| E premte, 29.06.2012, 07:39 PM |
Këngë nga Lufta Çlirimtare e Kosovës :
N’ DAÇ ME PAQE – N’ DAÇ ME LUFTË
- Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –
O, n’ daç me paqe , n’ daç me luftë –
Nuk e kem ndër mend me t’ lutë !
N’ daç me t’ egër , n’ daç me t’ butë –
Nuk e kem ndër mend me u tutë !
O, n’ daç për tokë , n’ daç për hava –
Nuk e kem ndër mend me u nda !
T’ gjithëve n’ thika me na ngulë –
Kurrë për t’ gjallë s’ kem me u përkulë !
O, kurrë shqiptarët s’ dinë t’ frikësohen –
Vritet një e njëmijë shtohen !
Kur t’ bënë luftë populli shqiptarë –
Gra e burra vullnetarë !
O, deri n’ djep kem me u farua –
Me armiq s’ kem me jetua !
Me sakica do t’ luftojmë –
Tokat – shkjaut nuk do t’ ia lëshojmë !
O, der’ n’ themele kem me u fikë –
Prej Kosovës s’ kem me ikë !
S’i lëshojmë vatrat , s’i lëshojmë trojet ,
S’i lëshojmë gurrat, s’i lëshojmë krojet !...
O, këtu u lindëm – këtu do t’ vdesim ,
N’ dhera t’ huaja nuk do t’ tresim !
S’ jem kolonë , as ardhacak’ ,
Do ta mbrojmë këtë tokë me gjak !
O, le ta dijë gjithë bota mbarë –
T’ gjithë shqiptarët jemi ushtarë !
Jem ushtarët e Lirisë –
Për Kosovë të Shqiptarisë !
Gjilan, më 10.05.1998.
***** Demir Krasniqi :”Gjakon Kosova” – Gjilan, më 1998, faqe 26.