| E diele, 24.06.2012, 07:55 AM |
A i
meritojmë ne shqiptarët heronjtë që kemi?
Nga Elvi Sidheri
Dikujt
kjo ndoshta do t’i dukej një pyetje në mos retorike, deri diku edhe provokuese.
Qartësisht
dhe pa qoftë edhe një fije dyshimi, ky nuk është qëllimi as për së largu.
Heronjtë
tanë, tashmë prej vitesh, shekujsh e kush e di edhe mijëvjeçarësh, kanë kohë të
mjaftueshme që përbalten me përpikmëri të “admirueshme”.
Ky nuk
është qëllimi im kurrësesi.
Por
shumëçka më vjen ndër mend, ndërsa vihem të mendoj për ato personazhe historike
të cilët Shqipërinë e kanë transportuar përpara gjatë rrjedhës së saj të
trazuar ekzistenciale.
Sepse
ujërat ku shqiptari dhe vendi i tij kanë notuar, rrallë herë kanë qenë të qeta
e po aq të paqta.
Përgjithësisht
“vorbullat”, ku ose jemi futur vetë me këmbët tona, ose siç rëndom ka ndodhur, na
kanë futur me pahir të tjerët, ato gati përherë kanë qenë të trazuara, si vrima
të zeza, nga të cilat kemi dalë të vrarë në trup e shpirt dhe thellësisht të
dëmtuar në ndërgjegjen tonë nacionale.
Nga ato
stuhi e uragane kohore, kemi dalë prej forcës tonë jetësore, e cila është
formësuar me shpirtin e shqiptarit, qëkurse njerëzit e parë të rracës sonë
pellazge, arritën mjëra vite më parë në ato toka të cilat ende sot shërbejnë si
“habitati” ynë natyral.
Heronj
kanë qenë gjithë ata njerëz me gjak të njëjtë si i yni, të cilët përgjatë
mugëtirave të historisë, ja kanë dalë që t’a imponojnë prezencën tonë në këto
territore dhe mos t’a lejojnë farën tonë ilire, që të zhduket njëherë e mirë.
Prandaj
në idenë time, çdokush që është quajtur me vullnetin e tij të lirë “SHQIPTAR”, ka
jetuar denjësisht si i tillë dhe në atë mënyrë ka lindur e rritur edhe fëmijët
e tij, të gjithë këta njerëz brez pas brezi, e kanë merituar të njihen si
“Heronj” të vërtetë.
Kushdo që
ka respektuar gjakun shqiptar i cili i ka rrjedhur krenarisht ndër vena, ka
merituar të gjejë pjesëzën e tij personale, në të kuqen e flamurit tonë.....
-Është
aty ku gjendet memoria e ekzistencës së tij si bir i këtij populli të lashtë, atje
është përjetësuar bashkë me atë simbol të tonin kombëtar, i cili i ka prirë
shqiptarëve në secilën betejë a arritje të tyren prej ngritjes së tij të parë
në Krujë në 28 nëntor të 1443-shit.
Në ditët
e sotme, do konsiderohej që jemi disa miliona njerëz që mund t’a mbajmë me nder
epitetin “Heronj”, për shkak të ruajtjes së identitetit tonë dhe të mos hedhjes
poshtë në mënyrë tejet të turpshme, të asaj trashëgimie që të parët tanë na
kanë lënë pas.
Në
këndvështrimin tim, heronjtë nuk dallohen vetëm prej gjesteve të tyre sublime
në fusha betejash, cepash të thepisura malesh, apo përballje në fusha të hapura
me armikun.
Të tilla
raste dhe njerëz, tradita jonë shqiptare ka me shumicë, i njohim ne sot ata apo
jo!
Por
statusi i heroit të përditshëm, sipas mendimit tim modest, zbret dhe bëhet më
tokësor dhe realist, sa më tepër që ne
depërtojmë në përditshmërinë e shqiptarit të thjeshtë.
Njeriut i
cili ka për t’u ballafaquar me çfarëdolloj vështirësie ditore.
Njeriut
që rrallë ushqen besim ndaj shtetit të tij dhe institucioneve të cilat
konsiderohet (shpesh shumë gabimisht) se duhet të jenë përfaqësueset e tij.
Njeri që
jetesën e ka të ndarë midis fëmijësh për të rritur mes njëmijë problemesh, kulture
për t’u dhënë atyre, pune për të gjetur e kryer vetë dhe sa e sa kërkesash të tjera
të përditshme ndaj të cilave duhet të përgjigjet, gati gjithmonë pa ditur se
si?!
Prandaj
çështjet e nacionalizmit a nderit kombëtar, rrallë dalin në vend të parë tek
popujt si i yni, ashtu siç jemi në një gjendje të vazhdueshme kërkimi për të
shtyrë edhe ditën apo muajin e rradhës, pa pasur mundësinë e sigurinë për të ardhmen.
Kështu
qëndrojnë punët.
Siç thotë
populli ynë me një tjetër shprehje të tij inteligjente...:”Aty fle lepuri”!
Shumëkush
mund të mendojë se kjo është një dobësi e jona, një lloj mungese e shtyllës
kurrizore të ndërgjegjes sonë kombëtare, gjë që shkakton pastaj edhe probleme
nga ato tipiket shqiptare, të cilat mirë i njohim të gjithë ne.
Dhe ka
shumë mundësi që kjo të jetë e vërteta!
Ka
mundësi që ndërgjegjësimi ynë të ketë zbritur në nivelin e “unit” personal dhe
të familjeve tona.
Por ky
nuk është aspak një fenomen i ri dhe as mund të pohohet që si dukuri t’a kemi
importuar totalisht nga Perëndimi, i dalluar për kompetivitetin mes individëve,
izolimin shoqëror dhe idetë mjaft egoiste lidhur me zhvillimin individual dhe
social të atyre shoqërive.
Tek ne
nuk ka ekzistuar një politkë apo strategji e mirfilltë shtetërore apo kulturore,
e cila t’ia ketë induktuar popullsisë një këndvështrim të tillë ndaj
realitetit.
Gjërat
kanë rrjedhur vetë në atë drejtim si pasojë e shumë zhvillimeve të njëkohëshme
dhe sot ndodhemi në këtë pikë që jemi.
Por ajo
që mund të vihet re pa frikë, është që ndërgjegja jonë kombëtare, edhe nga këto
vite demokratiko-kaotike, s’ka pësuar aq dëmtime sa ç’dikush do kishte menduar
a predikuar!
Jo, kjo
gjë nuk ka ndodhur e për fat të Zotit, as mund të verifikohet mes njerëzve që
janë, ndihen, mendojnë e flasin si
shqiptarë.
22 vjet
pas rënies së regjimit totalitar në Shqipëri, shumë gjëra të pakëndëshme kanë
ndodhur me siguri.
Mjaft punë
kanë shkuar keq e shumë kohë është humbur nëpër labirintet e pafundme të
stisjes së krizave e çështjeve inekzistente, të cilat i kanë rënduar kurrizit
të shumëlodhur e të kërrusur të shqiptarit.
Shumëkush
ka vendosur që këtë vend t’a lërë përkohësisht apo përgjithmonë.
Pushtetet
janë ndërruar, politikat kundrejt shumë sferave të jetës sonë, kanë ndryshuar e
evoluar.
Por ajo
që s’ka lëvizur, është forca e paimagjinueshme e qënies sonë shqiptare.
Ai regjim
që kaloi, na ra aq shumë në qafë, sa rreth 50 vjetëshi i i sundimit të tyre, na
imponoi një frenim tjetër në garën tonë të çmendur me kohën, për të arritur
hapin jo vetëm ekonomik po mbi të gjitha mendor dhe kulturor e intelektual të
zhvillimit të Europës, nga e cila kriminalisht ishim ndarë me dhunë, gjatë 4
shekujve e gjysëm të errësirës osmane mbi trojet tona.
Por në
atë kohë, e cila perëndoi përfundimisht dy dekada e ca më parë, disa gjëra
thuheshin hapur e nuk gënjehej kaq paturpësisht sa ç’bëhet sot ditën për diell.
Librat
tanë të historisë, na tregonin kush ishim e nga vinim.
Na thuhej
me të vërtetë çfarë historie kishim, kush ishin stërgjyshërit tanë, me kë dhe
ndaj kujt patëm luftuar dhe në fund niste ndërhyrja “arnuese” në librat e
historisë, aty ky udhëheqësisë komuniste të kohës, fillonte t’i prekej interesi
i saj i ngushtë.
Aty
fshiheshin emrat e nënshkruesve të Deklaratës së Pavarësisë në 1912-ën, apo
përgojoheshin dhe shpalleshin armiq
gjithë nacionalistët jokomunistë, të cilët regjimit nuk i dilnin të favorshëm
ndaj qëllimeve dhe vizioneve të tij.
Aty
mbreti Zog, deklarohej si “satrap” etj, Gjergj Fishta si filofashist e i biri i
Abdyl Frashërit, Mit’hat Frashëri, ky njeri jashtëzakonisht i kulturuar e
erudit, posedues i një bibiloteke madhështore, i servirej dijenisë popullore, si
tradhëtar i kombit e injorant.
Por atij
regjimi, historia i leverdiste “me ndërhyrje” deri në atë pikë kur ajo
përplasej me interesat e partisë dhe të përfaqësuesve të saj.
Davutoglu
e pasuesit e tij, t’ia tregojnë tjetërkujt gënjeshtrat për atë që neve paskemi
mësuar historinë e Enverit në shkolla dhe prandaj s’i duam turqit dhe bijët e
tyre renegatë.
JO, historinë
e partisë e mësonim vërtetë, por gjithëçka kishte ndodhur para 1912-ës, e kemi
mësuar me realizëm të admirueshëm edhe atëherë.
Për më
tej, ne mësonim në shkolla se vinim nga Ilirët e lashtë, na flitej për
paraardhësit tanë sipas të gjitha të vërtetave të cilat deri në atë moment koha
i njihte dhe i kishte verifikuar.
Nuk na
mashtronte njeri për mesjetën tonë, për osmanët e Skënderbeun dhe po aq me
realizëm historik, na tregoheshin edhe ngjarjet e Rilindjes sonë Kombëtare.
Për
1912-ën na thuhej nëpërmjet të dhënave të plota dhe të vërtetuara, se si kishin
rrjedhur ngjarjet deri në 28 nëntorin e 1912-ës dhe po ashtu tipat atdheshitës
si Esat Pasha, merrnin edhe historikisht plumbin e turpit, si ai që Avni
Rustemi qëlloi në Paris në 1920-ën, ndaj këtij prototipi të bukëshkalit
shqiptar.
Tani, çfarë
po ndodh këtu e njëzet vjet?
Mos jemi
përmirësuar gjë ndopak?
Kemi
ditur gjë që të rregullojmë e studiojmë gabimet e qëllimshme që regjimi
totalitar na la trashëgimi në mësimin e historisë sonë?
Pa qenë
sidoqoftë një specialist i fushës në fjalë, pra historisë, sërish shumë pak do
të thosha!
Në vend
që të thellojmë njohjen me historinë tonë para çlirimit nga ombrella e rëndë
dhe e prapambetur turko-osmane dhe njëkohësisht, të shmangim mashtrimet e
komunistëve për ngjarjet pas pavarësisë dhe figurat jokomuniste të cilat
regjimi i baltosi për shumë kohë, neve jo vetëm që s’i bëjmë këto gjëra, por jo
rrallë ka nga ata që i hyjnë me zell barbar të shkatërrojnë edhe ato që tashmë
dimë dhe që na nderojnë historikisht.
Ndaj them
dhe ashtu mendoj vërtet, se pyetja fillestare e këtij shkrimi, lidhur me
meritimin apo jo të heronjve që ka populli dhe vendi ynë, lind spontane dhe
është e mirëbazuar!
Atëherë
Avni Rustemi, qëlloi për vdekje në mes të Parisit Esatin që mbahej për Pasha
(dhe që si pashallëk të tijin privat, kishte pasur në mend të shpallte Shqipërinë e
Mesme, që do të mbeste e pashitur tek fqinjët nga vetë ai)!
Ai
(Avniu) zbrazi armën e tij mbi personin që kishte shitur Shkodrën tek malazezët
dhe i cili kishte hyrë në marrëveshje të ulëta me secilin nga pushtuesit e
shumtë të vendit tonë.
Pashai pra i cili kishte luftuar princin gjerman të
caktuar nga fuqitë e mëdha për atdheun tonë të porsalindur dhe i cili kishte
mbajtur krahun e DumBabistëve fondamentalistë filoturq, gjatë revoltës së tyre
prapanike dhe të përgjakshme, me objektivin e kthimit të murtajës osmane në
trojet tona.
Njeri i
cili nga historia serbe, ende sot po të vihesh e të lexosh të dhënat e tyre, njihet
si aleati i vetëm i rëndësishëm që kanë pasur në Shqipëri gjatë epokës së
ngatërruar të viteve pas-pavarësisë dhe Luftës së Parë botërore.
Njeri të
cilit i njohin meritën e mbështetjes së ushtrisë serbe, gjatë tërhqjes së tyre
të rraskapitur nëpër territorin shqiptar në dimrin e 1915-ës.
Ja çfarë
thonë vetë serbët për këtë njeri dhe ato ngjarje...:”Nakon što se srpska vojska
privukla pod pritiskom evropskim silama, u Dra?u je ostavljena pro-srpska vlada
Esad paše Toptanija, koga je oružjem i novcem pomagala Paši?eva vlada.
Kjo në
shqip do të thotë:”Pasi ushtria serbe u tërhoq si pasojë e presionit nga Fuqitë
e Mëdha, në Durrës u la qeveria pro-serbe e Esat pashë Toptanit, e cila
ndihmohej financiarisht dhe me armatime nga qeveria e Nikolla Pashiçit.
Dhe me
tej vazhdon kështu...:”U Albaniji su upu?ene manje srpske snage kako bi
obezbedile južne granice Srbije, i pomogle Esad paši u borbi sa njegovim
suparnicama.....!
Që në
shqip domethënë...:Në Shqipëri u nisën trupa të serbe që të siguronin kufirin
jugor të Serbisë (diku nga lumi Shkumbin sipas tyre) dhe që të ndihmonin Esat
pashën në luftë me kundërshtarët e tij.
Dihen
botërisht paktet tradhëtare të Esatit me Nikolla Pashiçin, ashtu siç dihet edhe
“Pleqësia” turkomane e përbërë nga analfabetë të shumtë fshatarë, agallarë e
klerikë të frymëzuar prej tij, e cila kundërshtonte qeverinë e Ismail Qemalit
në Vlorë dhe mbillte përçarje mes shqiptarësh, duke quajtur si të pafe gjithë
nacionalistët antiturq të kohës dhe çdo shqiptar tjetër të feve që s’i ishin
prurë nga turqit.
Kjo
“gjindje” e drobitur nga largimi i turqve, i kërkonte Esatit që të merrte
frerët e situatës në duar deri në ardhjen e ndonjë
Siç
thoshte Mit’hat Frashëri, njeriu i nëmur për shumë vite nga komunistët më pas, dhe
i cili ende nuk e ka rimarrë rehabilitimin historik që vërtet
meriton.....:”Esat Pasha, u bë foleja drejt së cilës rrodhën gjithë ç’mund të
kishte të keqe në Shqipëri:tradhëti, konservatorizëm, ambicie, lakmim, frikë
prej dritës së të mirës.Ai u bë qëndra e të gjithë atyre që ndiqnin një qëllim
kundër Shqipërisë.Fuqia e tij vinte sa nga shkaqet e brendëshme, sa prej
relacioneve të jashtme, mbi intrigat që kishte lidhur me Serbinë e Malin e Zi, pa
vonuar shumë u shtuan edhe ato me Greqinë.
Qytet që
e shiti tek sllavët malazezë për rreth 80’000 lira turke të kohës, siç thonë
burimet Britanike për shembull.
Ai akt
madhor për botën shqiptare, bëri bujë të padëgjuar atë kohë jo vetëm në
Shqipëri, por gjithëkund nëpër Europë dhe si vepër ajo do të përshkruhej në
mënyrë të tillë nga avokati i trimit shqiptar gjatë gjyqit në Francë...:”Si
krim pasional, me nxitjen dhe shtytjen e një populli të tërë”!
Siç
thuhet nga burimet e huaja për këtë ngjarje, ajo u pa si një heroizëm dhe si
një sinjal i përçapjes së borgjezisë së re filoperëndimore kundër traditave turko-feudale të Shqipërisë dhe si
një urë dhe etapë themelore në kalimin e vendit dhe shoqërisë tonë, në tranzitimin
drejt vlerave të reja demokratiko-borgjeze.
Avniu
ishte djali nga Libohova fisnike, drejtues i patriotëve të “Djalërisë së
Vlorës”, antar që në moshë të mitur i çetës legjendare të Çerçiz Topullit dhe
përfaqësues i spikatur i rinisë dhe i mendimit intelektual të kohës kur jetoi
dhe punoi.
Fjalë të
tijat, tingëllojnë
Ai citohet
të ketë shkruar...:”Kur qeveria, nuk plotëson nevojat më me rëndësi që ka kombi,
atëherë kjo nevojë do të realizohet me interesimin e pjesës së organizuar të
popullit e t’a bëjmë qeverinë që t’a ndjejë këtë nevojë”!
Sa
aktuale dhe realiste duken këto fjalë edhe sot, 88 vjet të gjata pas vrasjes së
tij dhe shuarjes së asaj jete të re, që sidoqoftë nuk mundi dot në asnjë mënyrë
të ndalë përhapjen e mendimeve, idealeve
dhe qëllimeve të atij personazhi karizmatik të historisë shqiptare!
Por para
pak ditësh, kur koinçidonte data e vrasjes së Esatit nga dora patriote
shqiptare e Avniut, askush nuk u kujtua për këtë vepër dhe për kurajon e
guximin e pashoq të atij djali të ri.
Asnjë
televizion s’i kushtoi qoftë edhe ndonjë minutëz të shkurtër nga programacioni
ditor, përkujtimit të kësaj ngjarje.
S’u gjend
mbi dheun shqiptar atë ditë, asnjeri që t’a ndjente nevojën të fliste për këtë
vepër dhe rëndësinë e saj për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe për
raportet e vendit tonë me rrjeshtin e gjatë të tradhëtarëve të këtij kombi, të
cilët rrallë kanë marrë dënimin e merituar si në këtë rast specifik.
Ndoshta
po ia ha të drejtën dikujt me këto fjalë, ndoshta dikush në ambiente private a
atdhetare, nga ato që nuk kanë akses në ekranet televizive apo skenat e mëdhaja
publike, edhe e ka kujtuar Avniun dhe guximin e tij!
Por
thelbësisht, si në shumë raste të tjera, shtetit dhe shumëkujt, për këtë gjë, këtë
akt dhe këtë njeri, as që iu bë vonë fare, as që e çanë lehtësisht kokën për
t’i kujtuar, qoftë edhe për të “larë gojën” siç thotë gjithmonë populli, burim
i pashtershëm shprehjesh të përshtatshme në të tilla raste.
Kjo është
përgjithësisht mënyra se si neve përballemi me historinë tonë dhe sigurisht
edhe me protagonistët të cilët atë histori e kanë bërë dhe shkruar me veprat
dhe punën e tyre vetëmohuese, shpesh deri në flijim.
Trimat si
Avni Rustemi, apo edhe shumë të rinj të tjerë që vitet më të mira të jetëve të
tyre ia dhuruan atdheut, kishin luftuar në atë periudhë, për fat të keq me të
njëjtat fenomene me të cilat, një Zot e di se përse, edhe neve kaq breza pas
tyre, akoma ballafaqohemi.
Sot si
edhe atëherë, veprimet që synojnë afrimin e Shqipërisë dhe çështjes tonë
shqiptare me Perëndimin dhe në përgjithësi nacionalizmi modern shqiptar, shihen
nga bashibozukët turkomëdhenj tani, siç bënin esadistët DumBabistë dikur, si
lëvizje e pafe që ata i largon pakthyeshmërisht nga mëma Turqi dhe sulltanizmat
e anadollizmat e shumta që vijnë erë të keqe orienti osman.
Revolta
Haxhi Qamilase, kishte udhëheqës të ndryshëm në plan të parë dhe Esatin në prapaskenë,
por kryesisht përbëhej nga xhonturq, panturkistë e antishqiptarë të tjerë, si
dhe përfaqësuesit e disa ngulimeve sllavishtfolëse myslimane, të ardhur rishtaz
në vendin tonë.
Por
qëllimet e saja ishin në të njëjtën sintoni dhe valë mendimi me turkofilët e
antishqiptarët e sotëm shqipfolës.
Dhe për
konçidencë të fortë, prapa asaj kryengritje të turpshme antikombëtare, qëndronin
agjenturat serbe, turke e greke, siç edhe sot qartësisht pas shumë “lëvizjeve”
të tilla qëndrojnë po të njëjtat shërbime sekrete dhe agjentë të vendeve të
tjera tej në lindje të Turqisë, tek ajatollahët buzë Gjirit Persik.
Në fund, në
1914-ën, diku nga data 6 shtator e atij viti, kryengritësit filoturq kapën
Durrësin dhe brohoritën me forcë drejt qiellit plot re të një Shqipërie të
pushtuar, vrarë e copëtuar, emrin e sulltanit dhe ngritën me shpejtësi flamurin
e dashur (për ta) turk!
Gjë që e
përsëritën figurativisht, disa turqdashës të tjerë vjet, në stadiumin e ekipit
tonë kampion në futboll, të cilët përballjen me një skuadër qipriote, e shfrytëzuan
për të shfaqur dashurinë e tyre të pakufishme ndaj “vëllezërve turq” dhe
çështjes së tyre të pazgjidhur në Qipro, ishullin e perëndisë së lashtë
Afërdita (afër-dita, pranë ditës në shqip).
Vend ku
turqit si shumëkund tjetër janë veçse pushtues dhe asgjë tjetër.
Aty këta
pseudo-shqiptarë, gjetën rastin të ringrenë brenda një stadiumi tonë, flamurin
turk, të cilin e kishin lidhur bashkë me atë shqiptar dhe e plotësonin
veprimtarinë e tyre jashtëqitëse, me një
diçiturë debile ku thuhej se Qipro është Turqi!
Kuq e zi
e quanin veten këta njerëz, që normalisht s’kanë fare të bëjnë me ngjyrat e
flamurit tonë, por maksimumi të zezën e kanë si korba të zinj që janë vetë dhe
të kuqen mund t’a kenë huazuar nga flamuri turk para të cilit falen natë e
ditë.
Këta
“patriotë të vërtetë” turq, sepse vetëm të tillë mund të kenë qenë, përderisa
shqetësimi i tyre më i madh doli të ishte se deri ku shtrihej territori i nënës
së tyre të vërtetë Turqi e jo atdheu i tyre i supozuar shqiptar.
S’e vë
aspak në dyshim, se në ëndërrat më fatlume të gjithë turkdashësve në anët tona,
kjo është ëndërra e tyre më e bukur “në diell”.
Kjo datë
e largët e 1914-ës, me siguri e kalon për nga rëndësia, në peshoren e tyre të
mbrapshtë historike, edhe pushtimin e Krujës nga osmanët në 1878-ën.
S’ka datë
e ditë më emblematike për ta në jetë.
Esat
Pasha është heroi i tyre i vërtetë, figura e venerueshme nga i cili marrin
shembull përgjatë veprimtarive të tyre agjituese dhe përçarëse që si përherë
synojnë rikthimin nën hijen e përjetshme turke.
Por si
atëherë, për ta arritur këtë qëllim “madhor”, tipat e tillë që i ngecen vendit
tonë nëpër këmbë si shkurre helmuese të pashkuluara e të mbjella për shekuj të
tërë nga turqit në trojet tona, ata nuk ngurojnë që të shiten dhe të shesin
popullin e tyre tek kushdo që i ndihmon në realizimin e këtij objektivi jetësor
për ta.
Esati i
atëhershëm dhe esadistët e sotëm, janë i njëjti lloj.
Ai shiste
këdo dhe çfarëdo, mjafton që të siguronte privilegjet e tija personale dhe t’a
drejtonte vendin sërish drejt orientit turk.
Për t’a bërë
këtë gjë, ai bashkëpunonte hapur me cilindo që të kishte interesa antishqiptare
dhe ashtu secila palë, arrinte qëllimet e saj.
Pasuesit
e tij të ditëve tona, kanë të njëjtën
strategji.
Ata
ndjekin linjën e tij të veprimit, por
kanë mprehur e i kanë sofistikuar mjetet për t’a realizuar këtë qëllim.
Pasi
tashmë, copa toke shqiptare për të shitur e shkëmbyer me favoret e armiqve të
Shqipërisë, nuk ka më, ata afrimin me Turqinë e fryjnë me çdo mjet tjetër të
mundshëm dhe njëkohëisht zhvarrosin gjithë traditat prapanike turke që mendonim
se i kishim harruar prej kohësh.
Kështu, ambienti
shqiptar, është degdisur si një lloj i veçantë filmi me të vdekur që ecin
(Zombies).
Që në
këtë rast janë turqizmat e shumta që po na ringjallen e po dalin nga vrimat e
skutat ku i kishim groposur vetë apo ku ishin fshehur ato zgjuarsisht, në
pritje që të vinte dita kur do rihynin në shoqërinë tonë, e cila kurrë në 100
vjet, nuk diti të çturqizohet komplet.
Turqizmat,
sjelljet, traditat, fjalët, shprehjet, mënyrat e të menduarit e të vepruarit, bashkë
me investimet moderne të shtetit turk në trojet tona, janë këta “zombit” e
botës tjetër, që nga ana e qoftëlargut, kanë ardhur në dimensionin tonë jetësor
prapë edhe njëherë dhe kështu po na bëjnë që të rijetojmë makthet turkomane, në
përditësinë e jetës sonë.
Ky është
realiteti i vdekur turk që po mundohen me çdo mjet modern (pasi për pushtime e
dhunë s’bëhet më fjalë e s’kanë më as fuqi etërit neo-otomanë të kësaj ideje në
Anakara), që t’a sjellin në realitetin tonë, duke e nxjerrë nga bota e përtejme
ku pas shumë vështirësish e kishim hedhur para një shekulli.
Këto
dukuri e fenomene të botës tjetër, të ferrit turko-osman, janë luftuar me penë
e armë në dorë nga rilindasit tanë, të paktën qysh nga De Rada e Vëllezërit
Frashëri e deri tek Fishta, Gurakuqi etj. në vitet 30-të të shekullit të kaluar.
Skënderbeu
dhe burrat e tij, i luftuan turqit me shpatë e shtiza në duar që në fillim.
Dhe këtë
s’e bënë sepse thjesht po mbronin posedimet e tyre familjare, apo për ndonjë
alenacë, ndër të tjera fare natyrale me princat italianë, me të cilët ishin të
lidhur familjarisht për shkak të martesave të ndryshme dhe afërsisë natyrore
mes tokave shqiptare dhe atij gadishulli.
Ata e
bënë atë luftë heroike, sepse e kuptuan që në fillim rrezikun e tmerrshëm që
këmba turke do të sillte mbi tokën shqiptare ku do të shkelte.
Siç
kishte bërë para tyre edhe kushuriri i largët Atila, ”ku shkel
Kurse pas
luftës me ta nga 1443-shi deri në 1468-ën, gjithë shqiptarët që u vunë kundër
osmanëve, patën së pari punë me pjellat e tyre në trojet tona.
Sepse
Heronjtë
tanë, nga më antikët, deri tek ata të kohës ku jetojmë, nuk është e thënë të
kenë luftuar të gjithë në një betejë vetëm ndaj turqve apo trashëgimisë së tyre
(edhe njerëzore shqipfolëse) .
Por ajo
që i bashkon ata me njëri-tjetrin, ka qenë “dëshira dhe qëllimi”, siç thotë
edhe himni ynë, i urryer nga shumë jo vetëm filoturq, ishte pra synimi për t’a
parë Shqipërinë të lirë, moderne, të përparuar dhe pjesë të kontinentit të
cilit i përket historikisht dhe kulturalisht, EUROPËS!
Prandaj, sa
kohë që këto prerogativa nuk janë plotësuar edhe kaq vjet pas shpalljes së
pavarësisë së shtetit tonë, atëherë edhe ne nuk e kemi nderuar luftën e tyre, nuk
kemi përmbushur qëllimin e tyre në jetë dhe nuk jemi shkëputur akoma nga
kthetrat e armiqve tanë dhe më të rrezikshmit mes tyre, turkut.
Kështu
neve tregojmë se ende nuk i meritojmë këta heronj që kanë ndërtuar ngrehinën e
identitetit, shtetit dhe ndërgjegjes shqiptare.
Mënjanë
që, për t’i lënë pak pa u marrë me turqit, ka hapësira të shumta ku ata s’kanë
asnjë ndikim dhe ku neve sërish nuk shkëlqejmë aspak.
Tirana, kryeqyteti
i shtetit tonë, por edhe çdo qytet tjetër, bën pak ose fare, për të kujtuar
ngjarjet dhe personazhet tona historike.
Ndërsa
rreth nesh kemi popuj pa histori ose lecka të qepura shkel e shko, me të cilat
kanë realizuar atë që ata duan dhe që e paraqisin si traditë të tyren, neve
çfarë bëjmë nga ana jonë?
Jo vetëm
s’duam t’ia dimë për heronjtë, mitet, kongreset, lidhjet, antikitetin e gjuhën
tonë, por edhe ca s’luftojmë kur dikush nga fqinjët tenton të na mohojë atë
ç’është e jona me të drejtë nga Zoti e ca zbehim e harrojmë qëllimisht të
kaluarën tonë.
Qytetet
tona janë të mbushura me rrugë me emrat e çdo partizani që ndoshta s’e ka parë
ndonjëherë pushkën me sy, por emrat e mbretërve e princave tanë të lashtë e
mesjetarë, ose s’i gjen të kujtuar askund, ose u janë vënë ndoca rruginave
periferike për turp të Zotit!
Nëpër
kartat turistike tregojmë çdo tyrbe pashai të parëndësishëm osman dhe s’na bie
në mendje të tregojmë origjinën fisnike e familjet e mëdhaja princërore
arbërore a ilire të qyteteve tona të lashta me histori mbi 2500 vjeçare si
Shkodra, Berati, Durrësi etj.
Kur me
historinë merresh mbrapsh, së prapthi do të shkojnë edhe punët pastaj domosdo.
Edhe vend
për turqit e nipërit të tyre do ketë padyshim më pas.
Kjo
amnezi e jona e pajustifikuar, i ka bërë dhe i bën vend filoarmiqve shqipfolës
mes nesh dhe turqve a serbëve e helenëve.
Kur një
popull vetëamnezohet, historinë e tij çdokush është i lirë t’ia rishkruajë siç
ia ka ënda t’a bëjë.
Tek ne, këtë
punë po e bëjnë me entuziazëm të theksuar armiqtë e vetvetes dhe të të qënit
shqiptar, të cilët nuk janë përherë domosdoshmërisht filoturq, por të cilët tek
ky vend dhe tek ajo traditë e egër antishqiptare, kanë gjetur aleatin më të
mirë për të realizuar qëllimet e tyre të mënxyrshme ndaj ekzistencës tonë
shqiptare.
U kujtova
qëllimisht për një hero të madh shqiptar si Avni Rustemin, pikërisht për këtë
arsye.
Për shkak
të ndërlidhjes së habitshme që ndodhi tek gjesti që bëri ai njeri, duke palosur
në tokë me plumbat e tij, tradhëtarin më emblematik të historisë moderne
shqiptare.
Sepse
njeriu që ai goditi për vdekje, ishte simboli i jo vetëm turkomanëve tanë, por
edhe i gjithë atdheshitësve të tjerë, gjuhëurryesve të shumtë të cilët tek
shqipja shohin një armike për t’u dialektalizuar dhe për t’iu përshtatur
përkthimit copy-paste nga sllavishtja titiste që kanë njohur e folur me zell
dikur, apo për t’u fshatarizuar sipas çdo zone ku flitet dhe turqizuar në palcë
me anë të bombardimit më fjalorin turk.
Esat
Pasha, ishte njeriu tipik i cili përmblidhte perfektësisht të gjitha tiparet e
shqiptarëve anitshqiptarë, njerëzve të cilët do e digjnin me themel gjithë
vendin e tyre, edhe pa ia kërkuar dikush nga idhujt a kushurinjtë e tyre turq, sllavë
a helenër.
Kështu që
Avniu dhe brezi i rilindasve të fundit si ai, e rrëzuan pikërisht atë mit
anitshqiptarie që ajo specje esadiste mishëronte.
Por Avni
Rustemin dhe secilin hero tjetër të tonin, ne nuk e meritojmë për sa kohë që
veprën dhe mesazhet e tyre akoma nuk dimë t’i çojmë në vend dhe për aq kohë që
lufta më e ashpër ndaj identitetit dhe trashëgimisë sonë historike, vazhdon të
udhëhiqet e drejtohet akoma nga shqipfolës antishqiptarë, nipa të denjë të Esat
Pashës.