| E diele, 24.06.2012, 08:01 AM |
Baladë popullore
" Nishani " i fshatit
"Devollinjtë e Shqiperisë, janë Muze i gjallë Kulture në Botë" James Ww. Pandelie
Ku leh qen e ku del tym,...
në çdo lagje, e derë me derë
për të qeshur e për të qarë,
si bilibil,nishani i fshatit tim.
S'ka këngë më të bukur se nishani i gushës,
kush ka ndjerë puthje të ëmbël me nishani në faqe,
kam ngarë veturë shpejtësie Nissan në garë fushës,
s'kisha provuar,vetja më është dukur si flutur faqekuqe.
Nishan kjo fjalë e artë,simbol i bukurisë,
poetë ,këngëtarë s'e kanë lënë pa e puthur ,
nishanin e fshatit s'besoj ta keni dëgjuar,
dikur një plak i motshëm,i lezetshëm e i urtë..
Qytezë-fshat në Devoll me nishan në faqe
nishan si shenjë,një burrë plak,e i sertë,
kur ish i ri , ters s'linte dy gur bashkë
martuar me dashuri ,me një arexheshkë.
U mplak ,mbeti pa din e imam ,vetëm në shtëpi,
kishte nje rreth me çupa e djem,stan me fëmijë,
zogjtë morën arratinë,si të paparë,pa gji,
botës nga retë përndarë,s'bëhen të gjallë..
S'i bënin këllqet në pleqëri, për një gotë ujë,
"te kesh nje stan me femije ,e te mbetesh jetim "
ishte refreni i një këngë relike popullore
kënduar me të qarë ," kompzim" prej tij.
Mëngjeseve i merrte sokakakët një nga një ,
qentë duke lehur i vinin pas varg si manarë,
vetëm dora e i tij i hidhte ndonje kafshatë,
portat me radhe,ku lihte qen e ku delte tym,.
E lidhën xhandarët pas plepit me litar,e rahën,
i binin me kamxhik ,e frynë e ben kacek,
trego,- i bërtisnin ,e zhdëpën,qeshqek,
-Përse ..?!!?..kishte humbur pulë në mëhallë..
Kur arratisej njeri, atë do zinin të parin,
e mbanin ,ta merrnin me anë,një javë në hetuesi..
e burgosën e ca kohë,kish thënë me shaka ca fjalë,
për rojen e Depos me mëhanë, e hante mishin të gjallë,...
Ishte i urtë i shkreti,pa fjalë ,s'ngatërronte njeri,
atij i shkreheshin,i binin samrit të trembnin gomarin..
në dasma lonte me shishkë me raki vallen e saroshit,..
vallja bëhej varg si patat, s'mbetej njeri e fëmijë...
Hidhej perdridhej ,sa i këputeshin oshkuret,
me bollka të rëna vertitej si kalë në lëmë i dehur,
ngatëronte devolliçen me beraçen ne këmbët,
binte në gjunjë ,fëmijët shkuleshin së qeshur ...
I shtënë pas kohës ,të tregonte motin,
dëgjonte pas lajmeve Petritin për natë,
e pyesni e ngacmonin, me shaka xha Malon,
kurrë s'e fyenin s'e ofendonin të gjorin..
Ecte serbes-serbes,me kokë përdhe,
përgjigjej serioz,qeshnim se belbëzonte,
-C'tha Petriti sot ,xha Malo,thona një fjalë
si do jete parashikimi moti nesër ??
Ia këpuste ndonjë të sharë...,
-"S'na lëshoi Petriti, mu... shi sot " ,
-Nesër kemi vronësira lokale,
shkërd.ata me shi, ( pak si banale )
ha,ha,ha,ha,ha aaaaaaaaaaaaaaa....
Kishit as kishit e ju një të tillë..?!
gurë xhevair, nishani ne faqe,
njeri më të mirë, se nishani i fshatit
shenjë jetë, dashurie dhe paqe...
p.s.
-Petriti-metereoligjisti i RTV Shqiptar vite më parë,që jepte parashikimin e motit,..
pa le, që e dinte se Petriti,e lëshonte shiun ,ku te deshte ai ,prandaj e shante,..
-shkërdhatë-femër e përdalë,...këtu për shtrëngatë, i ngatëronte se belbezonte,,,,
-falori- e folura dialektore e Devollit.
Mblodhi e shkroi
Luan Kalana
New York, USA