cili deri atëherë ishte nën sundimin e ish
Jugosllavisë. Së pari në Rambuje nuk do
të duhej të shtrohej për zgjedhje çështja e ish KSA Kosovës si njësi
administrative, por është dashtë të shtrohet Çështje e Popullit Shqiptar në sundimin
e ish RSFJ, si çështje e pa zgjedhur nacionale.
Do të ishte
normale që para se të mbahej Referendumi
për Vetëvendosje dhe para se të arrihej dhe të sigurohej pavarësia nuk do të duhej të demobilizohej UÇK-a dhe
nuk do të duhej të krijoheshin partitë politik. Kjo nuk ka guxuar me ndodh derisa
vendi ynë të është i nënshtruar
diktaturës se huaj civile-ushtarake policore të Brukselit. Tri vite
vendin do ta qeveriste administrata e UNMIK-ut, dhe për tri vite ka pas mundësi
të organizohen Këshillat Popullore pa parti politike, që do të organizonin referendumet për zgjedhjet e çështjeve
juridike për marrjen pushtetit nga UNMIK-u
pas tri viteve nga 1999. Kjo do të evitonte
përçarjet fatale që sollën partitë politike
dhe do të forconte unitetin e idenë e
bashkimit kombëtar. Këshillat Popullore do të organizonin
- REGJISTRIMIN e saktë
të popullsisë dhe vetëm atëherë do te duhej te fillohej me organizimin e
referendumeve e të zgjedhjeve.
- Vetëm
pasi të ishte mbajtur Referendumi mbi Vetëvendosjen e terë Popullit Shqiptar, të
ndarë me pare mes tri republikave të ish
RSFJ, do të duhej të organizohej
- Referendumi
mbi përcaktimin e Rregullimit të Brendshëm Shtetëror si vend me demokraci të drejt
për së drejtë popullore apo me demokraci
indirekte partiake, dhe varësisht nga ky
përcaktim
- do të hartohej projekt kushtetuta e Republikës së Kosovës, nga e cila do te dilte edhe
- Ligji
Zgjedhor i cili se pari që do të duhej
te miratoheshin po ashtu me Referendum dhe ku
- do të duhej të përjashtonte nga pjesëmarrja në zgjedhje të njerëzve të pushteti të ish LKJ të regjimit diktatorial të ish Jugosllavisë, gjë që kishte me mundësuar një ndarje radikale me të kaluarën diktatoriale komuniste titiste – staliniste dhe vendi do hynte në një epoke te re historike me institucione të rregullta të reja dhe pa gjarpërinjtë e se kaluarës titiste nëpër këmbë.
PSE NDODHI E KUNDËRTA E NORMALES? SI U PROGRAMUAN KONFLIKTET E BRENDSHME SHQIPTARO - SHQIPTARE, NGA QARQET E HUAJA PAS 1999?
Akoma pa
arritur pavarësia dhe pa u pjekur
kushtet elementare për fillimin e
vuarjes se bazave juridike për ndërtimin
e sistemit politik demokratik shtetërorë, nga ana e sundimit diktatorial të UNMIK-ut
u themeluan disa parti politike nga krahu i luftës si dhe u legalizua LDK si
parti trashëgimtare e ish LKJ për Kosovën, e regjistruar me par në Beograd. Kështu u organizuan zgjedhjet për krijimin e institucioneve e klasike vasale. Populli
fillimisht besoi se perëndimi solli normat perëndimore demokratike dhe doli në zgjedhjet
e para masovikisht. Për herë të pare dhe për here të fundit njerëzit dolën në orët
e hershme të mëngjesit dhe pritën në radhe
të gjata me qindra metra deri në mbrëmje, për të votuar institucionet
provizore që do te vepronin nën hijen dhe nën diktatin e UNMIK-ut dhe të OSBE-së,
duke besuar ne demokracinë perëndimore, që doli farsë.
Sepse,
faktikisht pavarësisht nga votat, pushteti u nda si deshi UNMIK-u dhe OSBE-ja! UNMIK- dhe OSBE-ja
e kishin nda mendjen me kthye Kosovën nën sundimin e Beogradit, prandaj shumicën
e votave i “fitoi” ish LKJ për Kosovën që tani quhej LDK. Kështu Kosova u bë vendi
i pare në bote ku në vend se çlirimtaret
të vinë në pushtet, në pushtet erdhën njerëzit e ish regjimit të ish LKJ që e
kishte humbur luftën. President u emërua njeriu qe nuk morri votat e
mjaftueshme dhe qe ishte ish funksionar i ish LKJ, ndërsa viktima e ish
regjimit jugosllav që ishte 28 vite ne burgje, lideri popullor Adem Demaçi
mbeti jashtë institucioneve. Sa për sy e faqe
në pushtet po merrnin pjesë edhe
një pjesë e ish luftëtarëve të dëgjueshëm të UÇK-es nga GNS (Grupi për Negociata me
Serbinë). Kështu u krijua ky koalicion
stalinist – titist i cili qe 13 vite po e ia zë frymën Kosovës.
Nga atëherë
fillojnë eksperimente e fenomene të tilla absurde që u kurorëzuan me emërimin
me zarf të presidentes Jahajaga. UNMIK-
dhe OSBE-ja krijuan nga ish KSA të Kosovës një Republikë te kolonizuar ku
po vazhdohej që shumica e popullit të shtypej, ndërsa minoriteti serb po
privilegjohej me shume se në kohën e Millosheviqit. Kjo edhe e sjelli
Kryengritjen e Përgjithshme Popullore
Shqiptare të vitit 2004 kundër diktaturës
se UNMIK- OSBE-ës dhe kundër institucioneve vendore - kukulla të të huajve, përmes të cilëve u instalua sundimi i huaj
kolonial në Kosovë.
Kryengritja
e vitit 2004 e beri me dije edhe Brukselin edhe Beogradin se kthim mbrapa të Kosovës
në Serbi më nuk ka. Andaj kuzhinat e
Brukselit e të Beogradit e shpiken
Planin e Ahtisarit me të cilin Serbia mbetej në Kosove përmes të Kishave
Ortodokse të Kosovës dhe enklavave serbe, ndërsa Shqipërisë i ndalohej hyrja në
Kosovë duke shpikur kombin e shtetin kosovar me “kufi ndërkombëtar” ndaj Shqipërisë
dhe me kufij administrativ ndaj Serbisë. Nga kjo kohë fillon projekti për restaurimin e ish Jugosllavisë përmes
të krijimit te Ballkanit Perëndimor me kryeqendër Beogradin.
Me 10
shkurt 2007 ndodhi Kryengritja Qytetare
kundër Planit të Ahtisarit, e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje e të cilës
i prinin Adem Demaçi dhe Albin Kurti. Edhe pse kjo Kryengritje Qytetare u shua
me gjak nga ana UNMIK-OSBE-ës dhe të mercenarëve të tyre vendor, ajo vazhdoi
rezistencën e karshi sundimit kolonial deri sa ajo u shndërrua në parti
politike parlamentare duke pranuar
kushtin për partneritet me sundimin kolonial të BE në Republikën e Kosovës.
Personalisht
kam qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje para se ajo të behet parti politike,
dhe për
këtë arsye, për shkak të sjelljeve pa edukatë jo korrekte e ndaj Adem Demaçit e ndaj veteranëve tjerëtë vjetër të ilegales që e kanë mbështet LVV, si dhe për shkak të akuzave me etiketa të rrejshme të tipit stalinist ndaj aktivistëve të ri veterane të LVV që nuk pranuan shndërrimin
e lëvizjes në parti, unë e kam ngrirë në
tërësi statusin tim në raport me VV pasi
që ajo u shndërrua në parti politike. Po të ishim pajtua me partneritet me sundimin të huaj ( të Brukselit) në vendin
ton si tani, akoma do të ekzistonte ish Jugosllavia dhe akoma do të sundonte
Beogradi në Kosovë. Pra, po të ishim pajtua
me partneritet e me Beogradin,
ish RSFJ do te ekzistonte edhe sot, dhe nuk kishim pas fare te bëjmë me
Brukselin. Por, ne nuk jemi pajtua me sundimin
e askujt as një herë!
Lufta që u nisi me 1981 nuk u bë për të zëvendësuar sundimin e Beogradit me atë te Brukselit por për çlirim nga çfarëdo sundimi tiran i huaj dhe nga pushtetarët vasalet e tyre vendor. Andaj distancohem nga tera veprimet destruktive të PVV nga 10 shkurti 2010 e këtej sikur qe kam dënuar sulmet fizike të aktivistëve të PDK ndaj aktivistëve të LVV. Por, kjo nuk do të thotë që nuk do të vazhdoi të përkrahu çdo veprim pozitiv të saj dhe të gjitha partive tjera politike kur e kanë mire. Ritheksoj edhe njëherë se kategorikisht distancohem nga veprimet e të gjitha partive politike që nxisin vëllavrasje mes shqiptarëve në gjithë hapësirën shqiptare. Dënoj kategorikisht akuzat e etiketimet e rrejshme se Albin Kurti është “agjent serb” si dhe akuzat e etiketimet e rrejshme nga kuzhinat e Beogradit se Hashim Thaqi ka “prejardhje serbe”. Këto janë akuza e insinuata të turpshme. I bëje thirrje anëtarësisë të gjitha partive politike që të disiplinojnë liderët e vet që të mos nxisin lufte vëllavrasëse më.
DEMOKRACIA INDIREKTE PLURALISTE - MONISTE DUHET TË ZËVENDSOHEN ME DEMIOKRACINE AUTETNTIKE KOMBETARE PA PARTI POLITIKE
Edhe
partitë e konceptit monist edhe ato të konceptit pluralist synojnë të ushtrojnë
pushtet E VET të përjetshëm MONIST. Prandaj në esence nuk ka shumë dallim
mes monizmit e pluralizmit. Pra, sepse dy sistemet e kanë të përbashkët synimin
e sundimit të vet monist dhe të përjetshme. Ato detyrohen në kompromise
për ndarjen e pushteti me parti tjera dhe në
shkuarjen nga pushteti vetëm kur nuk kanë qare tjetër. Pra, për të ardhur
apo për të mbetur në pushtet, partitë janë
në gjendje te bëjnë edhe krime të organizuara
që nga kërcënimet e sulmet fizike, vjedhje votash e deri në vrasjen e kundërshtarëve politik
brenda dhe jashtë partive të veta. Ketë e kem i par më par te
LDK, te PDK e te PVV e tj.
Kur
PDK i nxiste shërbimet e veta të inteligjencës
dhe SHPK që ti rrahte e shkarraviste me
fytyre për asfalti aktivistet e vetëvendosjes, unë kam apelua te PDK qe ta ndal
dhe ta dënon ketë praktik, sepse herët a
vone kjo do ti kthehej PDK si bumerang. Tani apeloj te PVV qe ti ndal këto sulme fizike e
verbale ndaj PDK, që munden me nxit vëllavrasje, dhe ti kthehet komunikimit
intelektual politik. Nëse ata vazhdojnë kështu do te përsëritet rasti tragjik i
Malishevës nga zgjedhjet e kaluara!
Shkaktar
i këtyre konflikteve është lufta e liderëve
e grupeve të tyre për të mbetur ose për të ardhur në pushtet, në një vend i
cili akoma nuk është shtet!
Për arsye
se në vendin tonë nuk funksionojnë dhe nuk ka gjykata juridike që ndajnë drejtësinë,
por kemi vetëm gjykata politike, duke fillua nga gjykatat komunale e deri te gjykata kushtetuese, për arsye se
Akademitë e Shkencave me heshtjen e tyre prej koprracëve kanë rënë në provimin
kombëtar për të qenë autoritet mbi autoritete dhe arbitër intelektual, po i drejtohem Adem Demaçit dhe
veteranëve tjerë të ilegales me lutje që
të krijojnë një Këshill për Pajtim Kombëtar, i cili urgjentisht duhet të bisedoi edhe me PDK edhe
me PVV për ndaljen e menjëhershme të ofendimeve të ndërsjella dhe armiqësive dhe për pajtim mes veti sa më parë.
Kjo është kërkesë për ndaljen e armiqësive dhe për respektimin e mendimeve të kundërta
në debate demokratike.
E
kuluarja e afërt na ka mësuar se çfarë fatkeqësish
kanë ndodhur mes shqiptarëve në sistemin
monist mu për shkakun se sistemi monist
ishe një shabllon i huaji që nuk ka lidhje me kulturën e mentalitetin ton. E njëjta
gjë është me sistemi pluralist, si një sistem i një kulture të huaj i cili te
ne prodhon armiqësi që kërcënon me vëllavrasje mes shqiptarëve. Prandaj Partitë Politike duhet të heqin dorë nga kjo lloj partishmërie dhe ti
kthehen demokracisë direkete, pa parti politike. Pastaj të i bëjnë
ato veprime që e nuk i kanë berë me kohe, me urtësi dhe me qetësi për ndërtimin
e vendit, për të cilat fola në fillim.
Republika
e Kosovës është në armiqësi me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Në Serbi u kthye në pushte partia e Millosheviqit që hapur po na kërcënohen me agresion të ri. Andaj
menjëherë duhet ndalur armiqësitë dhe menjëherë duhet me e fillua mobilizimin politik e ushtarak. Ne
jemi në një gjendje lufte para
invazionit të ri ushtarak të çetnikëve
serb, andaj shqiptaret duhet të përsërisin Tubimin e pajtimit të Gjaqeve te
VERRAT E LLUKES. Por tani, sa më shpejt e sa më pare, për pajtimin e gjaqeve mes partive politike. Vetëm
kështu Lëvizja për Pavarësinë e Kosovës (LPK) mundet ta qoi deri në fund
misionin e vet historik .