| E shtune, 23.06.2012, 02:56 PM |
 Madhështia
nuk matet me metra, por  me vepra
Madhështia
nuk matet me metra, por  me vepra
"LULJA LA LULISHTEN" ADEM BERISHA
Shkruan: Shaban Cakolli
Arti është
padyshim njëri nga mënyrat më thelbësore,për zbulimin dhe ndriçimin e së vërtetës,kurse
e vërteta është  vlera më e lartë e
shpirtit të njeriut.Poezia për shkak të natyrës së  vet 
specifike,shquhet si instrument për zbulimin dhe dhënjen e së vërtetës, romantike
dhe estetike.Megjithatë  nuk  janë edhe raste të rralla,kur poezia  synon zbulimin e të  vërtetës së hidhur.Poezitë e tilla dalin disi
të rënda.tronditëse dhe tragjike.Tragjike 
nga se vet e vërteta  për  njeriun është e tillë.
Miku,veprimtari
dhe  krijuesi ynë  i shquar 
Adem Berisha,ishte ndërmjet këtyre dy 
llojeve të poezisë.Ai ka shkruar tri përmbledhëje me poezi:"KRENARIA
DHE PIKËLLIMI";"LULJA  LA
LULISHTËN" dhe"PËRBALLJE".
Në librin
e parë"KRENARIA DHE PIKËLLIMI,nuk do të zgjërohemi,nga se kemi shkruar herë  më parë,por 
vlenë  të  ceket se në këtë  libër fund e krye ishte  ngarkuar me një qark preokupimesh.Vetëdija e
poetit   vihej  mbi 
historinë,bashkëkohësinë,problemet
shoqërore,psiko-sociale  dhe 
etike.Menjëfjalë  poezia e
tij  vihej në shenjë  të mardhënjeve njeri-kohë. Po i kthehemi përmbledhjes
tjetër të Adem Berishës"LULJA  LA LULISHTEN":Kjo
përmbledhëje bie në grupin  tematik të dhimbjeve,karakteristikë
qëndrore
e temës del"DIELLZA",e mbesa e 
poetit,një  lule e shkëputur  nga lulishtja në  moshën 
më të njomë,kur  duhej të rritej në  mes luleve tjera,por një dorë e pakujdesshme  e shkëputi padrejtësisht  nga lulishtja!
Problemi  jetë-vdekje,çështjet meta-fizike të ekzistencës,dhëmbja,vetmia,shpresa  shfaqen 
si vargje tematike që deri në fund 
lidhen  me një temë bazë.E vërteta
që na e zbulon  kjo poezi,është një e vërtetë
e hidhur,pranë të cilës poeti kërkon shërim plagësh.
Libri"Lulja
la Lulishtën",e poetit  Adem Berisha
është një temë  mbi dhimbjen,një dhimbje  e thellë e cila lidhet  me mungesën e njeriut më të dashur.Ajo nxitë për
meditim,për të përshkruar  dramën shpirtërore
me një ligjerim  konkret,i  liruar nga
figuracionet  e tepruara,por fund e krye e veshur  me një petk të bukur  poetik.Situata jetësore ndeshet  me dramën 
e shpirtit të poetit,ku poeti përballë 
dhimbjeve qëndron burrërorë i palëkundur.Dhembja,regjinë e  së cilës e ka bërë jeta,kurse
regjbërës
dhe gjirues është vet poeti.Lidhshmëria 
e temave është vet"Djellza" lulja e  lulishtes.Autori  nxjerr 
dhembjen  dhe  vargëron poezi për poezi.Lexuesi ka për të u
ndeshur në  poezitë  e dy rrafsheve paralele.
Libri është  i ndarë në dy cikle:Në ciklin  e parë vet poeti  është  vetja
e  parë,ku shtron tematikën  e dhembjes të një  luleje 
të nxjerrur padrejtësisht  nga
lulishtja.Cikli  i dytë"SË BASHKU PËR
DJELLZËN",sikur i tëri  kodon në shenjë
të dialogut të poetit
me miqët  tjerë  poet.Adem
Berisha,i cili  ka një muaj që nuk
jeton  mes nesh,ishte  i rrethuar me miq,poet,krijues,artist,të cilët
ndanin dhimbjen për  Djellzën me  bacen Adem dhe kanë thurur vargje për Djellzën.Vargje
për  Djellzën kan thurur:
Arlind Gashi,Erëmira  Masha,Këze(Kozeta)Zylo,Alma Papamihali,Sh.Cakolli,Naser  Gashi,Arjola Ziu,Mirjeta  Shala,Xheladin Hamza;Agim Metbala,Ferit
Ramadani,Irena Haska;Sonila Memoci,Lediana Kapaj,të cilët ndanin dhe lehtësonin
dhimbjen
me bacen
Adem dhe përmbyllin kapitullin e dytë"Së bashku për Diellzën".Jeta
dikur ikën, njeriu përmes veprave jeton",thoshte miku ynë i çmuar dhe shumë
i dashur baca  Adem.Ai një muaj më parë u
nda nga jeta,por miqësia e tij e ngrohët me ne,
veprat që
na i ka lënë,kujtimet me te,e bëjnë të pavdekshëm dhe do të çmohet,kujtohet e
rrespektohet  nëpër breza.Një javë para
se të ndahej nga jeta i madhi baca 
Adem,botoi  librin"PËRBALLJE".Ky
libër sjell mesazhe të qarta gjatë  rrugëtimit
të
shoqërisë
sonë historik,mesazhe këto për kapjen e bërthamës,ku synim i saj është ndreqja
e  defekteve të shoqërisë,ndërtimi  i saj në baza të  shëndosha për një të ardhme të ndritur  të shoqërisë dhe vendit.Libri i tij është  një libër me 
vulë poetike,
por në këto  momente 
të ndarjes  nga ai,as dora nuk
gjenë forcë të  e përshkruaj.Baca e
kishte traditë që librat të ua dërgonte miqëve.Kur më dërgoi këtë libër ajo çka
më shqetësoi së tepërmi ishte se baca më kishte lënë këtë mbishkrim:
"Kujtoje  bacën Adem,edhe kur  ai të mos jetë  më"!Ajo çka kam mundur të kuptoj  nga miqët,të gjithëve ua ka lënë  këtë mbishkrim:Kjo më nxitë  të mendoj se baca kishte ndier këtë parandjenjë,sikur
poetët janë sikur profetët,ata kanë parandjenja
dhe kur
ato të ndodhin të lënë  njollë  në zemër.Ne asnjëherë nuk kemi pritur,kurrë nuk
na ka shkuar mendja se baca këto momente do të ndahet nga ne,andaj  kjo dhimbje na përvëlon.Bacë Adem Berisha
tani fizikisht  nuk jeton  me ne,por miqësia,ngrohtësia
,kujtimet,veprat
që na i la,e bëjnë  të pavdekshëm,veprat
e tij do të jetojnë  nëpër breza.