| E diele, 01.07.2012, 01:49 PM |
TREGIMET
E POETIT DIN MEHMETI
Shkruan Ali D. Jasiqi
Pak kush
e din se poet i mirenjohur, autor i afër 20 (njëzetë) përmbledhjeve të poezive
dhe një drame Din Mehmeti ka shkrua edhe tregime. Sepse, ai asnjëherë nuk e ka
përmend, se ka botuar edhe krijime në këtë gjini të krijimtarisë letrare. Në vitet
e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, konkretisht në vitin 1961-1962 derisa
punonim bashkë në rubrikën e kulturës të gazete “Rilindja”, kishte dalë nga
shtypi përmbledhja e tregimeve” Ditari i një gjuetari” të shkrimtarit të njohur
rus Turgenjeve në përkthim të mrekullueshëm, të cilin e lexonim me ëndje. Me
qenë se i ati i poetit ishte gjahtar Dini pat thënë se do të shkruaj disa
tregime dhe kështu do të bënte një përmbledhje tregimesh me ketë tematikë. Kjo
ide nuk u realizua asnjëherë sepse si shumë shpejt shkoi në studime postëdiplomike
në
Janë këto
dy tregime “Në thellësitë joshëse ”dhe “Tanusha” të botuara në gazetën”
Rilindja”, siç u tha më lartë. Ato janë të shkurta, dhe bien
në sy se
janë shkruar nga një poet i talentuar, nga një poet që metaforën e ka një nga
mjetet më të preferuara të të shprehurit artistik. Temat që trajtohen në këto
janë të ndryshme, por me gjithë atë kanë diç të përbashkët, përshkrimin e
ambientit ku zhvillohet fabula, përkatësisht te protagonistit të prozës në fjalë.
Derisa në tregimin e parë, pra në atë “Në thellësitë joshëse “epet atmosfera që
krijohet nga loja e fëmijëve derisa po freskoheshin në lum , por që përfundon
me pasojë tragjike, sepse është mbyt djaloshit dhe atë e
vajton e ëma. Tregimi përfundon me këtë “
Duke e dhenë kështu portretin e kësaj bukurosheje poeti Din Mehmeti ka realizua një nga tregimet e bukura të letërsisë shqipe. Mund të themi se po të vazhdonte të shkruante tregime ai do të behej një ndër prozatorët e shquar të letërsisë sonë bashkëkohore. Për këtë dëshmojnë dy tregimet që u zunë në gojë, të shkruara nga poeti Din Mehmeti
TREGIM
NGA DIN MEHMETI
TANUSHA
Ajo nuk
ishte Tanusha e këngëve popullore, por vashë e vërtetë. Ndoshta edhe më e bukur
se ajo e këngëve popullore, sepse ishte e pranishme, hapëronte pranë nesh dhe
nuk kishte nevojë t’ia trillonim bukurinë. Erdhi në lagjen tonë si freski mpirës,
si lule në lule, si ëndërr në ëndërr, bukuri që zbukuronte të bukurën. Erdhi
dhe na bëri të gjithëve t’i harronim vashat me të cilat me vite kishim thurur kështjellat
e kënaqësisë e dashurisë sonë. Prishi foletë e dashurisë rinore me kujdes të thurura.
Përnjëherë na bëri me dije se as bukuria e as kënaqësitë kanë fund. Se ne ishim
si peshq të cilët as në detin e bukurisë e sa në atë të dashurisë nuk ishin
zhytur në thellësitë marramendëse. Ajo na detyroi të pyesnim veten se si kishim
mundur t’i dashuronim vashat që donim, si kishim qenë aq të verbër të mos i
hetonim të gjitha ata të meta që kishin krahasuar me ecjen e saj, me lëvizjen e
shtatit, me ngritjen e duarve që t’i rregullojë flokët..., me rrezatimin
magjepsës që na la pa gjumë dhe ua ndryshoi drejtimin ëndrrave tona. Të gjithë ne
e dashuronim ndërsa ajo e gjora ishte vetëm një. Në kënd të dashurohej kur ne të
gjithë njësoj gjunjëzoheshim dhe ishim në gjendje t’i premtojmë se hëna do ta
ndriçonte dhomën tonë të dhëndërisë e jo poçi elektrik vetëm nëse ajo pranonte
të bëhej nusja jonë. Dhe nuk ishte premtim i kotë; Tanusha do të ishte hëna që duhej
të shndriste dhomën e dhëndërisë.
Sa
dashuri shumëvjeçare shkatërroi Tanusha, sa vasha e mallkonin dhe sa djem i dorëzoheshin
gjumit dhe zgjoheshin duke përmendur emrin e saj. Tanusha mori përmasat e
lutjes së dashurisë, dashuri që na e shuante etjen njësoj si gota e parë e
freskisë së mëngjesit pranveror. Ajo ishte lulja nga e cila mblidhnin
propolisin shërues bletët e dashurisë dhe shëronin varret tona djaloshare.
Tanushë,
moj Tanushë, t’u thefshin ato këmbë që të mundësojnë të ecish si hyjneshë dhe që
na i shkatërrove foletë vështirë të ndërtuara të dashurisë! - mallkonin vashat
e lëna pas dore nga dashnorët e vet.
Tanushë,
moj Tanushë, pse nuk pranon të të më bëhesh lule në shpirt që do të kundërmojë këndshëm
nëpër dhomat e qenies sime rinore?, klithnin djemtë.
Vallë kishte
ndonjë djalë që nuk ëndërronte Tanushën ta ketë në shtrat? Vallë ekzistonte
mashkull që do t’i kishte thënë jo Tanushës sikur ajo t’i kishte propozuar
takim?
Ku është nisur
Tanusha?
Unë qëndroja
ulur në këndin e rrugës që çonte drejt stacionit hekurudhor. Dënesja në vete. Askush
nuk e dinte pse asaj dite qanim unë e Tanusha. Një natë më parë ajo më pyeti se
a e dua. Më tha se më dashuronte për së tepërmi. Iu përgjigja se fare nuk
mendoj në të, se as që e vërej kur kalon rrugës. Ç’ka nuk i thash, dhe ç’ka nuk
gënjeva me qëllim që sa më shumë ta ofendoja dhe ta shuaja zjarrin e dashurisë së
saj ndaj meje. Më hutuan fjalët e saj, nuk dija çka të bëjë me tërë atë bukuri
verbuese të cilën ajo posedonte. Thjeshtë, bukuria e saj ishte trishtuese,
mallkimi më i madh që bartte Tanusha me vete.