| E merkure, 04.07.2012, 05:05 PM |
Shkrim me
shkas: Kujtes? e zvet?nuar historike
Nj? manifestim i q?lluar, por q? la p?r t’u d?shiruar
Nga Bedri TAHIRI
Kishte
dit? q? nj? lajm i mir? qarkullonte kumbuesh?m an? e k?nd vendit: M? 30 qershor
2012, n? Shal? t? Bajgor?s do t? p?rkujtohen dy ngjarje t? m?dha historike: 100-
vjetori i Kuvendit t? Kurillov?s dhe 100- vjetori i ngritjes s? Flamurit n? Vesekofc!
Oh, sa
mir?, mrekullia vet?!- than? t? gjith?, dhe mezi e prisnin at? dit?. U lumt? tri
komunave q? lidhen p?rreth k?tij strumbullari ndjellamir?: Vushtrris?, Mitrovic?s
dhe Besian?s. N? fakt, Kurillova dhe Vesekofci jan? pjes? e Vushtrris?, por
ani, çdo gj? e p?rbashk?t,
Dhe, dita e shum?pritur erdhi. Kureshtja p?r t? m?suar diç m? shum? p?r ato ngjarje t? r?nd?sishme historike, q? realisht, n? literatur?n e shkruar fare pak figuronin, nd?rkaq n? goj?n e popullit elaboroheshin shpesh deri n? holl?si, madje ekzistonin edhe k?ng? me nj? v?rtet?si mahnit?se, i shtyri njer?zit q? ta marrin at? rrug? t? gjat? e n?p?r at? vap? p?rc?lluese.
N? nderim t? heroit Meh? Uka
Edhe
grupi yn?: Bedri Shyti, Selatin Imeri, Galip Avdiu dhe un? (Bedri Tahiri) pati
t? nj?jt?n ndjenj?. Madje, ne u nis?m edhe m? her?t, sepse pat?m d?shir? t? merrnim
pjes? edhe n? zbulimin e bustit t? heroit
Meh? Uka, emrin e t? cilit e mban me krenari shkolla e Bajgor?s. Makina e
Selatinit nxitonte vet?timthi atyre zigzakeve malore. Ngas?sit t? saj i takonte
nj? gj? e till?, ishte djal? i Kovaçic?s, kishte qen? shok i Meh? Uk?s dhe nj? koh?
kishte punuar n? at? shkoll?.
Sakaq arrit?m n? oborrin e shkoll?s “Meh? Uka”. Nj? atmosfer? festive, por jo aso çfar? meritonte ky burr? i madh i kombit. Ca karrige p?rball? bin?s s? improvizuar mbusheshin hezituesh?m me mysafir?t q? vinin tek-tuk. Edhe numri i familjar?ve e banor?ve vend?s nuk na e mbushte syrin. Barr?n kryesore, si p?rher? e bartnin nx?n?sit e padjall?zuar dhe m?simdh?n?sit e palodhur. Mysafir?t nga Tirana, Marenglen Verli e Fatmire Musaj, dhe ata nga Prishtina, Osman Zhitia, babai i d?shmorit Afrim Zhitia, e Nysret Pllana etj.i dhan? gjall?ri k?tij ceremoniali. Programi i p?rgatitur nga nx?n?xit qe i mrekulluesh?m. Mir?po, pika m? kulmore ishte zbulimi i bustit t? Meh? Uk?s, i cili dit? m? par? edhe ishte dekoruar nga presidentja Atifete Jahjaga me urdhrin Hero i Kosov?s, vep?r e nj? skulptori t? ri t? k?saj ane, Miftar Istrefi, e cila sado q? shihej se ishte punuar mir?, nuk u shp?tonte v?rejtjeve t? atyre q? e njihnin me rr?nj? birin e tyre...
Drejt Kod?rflamurit
Ende pa p?rfunduar
programi artistik u detyruam t? nisemi p?r n? Kod?rflamur. Sapo l?shuam rrug?n
e asfaltuar u rrasem n? pluhurin e dendur q? nuk na linte t’i çelnim syt?. Rruga
e hapur rishtas nga KK i Mitrovic?s, meq? nuk ka pasur pengesa pron?sore nuk di
pse nuk e kan? zgjeruar sa duhet, kur takoheshim me dik? q? l?vizte n? t? kund?rt?n,
mezi kalonim, t? shumt?n e pashtruar me zhavor, gicte ashp?r virgj?rin? e atyre
pyjeve e kodrave me lloj- lloj lulesh er?mira q? edhe t? vdekurin e b?nin t? marr?
frym?.
Nuk
nguteshim shum?, ngase ishim her?t dhe d?shironim t’i shijonim ato bukuri t? rralla
t? m?m?s natyr?. Tej, n? nj? kod?r p?rplot fier e ahishta l?kurl?muara, ndaluam
dhe ia hodhem nj? sy truallit t? trimit t? paepur t? k?saj ane, Ukshin Kovaçiç?s,
themelet e kull?s s? tij ende gjallinin n? an?n karshi nesh...
Kur mb?rrit?m n? vend, kishte pak njer?z. Ende ?sht? her?t,- e ngush?lluam veten dhe zum? t? shikonim rreth e rrotull. Sa pik? strategjike. Çdo gj? dukej si n? p?llemb? t? dor?s, e gjith? ana e Llapit dhe i t?r? Rrafshi i Kosov?s. N? an?n tjet?r Fushat e Kurillov?s ku ishte mbajtur Kuvendi i Bes?s m? 30 qershor 1912...
Dielli po
i afrohej zenitit e vapa na digjte si saç i skuqur n? prush. T? tjer? nuk po
vinin m?. Pjes?marrje jo e k?naqshme. Çudi, o Zot! Numri yn? nuk po e kalonte
numrin e pjes?marr?sve t? Kuvendit historik t? mbajtur k?tu e nj?qind vjet m? par?.
Hjade mendje, hajde. At?bot?, m? shum? k?mb? se me kuaj, n? rreziqe e n? pamund?si
informimi dhe ishin mbledhur mbi dymij? burra t? pushk?s e t? bes?s...
Dor?n n? zem?r, p?rgatitjet teknike ishin n? nivel. Bina e mir? me nj? foto t? madhe n? ball?, ku shihej prij?si Isa Boletini me bashk?luft?tar?, i jepnin pamje madh?shtore manifestimit. Edhe motoja e shkruar n? ball? t? saj ishte e qart? dhe dometh?n?se: 100- Vjetori i Kuvendit t? Kurillov?s dhe ngritjes s? Flamurit n? Vesekofc!
M? shum? p?r fshisa se sa p?r lisa
Hapja e
manifestimit u b? me ngritjen e Flamurit t? Isa Boletinit nga pjes?tar?t e
nderit t? FSK-s?. Si zakonisht, pjesa e par? pati fjalime politike e p?rsh?ndet?se,
q? k?saj radhe qen? p?r lakmi. Kryetari i Mitrovic?s, z. Avni Kastrati, simboli
i rezitenc?s son? komb?tare, z. Adem Demaçi dhe p?rfaq?suesi i familjes s? Isa
Boletinit, z. Gazmend Boletini shpejt ua l?shuan vendin atyre q? pritej ta
thonin fjal?n kryesore p?r k?t? eveniment me pesh? historike.
Dhe, kur
moderatori, Resul Sinani, p?rnj?her?sh i
paraqiti kat?r referuesit e pjes?s shkencore: Fehmi Pushkollin, Marenglen
Verlin, Fatmire Musajn dhe Haki Kosumin, t? gjith? u shnd?rruan n? sy e vesh. P?r
k?t? kishn ardhur dhe n? pik? t? diellit po prisnin t? m?sonin p?r Kuvendin
historik t? Kurillov?s dhe p?r ngritjen e flamurit n? k?t? kod?r (dikur Kod?rbajrak
e sot Kod?rflamur- nj? toponim i shk?lqyer) k?tu e nj?qind vjet m? par?.
Mir?po,
dal?ngadal? sikur po zhg?njeheshin t? gjith?. Larg qoft?, pa mohuar pun?n dhe p?rgatitjet
e tyre shkencore, t? gjith? ishin specialist? t? historis?, me tituj e grada t?
larta shkencore, ata nuk iu kishin rrekur tem?s konkrete. Punimet e tyre (p?rjashto
pjes?n p?rmbyll?se t? referuesit t? fundit) i kushtoheshin Isa Boletinit dhe
verpimtaris? s? tij atdhetare, por jo edhe Kuvendit t? Kurillov?s dhe ngritjes
s? Flamurit n? Vesekofc. Me fjal? t? tjera kishin dal? nga tema, siç thuhet n? praktik?n shkollore. Ne erdh?m p?r
lisa e k?ta po na flasin p?r fshisa- u shpreh nj? plak i k?saj ane, i cili nga
rr?fimet e t? par?ve e dinte ngjarjen n? gishta e ndryshe nga se thuhej aty. Edhe
Guri i Sokolit, pak tutje nesh, ku trimi i madh Hys Popova p?r muaj t? t?r? e
kishte ngrehur dhe mbrojtur Flamurin kuqezi, d?rguar nga Hoxh? Kadri Prishtina
p?rmes Xhemail ag? Berish?s, sikur t? kishte goj? do t? dilte n? foltore e do t?
na thoshte ca fjal? petake...
Pas programit t? larmish?m artistik, p?rgatitur nga ansambli artistik i valleve dhe k?ng?ve nga Mitrovica, u b? zbulimi i Pllak?s p?rkujtimore, kushtuar k?tyre ngjarjeve me pesh? t? madhe historike, financuar nga KK i Vushtrris?. Zbulimin e b?n? kryetar?t e tri komunave dhe baca Adem Demaçi.
Sidoqoft?,
tubimi ?sht? p?r t’u tumir?. Organizator?t duhet p?rg?zuar p?r p?rkujdesje ndaj
k?saj pjese t? historis?, q? e begatojn? jubileun e sivjem? komb?tar: 100- vjetorin
e Pavar?sis? s? Shqip?ris?! Tashm?, t? gjith? studjuesit pajtohen se
Kryengritjet e P?rgjithshme t? shqiptar?ve n? Kosov?, t? ideuara e t? udh?hequra
nga i madhi Hasan Prishtina dhe tribun?t
Isa Boletini, Bajram Curri, Idriz Seferi, Bajram Daklani etj. q? n? muajin
gusht arrit?n ta çlirojn? edhe Shkupin, p?rgatit?n dhe mund?suan shpalljen e
Pavar?sis? s? Shqip?ris? n? Vlor?, m? 28 N?ntor 1912.
Fare n? fund, n?se edhe t? tjer?t, veçan organizator?t, k?t? ngjarje kulturore- historike e kan? par? me syrin ton?, k?saj i thon?: Mend? p?r tjera her?! P?rndryshe, mos t? p?rpiqemi kot t? fluturojm? drejt diellit me krah?t prej dylli, sepse rrezet e tij do na i shkrijn? dhe pask?taj dihet ku mbesim e si p?rfundojm?! T? v?rtet?n mund ta gjejm? vet?m tek t? thjesht?t, tek p?rjetuesit, tek POPULLI!