| E enjte, 05.07.2012, 07:50 PM |
PËR TA
NDERUAR KOMBIN DHE 100
VJETORIN E PAVARËSISË, DUHEJ TË DËNOHESHIN
DIKTATORËT DHE PËRDHUNUESIT E LIRISË
-Një dijetarë thotë: Nuk lypset të bashkohemi të gjithë në një kokë, por kërkohet të kemi të njëjtat parime.
Nga Dedë Preqi
Për
shqiptarët ky vit ka rëndësi të madhe, që
shënon 100 vjetorin e formimit të shtetit shqiptar.Historia shqiptare brenda
shpirtit të vet i ka fshehtësitë e veta të thella historike, të cilat i mbanë padurueshëm,
deri kur ato mund të shpërthejnë si ndonjë vullkan i zjarrtë, sepse nuk mund ti
durojë dhe mbajë as toka gjithmonë ato
mistere.
- Historia
e jonë e një populli të vogël, por mjaftë
„fatkeq“,siq ka thënë A.Frashëri, është e shkruar me gjak rruga e saj, deri në skaj,
dhe meriton të shkruhet ashtu siq është e vërteta e saj dhe të mos ndryshohet
gjatë periudhave të liga ,nga ideologjitë e sëmuara dhe ajo moniste. Edhe shumë vende
tjera të botës e kishin të njëjtën histori, të cilët e kanë përjetuar si është më
keq, por sikur populli shqiptarë nuk e përjetoi dhe nuk e pagoi më keq asnjë popull në botë. Historia e vërtetë
parim dhe bazë i ka faktet, jo gënjështrat, trillimet dhe propagandën.Një gjysmë
shekulli shqiptarët ishin të hendikepuar nga ideologjia e Enver Hoxhës, e cila
e poshtëroi dinjitetin njerëzor të kombit shqiptarë, me tortura e përsekutime,
vetëm për qëllime politike, kundra fetare e raciste, si akte më të ulta dhe më mizore
kundra njerëzimit. A janë krime kundër njerëzimit, kur bëhët shkatërrimi masiv
i kulturave fetare dhe imponimi i ateizmit, dhe poshtërimi i figurave fetare
dhe besimi fetar. Njerëzit më eminent të kombit shqiptarë janë ekzekutuar, vetëm
se e kundërshtuan dhe nuk u pajtuan me një regjim të tillë. Shqipëria është vendi
ku është përsekutuar dhe ç’njerëzuar më së shumti qenja njerëzore, nga sistemi
i dhunshëm hoxhist.Ajo që është shumë brengosëse për një popull, siq është populli
shqiptarë, as varret e popullit të vet të ekzekutuar nuk u dihen,të cilat janë të
hudhura dikund pa emra, për t’ua mëshehur
gjurmët. U pushkatuan dhe u varën njerëzit vetëm për lirinë e fjalës, dhe
provuan burgjet më famëkeqe dhe kampet e përqendrimit me torturat më mizore. Regjimi
hoxhist mbante shpiunat e vet, që përgjonin
çdo lëvizje, të cilët trillojshin plot kurtha e dredhi të tmershme,duke akuzuar
njerëzit e pafajshëm. Me 1967, regjimi i Enver Hoxhës, mbylli 2169 kisha e
xhamija, dhe lëshoi dekretin se të gjitha këto objekte fetare janë jashtë ligjore.
Do të thotë se, një fatalitet i tillë i kombit shqiptarë me një sistem
totalitarë dhe diktatorial, që i gjymtoi mendjet e shëndosha të popullit të vet,
duke i trajtuar ato si qenje i m b e c i l e, jo njerëzore.
Nën
pushtimin osman, mëzi që ruajtëm shpirtin shqiptarë, siq thotë Atë Anton
Harapi, në vend të kulturës, na i dhanë rrugët e mërgimit, në vend të shkollës,
na i dhanë burgjet, në vend të librave, na i vunë prangat. Edhem ë e tmershme
ishte koha enveriane, e cila nuk dalloi shumë nga regjimi osman, vetëm se ishte
edhe më barbare dhe diktatoriale.
- Përveç gjithë
atij primitiviteti, të imponuar nga ky regjim antinjerëzor, edhe pse në mënyrë të
pa ndërprerë, ishte ajo fuqia e jetës së mbredshme shpirtërore , e bujshme dhe
intelektuale e popullit shqiptarë, e cila nuk mund t‘i mirrej dhe të shuhej përgjithmonë.
Prandaj, është rrugëdhembje shumë e madhe, që dhembë gjithë jetën, nëse nuk hapën
dosjet e këtyre krimëve, që janë bërë në trojet shqiptare. Edhe gjenocidi
serb ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe
popujve të tjerë, autorët e krimit duhet të marrin denimine merituar nga
Gjykata Ndërkombëtare në Hagë,për ti dhënë fund këtij diversioni antinjerëzorë.
Në Kosovë edhe pas 14 vjetëve të mbarimit të luftës, ka ende edhe 1800 përsona
të pagjetur,të cilët janë dikund të mëshehur nëpër djerrinat e shtetit serb, ku
shteti aktual nuk i dorëzon ato kufoma të shqiptarëve, vetëm nëse ata
favorizohen me pazare politike. Me 1948,
në Nyrnberg të Gjermanisë, ishte miratuar Konventa Ndërkombëtare për parandalimin dhe denimin e gjenocidit, e
krimëve të luftës dhe krimet kundë njerëzimit, dhe në bazë të kësaj konvente u
deuan krimet e Luftës së dytë Botërore, dhe mbi 2 mil.gjermanëve u janë kontrolluar
të dhënat përsonale. Gjermanët në vitin 1948, u pajtuan me drejtësinë e
Nyrnbergut, me ç’rast u ekspozua drejtësia dhe stabiliteti në Evropë në bazë të
kësaj rruge demokratike. Në vitin 2003, Republika çeke e ka bërë publike listën e bashkëpunëtorëve të
krimeve. Edhe Polonija, bëri verifikimin e 400 mijë figurave polake dhe pastrimin e tyre nga veprat penale, që të
njëjtat verifikime i bënë edhe Hungaria,
Bullgaria, Letonia, Estonia, dhe shumë vende të tjera. Sllovenia i ka hapur
pjesërishtë arkivat e verifikimit në vitin 2003, ndërsa Kroacia, i ka hapur
arkivat e Policisë Sekrete(UDBA), në tetor të vitit 2001. Maqedonia e ka miratuar
ligjin në fjalë në vitin 2008, dhe Serbia,
këtë ligj e ka lënë pezull, që prej vitit 2003, me ç’rast e ka kundërshtuar
partia e Millosheviqit dhe Sheshelit. Kurse
sot Gjykata e Hagës, ende nuk ka arritë për
ta bindur qeverinë e Beogradit, që të jep llogari para drejtësisë, që ka bërë krime
të organizuara dhe gjenocid ndaj popullit shqiptarë . Apo, nuk mjafton vrasja e
20 mijë shqiptarëve, djegëia e 200 mijë shtëpiave shqiptare, dëbimi i 1milion banorëve shqiptarë
nga trojet e veta, dhe shumë pa drejtësi të tjera që u janë bërë shqiptarëve të
Kosovës, si dëshmi para Gjykatës së Hagës, për të dokumentuar krimet dhe për të
denuar autorët e krimit. Kjo pjesë ligjore në shoqërinë e sotme njerëzore dhe
demokratike e identifikon të kaluarën e hidhur të regjimëve të egra dhe asaj
komuniste, por edhe lidhjen e atyre , që kanë „dorën e zezë“në veprimtaritë kriminale
të njerëzimit.
- Edhe në
Shqipëri ende nuk është marrë një vendim i prerë, që ta vëjë në miratim këtë parim
moral e njerëzorë, të vëndoset qështja e e ligjit të l u s t r a c i o n i t,për të denuar autorët
e krimeve të regjimit ish-komunist. Dhe, mospastrimi i figurave mbështetëse
hegjemoniste, e mbulon të vërtetën dhe e mjegullon të ardhmën e shtetit shqiptarë dhe trojeve tjera shqiptare. Ashtu,
edhe në shtetin e ri të Kosovës, ende
nuk është arritë të miratohet një Rezulutë
për krime gjenocidiale, nga regjimi serb. Edhe pse Kosova , si një vend i dalë nga
dy shtypje të dhunshme, nga dy gjenocide të llahtarshme, e ka të drejtën e vet
morale dhe ligjore, që në emër të atyre njerëzve ,që derdhën lumenj gjaku ,për
liri dhe pavarësi, dhe vuajtjeve të tyre nga ato tortura mizore, të miratojë një
Rezulutë, dhe në bazë të saj të dënohen krimet fizike dhe psiqike ndaj popullit
shqiptarë.
- Zbatimi
i një ligji të tillë, si nga Gjykata Ndërkombëtare, si dhe nga vendet e
vuajtura, janë përgjigje shumë meritore për ta qetësuar ndërgjegjën e shoqërisë
njerëzore, ndaj krimeve të një regjimi fashizoid dhe gjenocidial. Përgjegjësit
dhe hartuesit e këtyre krimeve dhe ekzekutuesit e këtyre akteve barbare kundër
njerëzimit, duhet të marrin denimin e merituar, për së gjalli dhe për së vdekuri.
Ndërsa, në shtetin shqiptarë, hapja e dosjeve të këtyre krimeve dhe denimi i tyre, është punë e ndershme dhe
morale e kombëtare, e cila do ta përcaktonte një fund të ndarjes nga e kaluara,
dhe do të mbyllet një kapitull i një historie të dhimbshme shqiptare. Sot
shqiptarët kanë një kahje tjetër, edhe pse historia e vjetër po e përcjellë në hapat
e saj, me mbeturinat që ka lënë regjimi komunist. Por, edhe pas 20 vitëve , në frymën
e lirisë dhe demokracisë dhe pas vdekjes së diktatorit E.Hoxha, heshtët krimi
dhe padrejtësitë që i janë bërë popullit të pafajshëm shqiptarë dhe kriminelët
nuke e kanë marrë ende denimin e merituar. Denimi i kriminelëve, do të ishte një
shërbim i madh , që mund ti bëhet së cilit popull në botë, dhe mund ti bëhët një
shërbim i madh demokracisë njerëzore. Këto
janë parime e rekomandime edhe të Këshillit Parlamentarë të Evropës, mbi
denimin e kriminelëve të komunizmit, sipas kodit dhe ligjit penal mbi krimet
njerëzore. Njëherit, me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, për ta nderuar kombin dhe virtytet e tij, duhej të dënoheshin diktatorët
dhe përdhunuesit e lirisë.