Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: E bukura e Kosovës

| E merkure, 20.06.2012, 06:25 PM |


Rrustem Geci

E bukura e Kosovës

Gjinjët i kam grurë të bardhë
buzët i kam të kuqe si qershi
jemi  në  tokën   e   dashurisë
në një  kopsht  plotë  me lule

Më  quaj ( tënden )  i  dashur
të  quaj   (  timin  )   o  shpirt
për  ty  kam  ardhur  sot këtu
të  jem  sonte  vetëm   me  ty

Në këtë  jetë   të  përkoshme
më  puth   dhe   më   përqafo
gjinjët i kam grurë të bardhë
duaj, puthi,  se  ty  po  t´i fal

Të  jetojmë  këtë  çast  tonin
jemi lule  të  përkohshme, të
dashuruarit  s´i shpëton njeri
as  lulja,  as  kopshti, as  deti!..