| E shtune, 05.04.2008, 06:11 PM |
Liman Zogaj hallkë ndërkulturore Shqiptaro-Gjermane në Essen-Werden
Liman Zogaj së bashku me trupën
Nga Pal Sokoli
Në kuadër të veprimtarisë kulturore te qytetit Essen-Werden në muajin qe shkoi, Theater im Werden- inskenoi dramën “Trojanet” te autorit më të moderuar te klasikëve grek, Euripidit, me regji të z. Manfred Braumann. Si veprimtari kulturore ndoshta edhe nuk do të ishte shumë e rëndësishme për publikun shqiptar sikur mos te ishte 1) Rrëfimi pas rënies se Trojës, qe lidhet me paraardhësit tanë pellazgo-Ilirë dhe migrimi i tyre edhe nëpër tokat ilire dhe me gjerë, dhe 2) Sikur njërin ndër rolet kryesore te kësaj shfaqje(Menelau) të mos i ishte besuar një artisti dhe krijuesi shqiptar, zotit Liman Zogaj. Para se te ndalemi të kjo dramë të ju përkujtoj se z. Liman Zogaj nuk e ka për të paren here qe paraqitet në skenat e teatrit gjerman këtu ku jeton ne Essen-Werden, edhe vitin e kaluar në komedinë e Hugo von Hofmannsthals ” Der Unbestechliche” gjithashtu ne regji te z. Manfred Braumann z. Liman Zogaj u dallua me lojën brilante dhe u lavdërua nga shtypi gjerman i qytetit të Essenit.
Liman Zogaj pothuaj se ka bërë për veti publikun e Essen-Werden-it qe nga publikimi i librit te tij”Kosovë nuk ta mora diellin”në gjuhen gjermane,mu në kohen kur Kosovës i duhej ndihma më e madhe në publikimi e fatit të saj. Publikimi i këtij libri u prit shumë mirë edhe nga shtyp i këtushëm gjerman e sidomos nga gazeta lokale Werdener Nachriechten,Kurier etj.
![]() |
Liman Zogaj në përjetim të njërin nga rolet |