| E hene, 25.06.2012, 06:56 PM |
Golemi: Ju
rrëfej tragjedinë e Ganimetit, vajzës më të bukur të Tiranës
“I internuan në një fshat të Lushnjes, ku nënë e bijë u vetëflijuan”
Nga Albert Zholi
“Quhej
Ganimet Cuka, ndërsa Ismail Kadare në romanin e tij e quan Margarita. Ishte
vajza më e bukur e Tiranës, e lakmohej nga të rinjtë. Ishte e fejuar me një diplomat
anglez, por pas prishjes së marrëdhënieve, diplomati iku e Ganimeti mbeti vetëm.
Tentoi të arratisej por nuk mundi... E lakmoi për lidhje intime kreu i Degës së
Punëve të Brendëshme të Tiranës, por ajo refuzoi kategorikisht. Së bashku me të
ëmën e çuan në internim e për edukim në një fasht të largët të Lushnjes... Atje,
në kasollen ku u akomoduan, në pragmbrëmje, nënë e bijë flijohen..”.. Kështu
nis rrëfimin për ‘Telegraf’ shkrimtari, sportisti e komentatori Ahmet Golemi...
Konfirmuat
se në duar keni një roman që i kushtohet tragjedisë së vajzës më të bukur të Tiranës....?
-Po, ajo
bukuri e natyrës e kishte emrin Ganimete Cuka... Pati një dramë jetësore, pasi
i dashuri i saj, diplomat anglez, pas luftës iku nga Shqipëria... E dërguan në internim
nga Lushnja, ku ajo u vetëflijua atje së bashku me të ëmën...Për Ganimeten ka
shkruar dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare, duke e quajtur atë me emrin
artistik Margarita...
Të kthehemi
tek romani juaj dhe historia e vajzës më të bukur të Tiranës, të cilën ju thoni
se e keni njohur?
-Njeriu në
jete ka disa detyrime. Gjithmonë me ka ngacmuar deri në përkushtim ajo të cilën
e mishëroj në romanin që kam në dore e që ja dedikoj Ganimet Cukës, që mendoj
ta titulloj “Vila te Selvia”. Dua të theksoj këtu rolin e pashembullt negative
te Q.B, që u bë ferri i Ganimetit.
Cili është
ky personazh dhe çfarë lidhje ka me vajzën e bukur Ganimete e tragjedinë e saj?
-I them ‘Q’
personazhit, pasi në fakt qelbësirë ishte. Dramat jetësore të vajzës, por mbi të
gjitha epshet e këtij njeriu që kishte një emër konkret, që donte ta shfrytëzonte
bukurinë e vajzës, pas internimit për biografi, e çuan të renë në vetëvrasje...
Në këtë akt sublim dua te them se vetëvrasjet, janë në rritje për të qenë një motiv,
që njerëzit duhet të mendohen mirë përpara një akti te tillë... Këtë e them unë
që kam tentuar ta bëj lëtë akt dhe qe sot u bëj thirrje te gjithëve të jenë gjakftohte.
Kur qetësohen, të gjithë thonë që sa mire që nuk e realizuan atë akt...
Si e
sillni tragjedinë e Ganimetit në romanin tuaj?
-Vetëvrasja
është një gjest që s’duhet menduan. Ky eshte mesazhi i romanit. Dëshiroj që ky
libër të jetë si një pishtar për ata që duan të njohin veprimet kriminale,
antinjerëzore, te atij sistemi që çoi në vaje njerëz të tillë si Ganimeti. Romani
ruan një linjë të prekshme të realitetit te asaj kohe... Njëkohësisht, në libër
do të jetë dhe shtëpia e Ganimetit afër selvisë, të një martirje që është lënë në
harresë, pasi ajo me aktin që ndërmori, dënoi sistemin obskurantist, mos dëshirën
për plotësimin e qejfeve dhe dëshirave seksuale të shokut Q., kreut të Degës së
Brendshme të Tiranës... Gjithë Tirana e njihte këtë dëshirë seksomanie të shokut
Q. Pas tre ditesh, ajo u vetëflijua së bashku me nënën.
Konfirmuat
se për vajzën e bukur Ganimet dhe aktin e saj ka shkruar shkrimtari Ismail
Kadare?
-Ka qenë vajzë
e rrallë, ndoshta bukuri e papërsëritëshme, por dhe një njeri i tillë... Kanë shkruar
për ‘të, ka shkruar shkrimtari Agim Musta ka shkruar per këtë vetflijim. Por më
mire per këtë akt ka shkruar shkrimtari i madh Ismail Kadareja në romanin e tij
“Perballë pasqyrës së nje gruaje”.
Këndvështrimi
i Kadaresë për Ganimet Cukan?
-E ka
pare në këndvështrimin e një të riu dhe në roman i ka vënë emrin Margarita. Ismaili
e përcjell bukur shtëpinë ku qëndronte ajo përballë godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve
tek Rruga e Dibrës. Ai, në roman përcjell ato ngasjet e tij që i pëlqente një femër
e bukur, duke e parë se si ecte rrugës përballë Lidhjes. Ismaili nuk e njihte
me emër por në biseda e cilësonte femra e bukur përballë Lidhjes. I kishte vënë
një emër të tijin, Margarita. Bisedonte mes miqsh per të dhe pse nuk e kish
takuar asnjëherë. Janë ato ngasjet e një të riu që i pëlqen një femër.
Ikja e
Kadaresë në Berat në punë prodhuese, ja ‘largoi’ vajzën e bukur...?
-Ne kohën
që iku në Berat për lidhje me terrenin, Ismaili se pa më Ganimetin. Kur ishte në
Berat Ismaili vinte here pas here në Tiranë. Ishin vitet 1964-65. Një ditë kur
vjen në Tirane për punë, Ismaili takon Dhimitër Xhuvanin. Midis të tjerave
Dhimitri i flet Ismailit edhe per Ganimetin. I thotë gjithë historinë e saj
tragjike...
Cila është
kjo histori?
-Së bashku
me të ëmën, Ganimetin e kishin dërguar në Lushnje... Pas tre ditësh, ajo u vetëflijua
bashkë me të ëmën në një kasolle ku i kishin vënë per te jetuar.
Diçka për
njohjen me Ganimetin?
-Në rininë
time kam njohur një femër që quhej Ganimet Cuka, një nga femrat me të bukura të
Tiranës. Ishte një femër që rridhte nga një fmailje tregetarësh. Ajo kishte
studjuar në Institutin femëror “Nëna Mbretëreshë”. Ishte me nje kulturë të madhe.
Kishte nje ecje elegante dhe ishte fejuar me një atashe të ambasadës angleze në
Shqipëri, para dhe gjatë luftës. Pas prishjes së mardhënieve, ambasadat angleze
dhe amerikane u larguan nga vendi ynë. Kështu që dhe Ganimeti ngeli sërish
beqare...
Përse u
internua Ganimeti në Lushnje?
-Ganimeti
tentoi të arratisej dhe ka provuar terrorin psikologjik dhe seskual te hetuesve.
Ganimeti jetonte me të ëmën në qendër të Tiranës. Shtëpia e tyre ishte përballë
Lidhjes së Shkrimtarëve. Kishte dhe një aftësi për parukiere apo shërbime
estetike. Ishte ndoshta femra e parë në Tiranë që rregullonte nuset. Bënte lule
artificiale që i çonte në atë kohë në dyqanet që shisnin mallra artizane. Kishte
dhe një provokim nga kryetari i Degës së Brendshme të Tiranës. Në atë kohë godina
e Degës ishte tek Selvia. Ai qe quhej shoku Q., donte ta shtinte në dorë me çdo
kusht. Kjo dëshirë e tij ishte bërë prezent në gjithë Tiranën... Ganimeti, me së
fundi internohet se bashku me nënën e saj në një fshat të Lushnjës. Internimi u
bë Si pasojë
Dini
detaje të vetëflijimit?
-Aty në dyqanin
e fshatit ato kshin blerë litar, sapun dhe në darkë ishin vetëflijuar. Ganimeti
kishte lene nje letër per sigurimin e fshatit. Ishte nje vetëflijim krejt
sublime. Dy femra nënë dhe bije qe ishin dhe shoqe...
Çfar
shkruhej në këtë letër?
-Letrën e
saj e ka kërkuar me ardhjen e demokracisë, por s’është gjetur. Kryesorja është se
asaj ose atyre nuk u dihet as yarri. Kjo ngjarje e tronditi Ismailin. Ai në librin
e vete Ganimeten e thërret Margarita...
Dhimbja për
vajzën e bukur Ganimet, që vetëflijohet, nuk është një arst i vetëm... Pohuat
se dhe ju keni tentuar për një akt vetëflijimi?
-Po, ua
thash më lart. Por dhe vetëvrasja është një akt njerëzor. Një akt që ka një shtysë
dhe një justifikim.
Në çfar
rrethanash tentuat për vetëflijim?
-Unë e
kisha menduar dhe më para vetvrasjen pasi është absurde ta mendosh që në atë shoqeri
ku shkruhej “Njeriu është kapitali me i cmuar” shoqëria është më humane. Dënimi
im fillon kur isha gazetar ne Ministrinë e Arsimit dhe antar i Lidhjes së Shkrimtarëve
të Shqipërisë. Mua me arreston Operativi
i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe më rrasin në birucën nr 50 në burgun e Tiranës. Dhe
pikerisht aty pashë humnerën greminën e padukshme të jetës time. Ne ate birucë fillojne
hetimet. Hetues ka qene Fatos Trebeshina, njeri që mund të denonte dhe babanë e
tij vetëm për të arritur shkallët e larta të karrierës...
Sa zgjati
hetuesia juaj?
Plot 7
muaj. Muaj plot ankth dhe tmerr. Dhe sot nuk e di pse e kam bërë hetuesinë dhe
burgun. Mendoj se ndoshta që kam pas kunat Alfred Moisiun ish —ushtarak i lartë,
apo ndoshta dënimi im ishte për të trembur masën që ne dënojmë shkrimtarë pa
diskutuar të tjerë që gabojnë. Madje aty bënë përpjekje të me kalonin në agjenturë,
sa që hetuesi me la të kuptoj se do denohesh me pushkatim , pasi je një ndër
ata atentatorë që ke dashur të vrasesh Enver Hoxhën. Pra me çuan dhe me tej në hetuesi
duke me aluduar se gjoja isha agjent i UDB jugosllave... Kërkonin
depersonalizim... Më çuan disa herë në psikiatri... Këtu u detyrova të mendoj
vetëflijimin...
Sot jeni
penduar per nje akt të tillë?
-Sigurisht,
por duke e parë nga këndvështrimi i sotëm. Atëherë kushtëzimet ishin të tjera që
tentonin te të zvetënonin gjithçka. Duhet kujtuar se vetvrasjes është nje akt
ku njeriu ka krijuar nje vetëdije për çka ka marrë persiper. Mund të kujtojmë shkrimtar
të mëdhenj si Xhek Londoni, Ernest heminguej, Majakovski, që janë vetëvrarë. Kanë
qenë rrethanat të tilla por mendohet se ata kane arritur gjithçka në letërsi, s’kishin
me cfare te jepnin dhe arrinin në aktin final. Por mbi të gjitha kam një histori
që e kam përjetuar para arrestimit tim. Një ngjarje shumë tronditëse...
Përse bëhet
fjalë?
-Eshtë një
ngjarje shumë tronditëse, duke pasur parasysh se une kam përjetuar shumë vetvrasje,
nga njerëz të njohur në atë kohe si Aslian Rusi voleibollisti më i mire shqiptar,
vëllai i tij Mimi një basketbollist po kaq i mire. Që të dy u vetëflijuan njeri
pas tjetrit Si pasojë e persekutimit, që atëherë ishte pjese e shoqërisë... Faik
Ballanca dhe Viktor Qurku, ishin dy vetëvrasjet më të çuditshme të kohës. Ishin
dy krijues që e bënë këtë akt në mënyrë shumë misterioze. Njeri u vetëvra me çifte
dhe tjetri u hodh ne greminat e Lukovës buzë ujit....
DETAJ 1
GANIMET
CUKA
Ganimet
Cuka, sipas bashkëkohësve, ishte ndër vajzat më të bukura të Tiranës, e lakmuar
nga djemtë. Ajo kishte qenë e fejuar me një diplomat anglez, i cili, me
prishjen e marrëdhënieve shtetërore, u largua nga Shqipëria. Me brengën e
ndarjes dhe me dëshirën për jetë të lirrë, vajza e bukur Ganimet tenton
arratisjen. Por kapet dhe i nënshtrohet kaluari.
DETAJ 2
INTERNIMI
Kadare e
kolegët e tij, nuk shikojnë më që para godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve vajzën
më të bukur të Tiranës. Së bashku me të ëmën, ajo ishte dërguar për internim në
një fshat të thellë të Lushnjes. Ndërkohë, Ganimeti është përballur me këmbënguljen
e Kryetarit të Degës së Brendshme të Tiranës për marrëdhënie intime, gjë të cilën
e ka refuzuar kategorikisht.
DETAJ 3
TRAGJEDIA
Është dita
e tretë që nënë e bijë janë dërguar në fshatin e Lushnjes për internim dhe janë
akomoduar në një stallë. Është viti 1964. Përballë dramave jetësore, pamundësisë
për të qenë të lira, nënë e bijë, ndërmarrin vendimin fatal... Së bashku shkojnë
në dyqanin e fshatit, blejnë sapun e litarë dhe rikthehen në kasollen... Aty,
Gnimeti dhe e ëma vetëflijohen...
SOM 1
“Ishte një
femër që rridhte nga një familje tregtarësh. Ajo kishte studiuar në Institutin
femëror ‘Nëna Mbretëreshë’. Ishte me një kulturë të madhe. Kishte një ecje
elegante dhe ishte fejuar me një atashe të ambasadës angleze në Shqipëri, para
dhe gjatë luftës. Pas prishjes së marrëdhënieve, ambasadat angleze dhe
amerikane u larguan nga vendi ynë. Kështu që dhe Ganimeti ngeli sërish beqare...”
SOM 2
“I kishin
hipur të dyja në një kamion, dhe i kishin çuar në një katund të humbur të Lushnjës.
Atje, pasi u kishin thënë se këtej e tutje duhej të riedukoheshin, duke punuar
në kooperativë... Ato nuk kishin thënë asgjë. Kishin rregulluar plaçkat në barakë….
Kishin shkuar gjer tek shitorja e kooperativës për të blerë ca gjëra. Atje, me
sa dukej, kishin blerë midis të tjerash litarin dhe sapunin…”
FAQE 2
Tragjedia
e Margaritës në romanin “Përballë
pasqyrës
së një gruaje” të Ismail Kadaresë
...Dy ditë
përpara Vitit te Ri u ktheva në Tiranë. Qyteti m’u duk i huaj, i vëngër. Dola nëpër
ca rrugë anësore me shpresë se mos takoja ndonjë të njohur, por nuk gjeta kërkënd.
Me siguri të gjithë fshiheshin. Nga një zyrë poste, ku nuk kisha hyre kurre, i
telefonova
shokut të zyrës, me shpresë, se ndoshta ishte kthyer edhe ai për të kaluar
Vitin e Ri në familje. Njoha zërin e nënës së tij, që në krye më tha se nuk
ishte aty. Pastaj, kur e mori vesh kush isha, ma dha. Pas pak ishim të dy në rruge,
të mbështjellë me palltot e gjata si dy humbameno, duke tëshirë e duke thithur
hundët. Me zërin e ngjirur nga rrufa këmbyem të rejat e fundit, kryesisht ato që
kishin lidhje me qarkullimin. - Asnjë shenje zbutjeje,-tha shoku im,- përkundrazi.
Ndërsa
ndizja një cigare të dyte, ai me pyeti:
- E more
vesh për Margaritën?
-Jo,-i
thashë— çfarë?
Kishim
kohë që nuk e kishim zënë në gojë dhe zemra me ndolli për keq.
- I hoqën
edhe ato, nënë e bije, - vazhdoi ai.
Aha, ia bëra
me vete.
- Po s’është
vetëm kjo, - vazhdoi. — Puria e tyre përfundoi në tragjedi. Tragjedi?- pyeta.- Tragjedi
e kujt?! Fol me
qartë.
- Margarita
me të ëmën, - tha ai — kanë vrarë veten të dyja. Më mbeti fryma. Nuk isha në gjendje
të thosha asgjë. Pa pritur ta pyesja ai me tregoi vetë, me një lodhje në zë, atë
që kishte ndodhur. I kishin hipur të dyja në një kamion, bashkë me plaçkat dhe
i kishin çuar në një katund të humbur të Lushnjës. Atje, pasi u kishin thënë se
këtej e tutje duhej të riedukoheshin, duke punuar në kooperativë, u kishin dhënë
edhe banesën: një barake të vogël. Ato nuk kishin thënë asgjë. Kishin
rregulluar plaçkat në barakë, pastaj po atë pasdite, kishin shkuar gjer tek
shitorja e kooperativës për të blerë ca gjëra. Atje, me sa dukej, kishin blerë midis
të tjerash litarin dhe sapunin…