| E diele, 24.06.2012, 08:23 AM |
Në Prizren
u shënua 134 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit edhe me Tribunë
Në Prizrenin legjendar, më 10 qershor 2012, pos aktiviteteve të tjera, Lëvizja Vetëvendosje e shënoi Ditën e Formimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit edhe me mbajtjen e Tribunës, në sallën e kinemasë së qytetit me temë: “ 134 vjet LSHP, 100 vjet shtet shqiptar, ku janë shqiptarët sot”, në të cilën ligjëruan: politikanë, historianë e letrarë nga hapësira gjithë shqiptare
Në tribunë
panelistë ishin;
1.Abdi
Baleta, ish-diplomat, publicist dhe politikan nga Shqipëria,
2.Fatmir
Sulejmani, prof. i gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Universiteti i Tetovës,
3.Qazim
Namani, historian nga Prishitina,
4.Xhemaledin
Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe krijimtari kulturore në Luginën e
Preshevës dhe
5.Glauk Konjufca, deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës që njëkohësisht ishte edhe moderator.
Më poshtë po e botojmë në tërësi punimin e Xhemaledin Salihut nga Presheva.
ÇËSHTJA E SHQIPTARËVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS DIKUR DHE SOT
Lugina e
Preshevës apo Kosova Lindore, Shqipëria Verilindore siç do të dëshironim ta
quanim, banohet me shumicë shqiptare dhe aktualisht shtrihet në jug të Serbisë dhe
qysh në Antikë ka bërë pjesë në territorinë e Dardanisë, e cila kryesisht shtrihej përgjatë lumit Moravë dhe
Vardar.
Konceptin
“Luginë e Preshevës” për herë të parë në arenën ndërkombëtare e përdori Zonja
Medlin Olbrajt, ish-sekretarja e shtetit
të SHBA-ve.
Luginën e
Preshevës e përbëjnë komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës (këto tri
komuna paraqesin tërësi politike, por jo edhe territoriale dhe gjeografike). Lugina
e Preshevës gjendet në trekëndshin Kosovë-Serbi-Maqedoni. Regjioni i Preshevës,
Bujanocit dhe Medvegjës kap një hapësirë prej
Një pjesë
e mirë e popullatës serbe është e ardhur në këto zona përmes kolonizimit pas
shpërnguljeve me dhunë të Shqiptarëve për në Turqi (1912-13), Reformave agrare
më 1924 e tutje, periudha e Rankoviqit (1953-1966).
Pas
ngjarjeve të fundit në Kosovë, Maqedoni e Luginë të Preshevës, Lugina u zbraz,
sidomos u shpërngul popullata shqiptare nga Medvegja, pastaj u shpërngul
popullata e Malësisë së Bujanocit dhe Preshevës, duke mos i përballuar trysnitë
dhe diskriminimin e pushtetit serb. Në Medvegjë kishte 5.000 banorë shqiptarë/viti
1981/, ndërsa tashti kanë mbetur më pak se 500. Poashtu një numër i madh i
Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, afro 25.000 emigroi në Evropën Perëndimore,
në Turqi, apo në Kosovë, duke kërkuar ekzistencën jetësore dhe familjare.
Shqiptarët
e Luginës së Preshevës përbëjnë pjesë të pandashme nga tërësia etnografike,
gjeografike, ekonomike e zonës së Karadakut, që shtrihet në Kosovë, në Maqedoni
dhe në Serbi, në një anë, dhe të zonës së Gollakut në Kosovë (Medevgja). Të gjitha
lidhjet e tyre jetësore kanë qenë dhe janë me qendrat: Podujevë, Prishtinë,
Gjilan, Dardanë, Kaçanik, Shkup dhe Kumanovë.
Lugina e
Preshevës, së bashku me Luginën e Shkupit, paraqesin rëndësi të madhe
gjeostrategjike dhe gjeopolitike në Ballkan. Studiuesit serbë dhe qeveritë serbe
e kanë bërë pjesë të programit nacional për krijimin e shtetit serb. Lugina e
Preshevës lidh Detin e Zi me Detin Egje. Autostrada dhe Hekurudha Ndërkombëtare
përgjatë lumit Moravë dhe Vardar, të cilat kalojnë nëpër Preshevë, lidhin jo
vetëm shumë shtete, por edhe kontinente, Evropën me Azinë. Kohëve të fundit
aktualizohet edhe ndërtimi i kanalit përgjatë lumit Danub-Moravë-Vardar, për të
cilin ishin të interesuar edhe më herët Amerikanët, Francezët, Anglezët.
Historia
e popullit shqiptar është e pandarë. Shqiptarët në kuadër të Perandorisë Osmane
bënin një tërësi tërritoriale, etnike, kulturore, arsimore, pra nuk ishin të ndarë
me këta kufij shtetërorë, administrativë, artificialë, që u vunë më vonë me
dhunë nga forcat e huaja. Lugina e Preshevës dhe popullata e saj shqiptare, jo
vetëm që i bënë ballë asimilimit, por me pjesëmarrje aktive në të gjitha
ngjarjet e rëndësishme të historisë sonë dhanë kontributin e tyre të çmueshëm për
liri dhe mëvetësi kombëtare.
Shqiptarët
e Luginës së Preshevës, me kohë e lidhën fatin e tyre me Kosovën dhe morën pjesë
aktive në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe më vonë në të gjitha Lëvizjet
patriotike dhe politike të Shqiptarëvë të ish-Jugosllavisë për të drejta dhe çlirim
kombëtar. Le të përmendim me këtë rast themelimin e Degës së Lidhjes Shqiptare
të Prizrenit në Preshevë me në krye Sheh Maksut Efendiun, si dhe pjesëmarrjen e
patriotëve nga Presheva në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 10
qershor 1878: Sheh Maksut Efendiu, Osman Çaushi, Mehmet Muhaxhiri, Kamber Aga
dhe Haxhi Abazi.
Në këtë kohë
të mbajtjes së Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe pjesëmarrjes së Delegatëve
të Preshevës në Kuvendin e Lidhjes, Shqiptarët e Luginës u gëzuan aq shumë me
shpresë se do të ndodhte bashkimi kombëtar, bile gjatë përcjelljes dhe pritjes
së delegatëve, si dhe gjatë mbajtjes së Kuvendit, shqiptarët e Preshevës e kënduan
dhe e vallëzuan këtë ngjarje me rëndësi kombëtare. Atëherë lindi vallja e
njohur preshevare “Miratocka”.
Shqiptarët
të pakënaqur me Turqinë Otomane organizuan kryengritje, iu bashkuan edhe
shqiptarët e Luginës në krye me patriotin Idriz Seferi. Shqiptarët e Luginës të
shpërngulur në Turqi kanë marrë pjesë aktive në luftën e Turqisë për liri dhe
pavarësi nën udhëheqjen e Kemal Ataturkut. Këtë e dëshmojnë shumë pleqë të Preshevës
dhe kënga e Çanakalasë, e cila në dasma e gazmende këndohet në Preshevë.
Pas
Kongresit të Berlinit/1878/, Kazaja e Preshevës i takonte Sanxhakut të Prishtinës,
Vilajetit të Kosovës. Kazaja përfshinte nahinë e Bujanocit dhe Tërgovishtes
deri në vitin 1912. Më vitin 1918, me themelimin e Mbretërisë Serbe, Kroate,
Sllovene, rrethi i Preshevës mbeti në Banovinën e Vardarit me qendër në Shkup,
Qarku i Kumanovës. Kështu vazhdoi deri më vitin 1945.
Lufta e
Dytë Botërore, shqiptarët e Luginës së Preshevës i solli edhe më shumë në gjendje
të vështirë ekonomike e politike. Në këtë kohë është e njohur demonstrata e
shqiptarëve, me patriotë edhe nga Presheva, të cilët më 1941 ngritën flamurin
shqiptar te Ura e Gurit në Shkup. Në Konferencën e Lëvizjes Kombëtare për Çlirim
dhe Bashkim të Trojeve Shqiptare me Shqipërinë, në “Bojali Han” të Shkupit, më 19
prill 1941, morën pjesë dhe themeluesë ishin edhe patriotët nga Presheva: Shaban Efendiu, Shaip Mustafa, Abdullah Haxhi
Veliu, Hafëz Lutfi Ahmeti dhe Abdullah Saqipi.
Lëvizja
formoi një delegacion, për të shkuar në Tiranë, në përbërje: Shaban Efendiu,
Abdullah Saqipi-Presheva dhe Aqif Tetova, i cili i bëri me dije kërkesat e
Shqiptarëve të Shkupit, Kumanovës Preshevës dhe të Gjilanit për Bashkim me
Shqipërinë Etnike.
Në shtator
të vitit 1944, kur kapituloi Bullgaria fashiste, shqiptarët e Luginës së Preshevës,
së bashku me Gjilanin dhe Kumanovën organizuan Mbrojtjen e Kosovës Lindore përgjatë
hekurudhës Bujanoc-Preshevë-Kumanovë, e cila zgjati 3 muaj, shtator-nëntor 1944.
Presheva e quajti “Kohë e Shipnisë”, ndërsa Ibrahim Kelemndi, atdhetar nga
Presheva:”Epope e Popullit Shqiptar”.
Në Preshevë
u bë organizimi civilo-ushtarak, Adem Kamberit iu dha qeverisja e Bashkisë,
Liman Stanecit drejtimi dhe organizimi i nënprefekturës dhe Ibrahim Kelmendit,
drejtimi e organizimi i operacioneve ushtarake. Formimi i Batalionit shqiptar
nga Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Kumanovës, në krye me Skender Preshevën
ngjalli shpresën tek Shqiptarët se pas përfundimit të luftës do t’i gëzojnë të gjitha
të drejtat kombëtare.
Aspiratat
kombëtare të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës u shuan në janar të vitit 1945,
atëherë kur në sallën e kinemasë së Preshevës u mblodhën pa vullnetin e tyre një
numër qytetarësh për t’u deklaruar se donin të mbeteshin nën Serbi. Ky ishte zëvendësimi
i referendumit të vërtetë për deklarim të lirë dhe vullnet politik të Shqiptarëve
të Luginës. Në qarqet më të larta partiake të ish-Jugosllavisë u kurdis fati i
Preshevës, që të mbetej nën Serbi, për ta vënë në lidhje kontrolli nga rrethi i
Vranjës apo herë herë edhe nga ai i Leskocit. Në mbështetje të rrëfimeve të individëve
të asaj kohe shihet se edhe atëherë klasa politke shqiptare ishte e ndarë dhe e
përçarë. Disa nga komunistët e atëhershëm donin mbetjen me Serbinë, ndërsa disa
të tjerë të vazhdohej me Maqedoninë apo Presheva t’i bashkohej Kosovës. Abdullah
Krashnica-Presheva, hero i popullit i mbeti besnik idesë që Presheva të mbetej
në Maqedoni.
Më 1948,
pas shpalljes së Rezolutës së Burosë Informative u shtua represioni. Në Preshevë
në këtë kohë u shtrua kërkesa gjithëpopullore dhe me nënshkrime qytetarët
shqiptarë shprehën kërkesën e tyre për bashkim me Kosovën dhe Shqipërinë.
Në qershor
të vitit 1957, në fshatin Rogoçicë u formua organizata ilegale “Partia
Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë”, ku pati edhe
preshevarë. Pos Metush Krasniqit, Sejdi Kryeziut, Metë Dërmakut, në këtë organizatë
pjesëtarë ishin edhe Marko Gashi dhe Qemal Kallaba, mësues në Preshevë.
Më vonë,
më 1968 e 1981, shqiptarët e Luginës me demonstrata të përbashkëta në Kosovë i
përsëritën kërkesat e tyre kombëtare: bashkim me Kosovën, bashkësi territoriale-politike,
e cila më së miri do t’i siguronte të drejtat politike, zhvillimin ekonomik, të
drejtat kulturore, arsimore, gjuhësore.
Në dekadën
e fundit të shekullit 20 filloi përhapja e pluralizmit demokratik në shtetet
europiane, në Ballkan, në ish-Jugosllavi, kështu që edhe Shqiptarët e Luginës i
kapi kjo valë e pluralizmit demokratik, u organizuan politikisht, formuan
partitë e tyre politike, për ta organizua popullin politikisht dhe nëpërmjet të
programeve dhe qëllimeve partiake dhe politike të kërkojnë të drejta
individuale dhe kolektive kombëtare.
Shqiptarët
nuk ndejtën këmbëkryq, të prirë nga partitë politike në Luginë, më 1 dhe 2 mars
1992 organizuan Referendumin Gjithëpopullor në Luginën e Preshevës, me të vetmin
qëllim politik e kombëtar, përmirsimi i statusit të tij politik dhe shprehja e
lirë e vullnetit politik për të ardhmenë e tyre. Shqiptarët e Luginës dolën në mënyrë
masive për t’u deklarruar në votim: A JENI PER AUTONOMI TERRITORIALE POLITIKE
TE SHQIPTAREVE NE PRESHEVE, BUJANOC DHE MEDVEGJE ME TE DREJTE BASHKIMI ME
KOSOVEN. Vullneti i lirë i shqiptarëve dhe vota e tyre ishte me 98% për këtë deklarim
politik në Referendum.
Shqiptarët
e Luginës së Preshevës, duke përkrahur dokumentet e Konferencës së Hagës,
Brukselit dhe dokumenteve të tjera aktuale, në formë më demokratike e shprehën
kërkesën dhe disponimin e tyre politik lidhur me çështjen e Autonomisë, duke e
kuptuar atë si formën kaluese më të përshtatshme demokratike në drejtim të bashkimit
me Kosovën. Duke i pasur parasysh rrethanat e atëhershme aktuale politike në Europë,
në botë si dhe në Ballkan e Serbi ishte e kuptueshme që të kërkohet edhe forma
e Autonomisë. Mirëpo tashti rrethanat politike ndryshuan, u shpall Pavarësia e
Kosovës dhe ndodhi Lufta e UÇPMB-së në Luginë, mbetet të kërkohet forma e vetme
demokratike: ribashkimi me Kosovën.
Marrëveshja
e Konçulit, nënshkrimi i palës shqiptare dhe qeverisë jugosllave e serbe shtroi
kërkesa konkrete për të dy palët. Derisa pala shqiptare i përmbushi detyrimet,
u bë demobilizimi e tjera, pala tjetër, pos policisë multietnike asgjë tjetër
nuk përmbushi nga Marrëveshja. Shqiptarët e Preshevës me vite e mbajnë pushtetin
lokal, në Bujanoc për herë të parë shqiptarët më 2002 e morën pushtetin lokal. Rrethanat
politike në Luginë të Preshevës e detyruan klasën politike që të themelojë Kuvendin
e Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës që luajti një rol pozitiv në rrethanat
e përmendura aktuale politike në Luginë, u bë njëfarë unifikimi i kërkesavë dhe
i shpresave politike të Shqiptarëve të Luginës.
Aktualizohet
Këshilli Nacional i Shqiptarëve të Luginës. Para këtij themelohet Trupi
koordinues për Luginën e Preshevës, organ i cili nuk tregoi ndonjë përparësi
cilësore në zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur të Shqiptarëve, por as që zgjidhi
problemet elementare, me të cilat ballafaqoheshin Shqiptarët e Luginës. Për Këshillin
Nacional pati debate të ashpra për e kundër.
Themelimi
i Këshillave Nacionale ishte kërkesë e qeverisë serbe. Zgjidhja e Çështjes së pazgjidhur
të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk qëndron dhe nuk duhet të mbështetet
në dëshirën dhe vullnetin e politikanëve dhe qeverive serbe, por në Kushtetutë dhe
ligje të vecanta, në një status të qëndrueshëm politik, të pranuar nga palët
dhe faktori ndërkombëtar. Me themelimin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë
të Preshevës inagurohen dy qeverisje paralele lokale, pandan të njëra tjetrës,
me buxhet vetanak, me administratë vetanake si dhe do të bëhet luftë e madhe
konkururese për institucionet e Preshevës dhe Bujanocit. Kjo luftë shkatërruese
dhe e panevojshme në këtë kohë parajmëlohet nga individë të partive më të mëdha
në Preshevë dhe po ndodh aktualisht. Pra, edhe njëherë dështuam në unifikimin e
kërkesave kombëtare dhe shpresave politike, edhepse me Këshillin po zgjidhen
disa probleme jetësore të Shqiptarëve.
Shqiptarët
e Luginës së Preshevës nuk duhet të trajtohen diasporë e Kosovës, por pjesë përbërëse
e saj, sipas të gjithë faktorëve gjuhësorë, kulturorë, arsimorë, politikë,
ekonomikë, familjarë. Qeveritë shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë duhet
gjithmonë t’i kenë parasysh kërkesat
kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për liri, të drejta,
dhe bashkim kombëtar. Së pari ta arrijmë bashkimin kombëtar shpirtëror, që idetë,
njerëzit, mallrat e trojeve shqiptare, sidomos të Luginës të Preshevës të lëvizin
pa pengesa, ndërsa lufta për bashkim kombëtar, me mjete demokratike, të vazhdojë
edhe më tutje.
Besojmë se integrimet evropiane do ta mundësojnë bashkimin e kërkesave dhe kombëtar edhe të shqiptarëve të Preshevës në një Evropë të Bashkuar.
Prizren,
më 10 qershor 2012
Xhemaledin
Salihu, Preshevë