| E diele, 01.07.2012, 09:14 AM |
RRUGËTIM
I SIGURTË POETIK
“
Edhe tek unë e bukur
Me
zemër në zemër
Më
preke”
A. Marku
Anton Marku, “Në duet me vetveten,”poezi.
Nga Tahir Bezhani
Këto
ditë doli nga shtypi libri më i ri i poetit nga diaspora,z.Anton Marku,me
titull mjaft karakteristik,”Në duet me vetveten”,me redator Halil Haxhosaj dhe
recensent,Muharrem Kurti e Blerim Valla,krijues nga Gjakova. Botoi biblioteka.”Shtigjet”
Këtë
radhë,poeti Anton Marku,i paraqitet
lexuesit me veprën e pestë,pas atyre:”Cikloni i dashurisë”,”Gjurmë mbi
hije”,”Dielli i mesnatës” dhe “Vizioni blu”,e cila vepër,pra “Duet me vetveten”,
dallon në shumë aspekte nga të më parshëmet. Këtë mund ta hetoi lexuesi i vëmendshëm që nga qerthulli i parë e deri në të fundit me
ngritjen e autorit në cilësi më të lartë të shprehjes poetike. Pra,duke lexuar
librin me poezi “Në duet me vetveten”,hetohet një ngritje dhe ecje e sigurt e
autorit drejtë lartësive poetike.
Ky
libër është i ndarë në pesë kapituj(qerthuj):”Korb i balsamuar”,”Koha e gështenjave”,”Shiu
i purpurt”,”Silueta gri” dhe “Vasha e zjarreve”.
Duke
u nisur qe nga qerthulli parë e gjerë te ai i fundit,ose nga poezia e fillimit”Post
lirie” e deri te “Enigmë”,lexuesi ndeshet me një botë interesante poetike,një botë
intensive brenda autorit i cili ndjenjat e veta poetike i baraspeshon mirë me situata kohore dhe i hedhë lirshëm,natyrshëm,pa
shtrëngata,pa komplekse me plot invencion e refleksion poetik. Me këtë mënyrë të shprehjes poetike
,autori na jep shkas këtë herë t’i gëzohemi rrugëtimit të guximshëm drejtë majave të poezisë bashkohore.
Në
librin “Duet me vetveten”,ndeshim shumë poezi që meritojnë qasje analitike,një nga
një,por mendoj se mjafton të cekim disa nga ato me vlera të veçanta letrare.
Kur
lexojmë poezinë “Ndryshe”,vërtetë vijmë në një
konkludim të drejtë se autori,në formë
të një monologu,në mënyrë filozofike,shprehë mos pajtueshmërinë me ecjet e kohës në të cilën jetojmë si bashkësi
njerëzore.... Ja disa vargje:
“Kështu
nuk e patëm fjalën
Avull
që turbullon vesën
Humbur
mes acarit
Shkoi
dita pa e parë
Jeta pa e prekur”...
Mendoj
se është kjo njëra ndër poezitë kulmore
të autorit e cila evulon brenda për brenda
qenjës njerëzore dhe del si shpërthim,si revoltë apo rebelim
poetik,karshi gjërave e dukurive negative në jetën tonë të përditshme.
Një
ngjashmëri gjejmë edhe te poezia”Skelet pa lëkurë”,ku shihet qartë bota e
brendshme poetike ngjeshur me fisnikërinë njerëzore të autorit në ballafaqim me
përplasjet e realitetit të jetës sonë të përditshme. I prekur
emocionalisht,brendia reagon vet te poetët,andaj vargu e ka fjalën me fuqinë shpërthyese
ku ndjenjat vijnë në shprehje:
“Qira
të lartë
I
pagova jetës
Për
të mos u tretur
Në
mes të vargut
x x
x x
Shërbëtorë
besnik
I
lodhur nga përulja
Busteve”.
Pra,marr
guximin të shprehem lirshëm se poezia e Anton Markut,është një mozaik i gjerë formash
të dendura qe përcillen me tehun e hollë të ndjenjës poetike, ku mund të sensibilizohet
opinioni krijues e më gjerë. Autori me shkathtësinë krijuese,me elegancë poetike,merr
qëndrim artistik karshi problemeve neper te cilat kalohet jeta.
Poeti
Anton Marku,si çdo krijues me ndjenja
poetike,nuk ndihet i qetë,por nga largësia
e vendlindjes,me plotë brengë përcjellë ngjarjet kyçe të momenteve historike qe
po kalojmë. Kur është atdheu mbi të gjitha,reagimet janë të natyrshme,të ashpra,nostalgjike,plot
dhimbje etj...Në këto rrethana,poeti shpërthen fuqishëm me poezinë “Loja me
harta”,ku pos tjerash shkruan:
“Thanë:
Do
lëvizin gurët
Në
veri,
Në
jug
Atdheut
po i ligështohet shtati
Një
stuhi pezull po e mban
Pas
shpinës po i balsamojnë
Portretin
e ri
Mi
zgjidhni sytë të shoh
Se
si lumit po i lakohet shtrati
Atdheut
shtati......”
Mendoj
se poezia e lartcekur nuk do koment për fuqinë e saj poetike dhe aktualitetin
kohorë në përmasa edhe ndërkombëtare. Tek e fundit ky është misioni që ka
poezia dhe ndikimi i saj në rrathët intelektual....
Të
kësaj natyre dhe formave të ndryshme autori ka disa poezi brenda këtij libri e
që meritojnë vëmendje dhe trajtim të veçantë.
Në
qerthullin e fundit,”Vasha e zjarreve”,poeti na del si një “figurë” tjetër,ashtu
siç e do natyrshëm jeta. Në poezitë e pasme të librit,poeti trajton apo skalitë
mrekullueshëm,me imagjinatë të skajshme erotike”vashën e ndezur në dashuri,te
dashuruar me plot afsh,por edhe besnike e te sinqertë për jetë”-shkruan
redaktori Haxhosaj.
Duke
qenë larg vendlindjes,malli,dashuria për çdo gjë ,por edhe për vashën,nuk e lënë
të qetë autorin,prandaj përjetimet erotike,si erupsion, vijnë nga thellësia e shpirtit me plot
sinqeritet prej njeriu dhe krijuesi. Ja disa nga rreshtat e poezisë “Puhizë e
etur”:
“Ti
ishe unë
Më
afër se flladi
Më
përcillje në nisje
Më
pritje në kthim.....”
“Edhe
tek unë e bukur
Me
zemër në zemër
Më
prekë”.
Marrë
në tërësi veprën e fundit me poezi të autorit Anton Marku,”Në duet me vetveten”,mund
të themi lirisht se ky libër paraqet një të arritur serioze nga autori i cili në
vazhdimësi po përsosë stilin,figuracionin,metaforën poetike,me përcjelljen e
porosive të qarta e te forta te lexuesi i nderuar.
Me
këtë vepër të Anton Markut,bibliotekat tona janë më të pasura me poezi
bashkohore nga autori.