| E enjte, 21.06.2012, 07:14 PM |
NË ERRËSIRË
Kujtimit të Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës pushkatuar më 8 qershor ora 00.00. 1984, Shkodër.
Gërmuan vrasësit tokën e butë
Hëna kullonte gjak mbi bajoneta
Nën rreze gjaku gjaksat mbollën kufoma
Nga lart heshtëte vigjëlon antena
Në mëngjez të nesërmen një kal
Tërkuzet e s’kullot si përditë në lëndinë
Ndjen plumbat që u shkrehën gjakun që u derdh
Kufomat fshehur në natën që nxin.
Shkojnë vite kalin prapë era e gjakut
E ndiell dhe e ndal te gropa e fshehtë
Cep më cep i bije fushës, por kthehet
Te varret e humbura shkelur pa ditë e pa net.
Antena lart heshtëte, jepte lajme në fitore
Veç kali atë bar se ha e rreh e shkelmon
Antena e di: Sokolin dhe Tomën aty i vranë
Në një natë ku veç hëna krimin vajton.
Kali i ndjen krismat therur në gjak
Kali barit i trembet i bije me shkelm
Dhe një ditë uli kokën u tret e u mpak
Mbi fushën mbjellur me varre e me helm.
Arrestuar në Qaf Bari më 22 maj 1984.
Torturuar në birucat e errëta të Pukës.
Dënuar në zyrat e krimit po në rrethin e Pukës nga gjykata e lartë e mbërritur urgjentisht nga Tirana dhe e bënë të tyren,
Pushkatuar në qytetin e Shkodrës në fshatin Kuç, në vendin e quajtur antena e radios.
BEDRI BLLOSHMI