| E premte, 06.07.2012, 08:31 PM |
A pati të
drejtë opozita kur kundërshtoi privatizimin e Distribucionit të KEK-ut (?)
Nga Hilmi Saraçi
Opozita ka dështuar që në një seancë parlamentare ta bllokojë privatizimin e rrjetit të Shpërndarjes dhe të Furnizimit. Deputetët e akuzuan Qeverinë se po i shet fare lirë dhe në mënyrë jotransparente resurset e shtetit. Në lidhje për këtë pati debatime të ashpra dhe akuzime reciproke në mes të VV (Albin Kurtit) dhe Qeverisë (Hashim Thaçit ) .Kjo sjellje me fyrje dhe akuzime të panevojshme sikur iritoi dhe zymtoj atmosferën e Parlamentit të Kosovës, por edhe qytetarët që përcillnin seancën nëpërmes ekranit televiziv. Për privatizimin është bërë fjalë mjaft nëpër forume dhe takime të ndryshme, sidomos për mënyrën e ngutshme , të pastudiur dhe për rrjedhat e dëmshme që ka sjellë privatizimi për qytetarët (punëtorët) tanë, për largimin nga puna të mijërava (punëtorëve) që nuk kanë nga ta sigurojnë egzistencën për të jetuar, prandaj shitja e Distribucionit të KEK-ut ishte e arsyeshme të kundërshtohet siq kundërshtoi opozita në krye me Albin Kurtin, por jo në mënyrën si u kundërshtua, me etiketime fyrje dhe akuzime të llojeve të ndryshme reciproke (në mes tij dhe kryeministrit), megjithatë përkundër përpjekjeve dështoi bllokimi i privatizimit të KEK-ut. Kjo iniciativë (intepelancë) sikur kishte mobilizuar dhe kishte mbledhur një grup punonjës të KEK-ut, para kuvendit ,nga Federata e Sindikatave të Pavarura “Elektrokosova” . Ata kërkonin nga deputetët të Kosovës që të jenë më vegjilentë gjatë debatimit për privatizimin e ndërmarrjeve publike , siq është Distribucioni. Ata gjithashtu kanë kërkuar nga deputetët që të votojnë kundër privatizimit të Distribucionit. Mirëpo krejt kjo hasi në vesh të shurdhër, pasi mocioni nuk e mori shumicën e votave ,Mendoj se gjatë debatimit është dashur që të flitet më me profesionalizëm dhe të sqarohet më tepër për pasurinë e shtetit, pasurinë kombëtare që përmban kjo sipërmarje , e shumë të tjera në pronësi të saj, prandaj mendoj se vendimi për shitjen e këtij aseti për vetëm 26,3 milion euro është joadekuate. Shitja e distribucionit në vendet e rajonit është bërë dhjetëfish nga ajo që është shitur në Kosovë”… Prandaj në këtë rast mendoj se ka munguar transparenca, e cila nuk ishte në nivel, kishte mungesë në të gjitha detajet.Ishin disa mangësi sidomos mangësia që nuk u sqaruar se a është i përfshirë edhe veriu i Kosovës me privatizimin e këtij Distribucioni. Këto debatime dhe kritika kanë të bëjnë me jetën e vështirë të qytetarit tonë si rrjedhojë e privatizimit të ngutshëm dhe menagjimit të dobët. Në këtë fushë janë të pranishme shumë dobësi dhe keqpërdorime, për të cilat është dashur të përgjigjet dikush, por kjo mori kahje të palakmueshme qysh në fillimin e privatizimit, prandaj edhe po ka vështirësira në përmirësimin e tyre , respektivisht në marjen në përgjegjesi të atyre që sollen në këtë gjendje. Ma se keqi tani për tani janë duke e psuar punëtorët që kanë mbetur në rrugë dhe kurkush nuk qan hallin e tyre . Në një kategori edhe më të vështir janë pensionistët të cilët të shtyer në moshë , të sëmuar nuk gjejnë përkrahje ligjore dhe as morale për jetën e tyre të vështirë…
Draft-ligji për pensionistët nuk është i pranueshëm
Prandaj nese draft-ligji për skemat pensionale të financuara nga shteti votohet si është tani nga Kuvendi i Kosovës, pensionistët me vend kanë paralajmëruar protesta masive deri në radikalizëm të situatës në tërë vendin, ngase deputetët e kanë kundërshtuar draft-ligjin. Mandje ata nuk kanë nguruar që këtë draft-ligj ta quajnë edhe diskriminues, të papranueshëm i cili do ta kishte vendin në koshin e mbeturinave “, sepse në këtë draft-ligj nuk bëhet kategorizimi dhe mbi të gjitha Ministrisë së Financave i jipet e drejta t’i rritë apo t’i ulë pensionet kurdo që ai e sheh të arsyeshme . Këtë të drejt nuk e ka askush dhe askund.. Sipas statistikave aktualisht janë rreth 107 mijë e 450 pensionistë të bazuar në moshë , 32 mijëe 418 sish janë pensionistë kontributpagues, kurse 18 mijë e 594 veta pensionistë të paaftë, 3839 veta pensionistë të “Trepçës” dhe 655 veta pensionistë të TMK-së. Kështu totali i të gjithë pensionistëve është 162 mijë e 947 pensionistë. Mendoj se në këtë fushë nuk është punuar sa duhet…prandaj gjendja e punëtorit tonë dhe pensionistit është e mjerueshme dhe sa më parë duhet të shikohet për përmirësimin e gjendjes së tyre..
Përplasje dhe “sqarime” për grushtimet
Përveç përplasjeve të deputetëve rreth privatizimit të KEK-ut pati edhe përplasje të tjera në mes të deputetëve, rreth krushtimeve para hyrjes së Parlamentit. Në këtë rast deputetët që u grushtuan javën e kaluar jo vetëm që nuk janë penduar për aktin , por janë edhe më të nxehur me njëri tjetrin, sepse në këtë seanxë në vend që t’i ulin gjakrat ata akuzuan njëri tjetrin , sidomos pati akuza për SHIK-un. Me iskenimin e problemeve të tilla po fshihen çështje shumë më madhore për vendin.Pika për deklarime jasht rendit të ditës duhet të jetë për interesat dhe shqetësimet që i kanë qytetarët e Republikës së Kosovës, por ka edhe debate që bëhen jo rastësisht, kryesisht për të shpërqendruar vëmendjen e qytetarëve të Kosovës nga problemet jetike që janë dhe kjo nuk bëhet pa qellim. Aktorët tashmë po dihen”..(Armend Zemaj)
Deputetët serbë nuk respektojnë parimet dhe ligjet e Parlamentit të Kosovës
Deputetët
serb në Parlamentin e Kosovës tani
janë mësuar që të kritikojnë dhe të
anashkalojnë vend e pa vend institucionet e Kosovë. Kësaj radhe deputetët: Petar Miletiq dhe Rada Trajkoviq, pavarësisht
dallimeve politike ishin të bashkuar të
enjtën në një pikë të vetme për t’i
sulmuar institucionet e Kosovës rreth ngjarjeve
të “Vidovdanit” kohë më parë .
Ata thanë se veprimi i Policisë së
Kosovës ka qenë joprofesional, i bazuar në përceptime të ndarjes etnike dhe me emocione nacionale dhe urrejtje ndëretnike e fetare
se në kuadër të policisë së Kosovës
eksiston komanda paralele e cila dominohet nga shqiptarët dhe për fat
të keq kjo është dëshmuar kundër besimtarëve të besimit ortodoks serb” (kohë më
parë me rastin e festimin të Vidovdanit)…Këta deputetë por edhe disa të tjereë
nuk e panë të arsyeshme të kritikojnë huliganët serbë të cilët me parolla
(sllogane) çetnike dhe sjellje nacionaliste nxisnin urrejte ndërnacionale duke
prishur rendin dhe qetësin publike në një shtet tjetër. Kështu deputetët serbë
nuk dijnë të ndalin sjelljen e tyre deskruktive, nacionaliste dhe të pengojnë
zgjedhjen e shumë problemeve të pranishme të komunitetit të vet , në radhë të
parë . Ata janë të instrumentalizuar dhe
të dirigjuar nga Serbia për ta prishë rendin dhe qetësinë. Mjaftojnë të
përmenden disa deklarata të udhëheqësisë serbe ( Nikoliq dhe Daçiq – dy
përkrahës ,ultranacionalistë dhe
bashkëpunëtorë të Millosheviqit dhe Sheshelit) për të nxitur pasiguri
dhe urrejtje ndëretnike dhe nacionale. Kjo në radhë të parë shkon në dëm të
tyre (serbëve) , që ponojnë kundër institucioneve të Kosovës, por edhe në dëmë
të zgjidhjes të shumë çështjeve të tjera më rëndësi,sidomos në veri të Kosovës,
ku në dialogun e ardhshëm ata mendojnë se veri i vendit do të ketë prioritet
në bisedime. Mirëpo negociatorët tanë
duhet të jenë mjaft të kujdesshëm. Më parë duhet të implimentohen marrëveshtjet
e arritura më parë e pastaj të vazhdojë dialogu. Veriu i vendit është i
pacenueshëm dhe kurfarë statusi të
veçantë nuk duhet të pritet përveç atij të Pakos së Ahtisarit.
Edhe unë
mendoj se Policia e Kosovës me
vigjilencë dhe profesionalizëm ka afruar shërbimin e vet për sigurimin e
pelegrinëve dhe qytetarëve në
përgjithësi, me rastin e festës së “Vidovdanit” ,duke siguruar një qarkullim të
lirë , sipas agjendave dhe planëve të parapara . Gjatë kohës së manifestimit
(“Vidovdanit”) janë raportuar disa
incidente të vogla të cilat nuk kanë ndikuar në sigurinë e përgjithshme si rasti në Merdar, kur nga gjuajtja më gurë
dhe gjësende të forta nga grupi i huliganëve
serbë ndaj zyrëtarëve policor
janë lënduar gjithsejt 35 zyrëtarë policor, kryesisht me lëndime të
lehta“… (Bajram Rezhepi). Mjaft kemi
qenë tolerantë ndaj “vizitorëve” kinse për fests fetare. Ata gjatë këtyre
“vizitave” kanë qenë keqpërdorues dhe
kanë nxitur pasiguri dhe konflikte ndërnacionale. Kësaj radhe u pa se PK mund
të jetë në nivelin profesional siq ishte gjatë kësaj kohe të festimit të
“Vidovdanit”. Edhe gjatë kesaj ngjarje “fetare” ishte e pranishme toleranca dhe
durimi i Policisë së Kosovës…