| E diele, 08.07.2012, 11:41 AM |
NË PANTEON TE LAVDISË
(Shkoi haka haka tek i zoti)
= Dedikim ILIA DILO SHEPERIT me rastin e dekorimit=
E duruam gjatë vonesën
Porse ishim krejt të bindshëm
U hodh drita mbi kujtesën,
me një akt tejet të ligjshëm.
Sot sa pyeta Kokojkën,
Llagaturatin e pashteruar,
më thanë me zë të plotë:
"Tani jemi lehtësuar...!"
U shpalosën horizontet,
për t’i çelur vend kthjellimit
E vërteta kalëronte.
tok me lajmin e nderimit...
U nderua, sipas vlerës
shkencëtari gjuhësis’
U hap fjala përnjëherësh
dhe gazmoi krejt një fis...
Të betuarit mbi shkronja,
mbi flamur të Kastriotit“
Më në fund i erdhi koha:
Shkoi haka tek i Zoti...
Kam të drejt’ si zagorit,
si dishepull ATDHETARI,
të thërras me zë plot dritë:
“Mbetsh i artë te Altari!!”
Atje, në Panteon lavdie
ndrit një penë pa mort kurrë
Me frymëmarrje shqipërie
për një komb e për një burrë...
Jorgo S. TELO
Gjirokastër, 19.06. 2012