| E enjte, 28.06.2012, 07:24 PM |
Një vit
pa ty mik i dashur Teki Dërvishi
Shkruan:
Teki Dërvishi,
pushon i qetë në varrezat e personaliteteve me rëndësi kombëtare në Gjakovë. Pushon,
ngase kurrë nuk kishte pushuar më heret, që nga mosha shumë e re, kur ishte
ngjizur në mendjen e tij protesta. Dikush
ia mveshi shpritin me zjarrin e ndjenjës kombëtare. Dikush ia vizatoi hartën e
dhimbjes dhe ai vetë u nisë në atë hartë. Dhe më vonë neve na thoshte se, - kjo hartë i bie kah dera e ferrit dhe duhet
ta nxjerrim gjakun e keq prej syrit për të ardhur deri te Liria.
Ashtu siq ishte frymëzuar, ai ngjitet në shtyllat e qytetit të Gjakovës për ta ngritur flamurin Shqiptarë dhe merr një “shpërblim” qëndrim në Goli Otokun e famshëm, për më shumë se dy vjetë. Nuk na fliste shumë për këtë denim të moshës kur i lëshonte trupi ujë dhe mendja i bënte protesë. Thoshte, - mësova shumë dhe më behej se jamë në shkollë. Shkollimin kurrë nuk e zinte në gojë, e merrte për detyrim. Përbuzjen diferencuese e kishte më shumë se Goli Otokun, - kjo është sëmundje e një përmase më të gjerë, - thoshte, dhe e mbante me shumë inatë një dukuri të tillë.
Teki Dërvishi,
Është shenja e emrit të përveçëm, shenjë e cila flet vetëm shqip. Shenja e
mendimit, për një rrëfimtarë të rradhë, vizionar i cili e tregonte fillimin e të
qenit dhe fundin midis polariteteve kohore.
U mësuam
edhe pa Tekiun. Sikurse u mësuam edhe pa na i thënë dikush troç fjalët. Pa na mësuar
si ta ruajmë higjienën shpirtërore, si ta redaktojmë mendimin në vendimet e mëdha. Kështu ka ndodhur gjatë historisë te
ne, kemi pasur dëshirë të mos na kontrollojë ndokushë fjalën, historia të nisë prej
nesh.
Unë e di se ai kishte nevojë për qetësi. Por e di se ne nuk kishim nevojë për vdekjen e tij. Ai kishte nevojë për pushim, e neve nuk na duhet kjo heshtje, sepse dikush duhej të na zgjonte. Ai bëhej edhe zëdhënës i masës kur dikush e vente në gjumë, ai, nuk na lënte të qetë.
Ka një ndryshim
në Kosovë pas një viti pa ty mik i
dashur Teki Dërvishi. Ky ndryshim është se mbetem pa një zë të fuqishëm, nga më të fuqishmit, të ndërgjegjës kombëtare në media, të krijuesit
në krijimtari, të parashikuesit në të ardhmen
e vendit. Mbetëm pa e parë për një vitë, dhe nuk e pamë si duhet, si jetojnë asketët në Bregun e Pikëllimit,
bregë ky në shpirtin tënd o i Madhi Krijues.
Një shenjë
emri në gjeografinë e kulturës së një kombi, njësiti karakterizues,
identifikues, i unifikimit, një tiparë i radhë historik.
Ka një ndryshim pas një viti pa ty, o Teki Dërvishi. E mësuam Vetminë e Madhe. Vetminë që ti e jetoje për kohë të gjatë, e rrëfeje në sirtarin e iluzioneve dhe na thoje ne, - nuk është varri vetmia, - varri është heshtja ku të tjerët të lënë në qetësi, ngase frikohen. Frikën e vetminë i kishe figura që i shikoje në syrin tonë, në dukurinë e kësaj mase kur ndodhej në ankandin historik, ku koka u rrinte kah ulurinin ujqit stepeve.
Ka një vit
pa ty, maestro Teki Dërvishi. Vit i stereotipeve në kuantitetin
e fjalës publike.
Atë Zef
Pllumbi na mësoi proverbin popullor, “Rrno për me tregue”.