| E shtune, 23.06.2012, 01:35 PM |
Poezi nga Xhevahir Cirongu
Në gjirin e erës
Një rreze dielli
Lindi e ra,
Mbi dallgët e detit
Diçka ajo tha:
Dega e ullirit
Vaj pse nuk ka?
Erdhi e ngrohu
Dy zemra pastaj…
Dhe lotët e natës
Në faqe i ngriu e i thau.
Në supet e mija
Kujtimet u rrudhën,
Në gjirin e erës
Pas kaq vitesh u futën..!
Durrës,20.06.2012