| E diele, 01.07.2012, 08:25 AM |
Xhevahir Cirongu
Nesër….
Nesër,
Lind një ditë e re…
Po ata shokë,
Po ata njerëz
Vetëm se ti më nuk je.
Nesër….
Më vonë se përditë,
-do të zgjohem
Dhe rrugën për nga shkolla jote
S’do ta marrë.
Aty në qoshen
E ndonjë kafeneje,
-Do të ulem
Dhe tok me vetëminë
Hallet do t’i qaj.
Zhgënjim i ftohtë
Si stoli i hekurt,
Nesër-lind një ditë e re:
Po ata shokë,po ata njerëz.
Asgjë nuk ka ndryshuar
Vetëm se ti,
-më nuk je!...
***
Durrës,30.06.2012