| E diele, 01.07.2012, 07:39 AM |
"Sindroma
e Çakajasit"
Tregim
Nga Përparim Hysi
As që do t'i futesha kësaj "valleje" që,po të nisesha nga fakti se kur është "kërcyer" kanë kaluar gati 6 dekada,po të mos kisha lexuar,para do kohësh,një si"motërzim" apo të ngjashmen e saj,diku aty pra ca vjetësh. Po çfarë lexova në të vërtetë?!...
* * *
Aty
nga viti 1972,një grup hajdutësh paskan sulmuar një bankë në Stokholm të Suedisë.Paskan
sulmuar dhe paskan marrë si peng personelin e bankës. Si në gjithë këto
sulme,patjetër,ndërhyn policia dhe shpesh ndodh që hajdutët përfundojnë pas
hekurave.Po ashtu si çdo rregull,ka dhe përjashtim,në këtë sulmin ndaj bankës në
Stokholm ndodh dhe një çudi:dikush prej personelit të bankës bie në dashuri me
rrëmbyesin dhe,prej këtej,ka lindur dhe ajo që quhet "Sindroma e
Stokholmit". Këtë gjë,natyrisht,nuk e di vetënm unë,por gjithë bota mbarë.
Se kjo simpatia për pengjet u bë si punë virusi dhe nuk mbeti vetëm në Stokholm dhe aq... Jo.Janë njohur të tilla"sindroma"
dhe në vënde të tjera,se ndodh si me atë thënien tonë:shih rrushi -rrushin e
piqet. Pra,thuhet si kjo llojë "sindrome",së pari,ka ndodhur në Stokholm dhe,ndodh ku
ndodh,dhe quhet"Sindroma e Stokholmit".
Mirëpo,unë,siç e shihni.tregimin tim po e quaj me të njëjtin emër,por i vë si pronësi:Çakajasit.Zakonisht,jam njeri racional dhe mos kujtoni se vuaj nga ndonjë mani që dua t'u kundrëvihemi qoft dhe ndodhive reale.Po sa racioanl jam,po dhe pak "zevzek",se nuk më rri mirë kapelja, kur diçka që ka ndodhur diku shumë vjete më parë,të quhet si "risi" vetëm e vetëm se kjo"ndodhia" e dkurshme vetëm për shkaqe subjektive nuk është bërë e ditur në botë.
* * *
At Dhimitri që ndjesë i patët shpirti,prift në një fshat thellë të Myzeqesë dhe mik im,thoshte:- Të vërtetën qoft dhe përrallë fteje tamam.Se anës e pas anës nga mulliri i Thanës,nuk ke gjë në dritë,or byrazer.Dhe unë pa i rënë anës e pas anës,po jua tregoj "tamam" si ka ndodhur kjo ngjarje dhe,pastaj,pres nga ju që të më thoni kam të drejtë unë apo ia kam këputur kot.
* * *
Çakajasi,në
këto vite kur kanë ndodhur këto ngjarje,ka qenë fshat.Për ta thënë,me tamam:ka
qenë fshat-th.Se i vogël qe.Vërtet i vogël dhe kur perëndonte dielli ndihej ulërima
e çakenjëve-ndaj dhe quhej kështu-por kot nuk thonë që ferra vogël,fsheh lepur të madh.Dhe vërtet që goxha"lepur" fshihte sado që rreth
e rrotull kishte çakenj. Ka qenë aty
mesviteve '50-të,kur zia për bukë bënte kërdinë dhe kur misri shitej me dyqind
napolona kuintali. Në fshat bridhnin të uritur që vinin nga larg dhe fshati
rronte më shumë me lakra. Vetëm pak shtëpi siguronin bukën. Çakajasi,në këtë kohë,kishte
a nuk kishte nja dhjetë shtëpi dhe ,nga këto,vetëm njëra ajo e Sadik Çakajasit e nxirrte vitin me bukë. Por
varfëria dhe "hajdutëria" sikur zënë e reshperojnë.Kur them kështu,nuk
e kam fjalën se po qe i varfër,je dhe hajdut,por në kohë urie,vjedhjet zënë e
shtohen.Dhe je si me fat,po u shpëtove grabitjeve. Edhe fshati ynë nuk u shpëtoi
këtyre vjedhjeve.
Fshati ynë reshperonte me një fshat pak më të madh,sikur qe nën suazën e tij,por,siodoqoftë,qe si fshat më vete dhe kështu njihej nga qeveria.E,sa për Çakajasin, ky emrin kishte pa zyrtarisht qe me atë,të madhin. Kështu qe aso kohe Çakajasi dhe,ca më vonë,kur u krijuan kooperativa,nuk i mbeti as nam dhe as nishan. U shpërngul apo u shpërbë.Si u hap dheu dhe e gllabëroi. Që atëhere,Çakajas,nuk ka më. Por ata,nga Çakajasi,janë dhe sot siç jam dhe unë që po tregoj se ç'ndodhi në ato kohë.
* *
*
Plasur
hajdutëria dhe njerëzit rroni si në alarm. Sikur bëheshin sy e veshë.Kush e kish pësuar nga
hajdutët ?Zakonisht,vidhej bereqet.Se buka mungonte.Dhe,kur s'ka bukë,njeriu bëhet
më i egër se bisha.Po. Po. Njeriu,kur nuk ka bukë,e humbet gjykimin dhe bëhet dhe hajdut,po dhe kriminel.Të
vret. Ç'shkruaj,nuk është vetëm hamendësim,po i kam përjetuar dhe i kam si tani
para sysh. Se,para se t'u flas për këtë"Sindromën e Çakajasit",dua
t'u jap një fakt pak më të freskët,atëherë kur u bë kiameti për bukë,kur qe gati
të binte shteti;kur buka vinte me racion (flas prag viteve '90-të) dhe, një nxënës i klasës së tetë,pse nuk gjeti më bukë
në dyqan,rrahu kryetaren e këshillit,kjo qe dhe komuniste.Mirëpo të zije me dorë
pushtetin,kishe zënë gjarpërin dhe të shkretit nxënësit tim,i vunë hekurat.Më thirrën
dhe mua,si mësues që isha,se donin një karakteristikë.
-Pse
e qëllove kryetaren me pëllëmbë?-pyeti me zërin kaba vet shefi i hetuesisë së Fierit.
-Se
më la pa bukë,- iu përgjigj nxënsëi im.
-Si.iiiiiiiiiiii?!-bëri
të habituriin shefi ogurzi.
-Se
më la pa bukë...
-Hiqjani prangat,-urdhëroi ogurziu,-për bukë të rrah dhe unë.
E solla gjithë këtë për të treguar se si bëhet njeriu kur i mungon buka. Dhe në fshatrat tanë vazhdonte vjedhja në ato vitet '50-të. Sot këtu,pas dy ditësh një tjetër dhe njerëzit,në vënd t'i thoshin njëri-tjetrit si u gëdhive,e pyesnin:-Hë,pati ndonjë vjedhje andej?-Pati. -Po ku ?
* *
*
Qenë
vjedhur mbi dhjetë shtëpi dhe kur një ditë,plasi:- E zunë hajdutin !!! Ishte
nga Çakajasi që futej në suazën e atij fshatit të madh. E zunë,e kopanisënn mirë
e mirë.Dhe sot më del porterti i tij.Merrni
me mënd një djalosh,adoloshent, zënë si miu në
çarg.Lidhur këmbë e duar me litar ( siç dinë të lidhin në fshat ) dhe këtij,të
lidhurit,i binin me shkop ku të mundni.Aq sa kurrizin ia bën më të butë se
barkun. Ka një pështirosje të përgjithshme për hajdutin dhe mos kujtoni se i
erdhi ndokujt keq,sado që e torturuan mizorisht. E morën ashtu krahë e kofshë dhe
e çuan në pushtet. E mori ploicia,- thanë. Dhe policia gjithmonë ka patur "ustallarë"
nga ata që njëqind shkopinj ta numërojnë për një. Por ky,adoloshent,sado që nuk
qe i vetëm në orgjitë që bënte qoft dhe nga e keqja,i mori të tëra fajet mbi
vete. Mor i dhanë dhe i morën,kuptohet me tortura,se nuk e përkëdhelën atje,po
thoshte:-Qeshë vetëm. I thanë:-I pandehur,po tek shtëpia e iksit keni vjedhur
dy kv misër.A mund t'i merrje vetëm?
-U
ktheva tri-katër herë brënda natës,-tha. Dhe mezalla,se u thye.Gjyqi e dënoi me 18 muaj burg. Gjyqi u bë në fshat dhe,kur
mbaroi,Maria,një grua që qe si burrë,tha:-Ah,që nuk jam vjazë,pa për burrë do të
merrja vetëm atë.Sa burrnor ! As që u trëmb dhe nuk ia bëri syri tërr.Nuk
tregoi asnjë nga shokët.
-Moj,je
në çaçkët ti,- i thotë një grua tjetër. Po
ai dhe në shtëpi tuaj vodhi.
-Vodhi?!
Hallall... hallall,po a e pe se sa besnik qe?
Nuk dorëzoi asnjë.Ai ia vlen që ta kesh për burrë.
-Jo,po
kjo Maria e RRapos,nuk mbush,- tha Tana. E ka lënë mëndja...
Gjyqi mbaroi dhe hajduti u dënua 18 muaj.U mor parasyhs dhe mosha.Dhe qe i "vetëm?!"...
* *
*
Kishin
kaluar ato 18 muaj dhe kush e kish mëndjen se e bëri apo nuk e bëri burgun
ai,hajduti,nga Çakajasi. Kur plasi berihaj:-Maria e Rrapos shkoi dhe u martua me atë"hajdutin"
nga Çakajasi!!!
-Pupu!!!-shkulnin
faqet graria. E mori dhe iku.Kushedi se nga ia kanë mbajtur!!! -Kuçka!!!-mallkonin.
Mallkonin,nuk mallkonin,por kështu ndodhi.Dhe qe mesviteve '50-të. Ajo e
Stokholmit ka ndodhur në vitin 1972. Atëherë,a kam të drejtë unë ta quaj "Sindroma
e Çakajasit?!!! ...