| E shtune, 30.06.2012, 07:57 AM |
MODA dhe MODERNET
Dialog në rrugë, ne Manhaten, New York...
1-Shih përpara... ,gjysëm njeri e e gjysëm lugat,...
2-leri këto ne rrugë ,po ç'na degjojne veshët,,
1-moda ,tangërllik,..pune qejfi,
2-qejfi ha kumblla te tharta,...kur ka para xhepi..
1-moda,moda dhe modernet,..risi e moshes rinore
2-moda,veshje e re ,vello e kohes,..
1-moda, menyre jetese kjo eshte me keqja,,,
2-me kë te jesh me nusen ap me vjeren, te hedhesh plakën ne rrugë,?!..
1-modestia, thjeshtesia larteson njerinë,..
2-lere moralin,,,e keqja,s'ka fund, shiko para se mos pengohesh,..me ndonjë sylesh,,,!!!
TUNDIMI I MODES
monolog
S'jemi si më parë,kohët ndryshuan,
na mbyten konservatorët
jemi te lirë, ka dalë Moda,
të ecim me te renë,me botën.. ,..
C'është kjo punë e Modës,
si majmuni me gjethen e fikut,..
e vinte gjethen përpara,
vareshin gjokset e gjirët..
E vinte mender, nga mbrapa,
lulkat lakuriq , zbuluar sheshit,
mos biesh në sy nga vapa,
lanet,perpara veshje seksi....
Moda , virusi i kopimit,,
shpikje famose e majmunit,
dehu kokat e njeriut,
s'ka më tru gjeniu,
komandon bishti i miut...
S'guxon njeiru te hape porten,
të bëjë një nder si xhentelmen,
se gojoset më i ligu i botës,
thashethemet marin dhenë...
gojosjet jane bere te modes,..
Kur duhet të urojnë,me fjalë të mirë,
për mirësitë-"God luck",paç fat,!!
lëshojne mallkimet si kallash
"break legs", thyefsh këmbët !!
I thua me të mirë, -Shëndet,!
përgjigjen serbes, -"Plaç"!!
duhet ta bësh kurizin urë,
ti me bukë ata me gurë..
Kusuret i ka perendesha Moda !
I shkrehen të gjorës,Pandorës,?!
Ajo lindi të zbukuroj njerinë,
Jo t'u nxij jetën,të prish njerëzinë,..
Sot veç lluksit, është në Modë,:
- " Bëj keq , të kesh nder ! ",
Më i ligu i botës, sot ron,
bëhet apo s'bëhet mbret..
C'po na shohin sytë,
c'do na dëgjojnë veshët,
tatutë na bëmë si majmunët,
se thonë është në Modë,...
Si ka dalë moda sot,
të bësh si bën bota,?!
nuset perbuzin vjerat,
s'duan t'i shohin tek dera...
Prinderit po u mplaken ,
jane te tepert,te botës,
rojnë apo s'jetojnë modern,
kusuret t'ia leme kohës..
Turp per faqe te zezë,
s'ka më nur e cipë bota,
turp të dalësh në porta,
ç'bën kështu kjo Moda?!
Burrat me vishje si gratë,
ngarkuar me paruke e takë,
s'eshte me cudi,fare normale,
martesat me robotë e majmunë,
lakuriq ne plazh pa çarçafë,,,
Modat shkojnë e vijnë,
ato jane maskë ,mënxyrë,..
shpërlajnë bukurine,hijeshinë,
Modestia lulëzon njerinë..
Beni si te beni shikoni qejfin,
ne Henë kur te shkoni,na nderoni,
mos na turpëroni të jeni modernë,
amanatin e gjeneratave mos harroni.
-Mos na ktheni mbrapa nga kemi ardhë
brezat te behen te urtë,mos marin udhët,
modat te vërshojnë,le të lulëzojnë,
si lindëm pa bisht,ne gene të vdesim njerëz.
LUAN KALANA
NEW YORK,USA