| E merkure, 20.06.2012, 07:20 PM |
Akademia
do të jetë kurdoherë në mbështetje të kërkimeve shkencore
Për çdo ditë po forcohen mardhëniet me Akademinë e Shkencave të Kosovës
Nga Albert ZHOLI
Këto ditë
në Akademninë e Shkencave në kuadrin e aktiviteteve të ndryshme me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë u promovua një libër
shkencor për pemtarinë dhe vreshtarinë,
frut i një bashkëpunimi ndërmjet shkencëtarëve në institucione brenda e jashtë vendit,
me projekte në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Akademive të Shqipërisë dhe
asaj të Kosovës. Për këtë aktivitet ne biseduam me referuesin kryesor z
Salvator Bushati.
Në Akademinë
e Shkencave u promovua një libër (botim) i ri ku ju ishit një ndër referuesit. Mbi
të gjitha në botimet e saj Akademia i është përmbajtur tematikave të ndryshme. Cili ishte cilësimi juaj për këtë botim?
Akademia
e Shkencave e Shqipërisë, në përputhje me misionin të saj, në sistemin e kërkimit
shkencor është e përqendruar në realizimin e objektivave në fusha prioritare në
bashkëpunim multidisiplinorë me shumë institucione, me të cilat bashkëpunohet në
mënyrë të programuar e jo rastësore, në veprimtari të përbashkëta si projekte,
botime etj.
Një prej
tyre është edhe aktiviteti i sotem promovues i botimit të këtij studimi, frut i
një bashkëpunimi ndërmjet shkencëtarëve në institucione brenda e jashtë vendit,
me projekte në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Akademive të Shqipërisë dhe
asaj të Kosovës, në gjirin e së cilës kontribuojnë me aktivitetin e tyre
shkencor e botues, akademikë e shkencetarë të shquar.
Pse është
i rëndësishëm ky botim?
Fundi i
viteve ’90 të shekullit të kaluar dhe ky dhjetëvjeçar i parë i këtij shekulli të
ri, ka sjellë shumë ndryshime të mëdha në pemëtari dhe vreshtari që prekin pronësinë
mbi blloqet, llojet dhe kultivarët e mbjellë, origjinën e materialit mbjellës,
dhe teknologjinë e re që është futur në menaxhimin e pemëtoreve dhe vreshtave të
reja.
Investimet
e shumta në këtë sektor, që kanë edhe mbështetjen direkte të politikave të vendit
në këtë fushë, kanë rritur interesin për botime shkencore dhe këshillimore në përgjithësi,
dhe në mënyrë të veçantë për ato në fushën e mbrojtjes së bimëve. Kjo nevojë lidhet
me njohjen e mirë të sëmundjeve dhe dëmtuesve të shumtë që prekin këto kultura
dhe kujdesin e madh që ka sot tregu
Në këtë kuadër
të përgjithshëm, ishte i kërkuar një botim i tillë i ri e bashkëkohor, si nga përmbajtja
ashtu edhe nga formati, për sëmundjet e pemëve dhe të vreshtave. Shumë vite më parë
kemi patur botime të pjesëshme nga kerkues te talentuar në këtë fushë, por që sot
me kërkesat extensive të kohës, një libër i tillë i përditësuar e në shqip, do
të plotësonte më mirë nevojat e sotme të specialistëve dhe fermave tona.
Një bashkpunim
i frytshëm ndërmjet Akademisë sonë dhe asaj të Kosovës. Cili është mendimi juaj
për këtë bashkpunim dhe personalisht për z. Latif Susuri?
Nuk është
e rastit që një nga autoret e librit që po promovojmë sot është Akademik Latif
Susuri. Është libri i 4-të ky, i realizuar në bashkëpunim me specialistë të Shqipërisë.
Ky libër pasqyron përvojën e tij të gjatë në fushën e fitopatologjise, si
themelues i saj në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës, me një
përvojë të gjatë shkencore-hulumtuese, mbi sëmundjet e bimëve të shkaktuara nga
kërpudhat, bakteret, viruset dhe fitoplazmat, veprimtari e cila është çertifikuar
në revista të njohura shkencore edhe jashtë vendit (SHBA, Gjermani, Itali,
Hungari, Slloveni, Kroaci, etj.) dhe të paraqitura me mjeshtëri në këtë botim në
bashkëpunim me Prof. Asoc. Arben Myrta, i njohur tashmë si koordinator dhe
botues shkencor i 16 librave me temë virusologjinë bimore dhe mbrojtjen e bimëve,
si dhe bashkëautor në mbi 200 artikuj shkencorë të botuar në 32 revista të ndryshme
shqiptare dhe të huaja, që ka merituar edhe ‘Mirenjohje’ nga Universiteti
Bujqesor i Tiranës (2001) dhe me vlerësimin ‘Encomio’ nga Instituti Agronomik
Mesdhetar i Barit (2008) me motivacionin për arritje në drejtimin e punës
eksperimentale për vleresimin dhe regjistrimin e preparateve të reja për
mbrojtjen e bimëve në Itali dhe Europën jugore.
Si do
ti shërbejë ky botim bujqësisë?
Bashkëpunimit
disavjeçar të dy autorëve në disa projekteve shkencore në fushën e
fitopatologjisë i shtohet edhe ky botim. Ai do të japë ndihmesë në praktikat e
fermerëve: në vlerësimin e gjendjes të dru- frutoreve dhe hardhive, në njohjen
e gjendjes fitosanitare me rëndësi të dorës së parë në të ardhmen e prodhimit të
fidaneve të kultivarëve ekzistues dhe atyre të rinj të pa infektuar, në mbështetje
të strategjive të zhvillimit edhe në këtë fushë. Këto do të sjellin shtim
vlerash në traditën e hershme në kultivimin e pemëve frutore dhe vreshtave, dëshmitari
më i mirë i të cilës është prania e shumë kultivarëve të vendit me interesa si
ekonomike ashtu edhe shkencore.Botimi është një produkt shkencor me vlera në zbatimet
praktike, e si i tillë është i vlerësuar si një studim me vlera për zhvillimin
e me standarte në fushën e bujqësisë.
Nga ana
tjetër studimi është një shëmbull i efektivitetit të bashkëpunimit të gjeneratave
të ndryshme të brezave të shkencëtarëve.
Kapacitetet
e kërkuesve shqiptarë në fushën e kërkimit shkencor dhe zbatimeve të tyre në zhvillimin
e praktikave prodhuese me teknologji të reja, që sigurojnë parametra sasiorë e
cilësorë më të mire të produkteve, janë të shumta e premtuese për arritje të botimeve
të tjera edhe në këtë fushë.
Akademia
e Shkencave e Shqipërisë do të jetë kurdoherë në mbështetje të kërkimeve
shkencore e promovimit të produktit shkencor, të krijimit të hapësirave për
certifikimin e tyre në praktikat prodhuese e inovative, e gjithashtu edhe të promovimit
të kërkuesëve në përgjithësi e veçanërisht atyre të rinj.