| E merkure, 20.06.2012, 07:17 PM |
Nje kafe buze detit Jon me Poetin dhe shkrimtarin e talentuar Odisea Goron keto dite te nxehta ne brigjet e Jonit me dha dhe ndjeva kenaqesi te vecante.
Odisea Goro, njeri i mire,bregasi i talentuar,artist,Intelektual me ze,publicist,kritik arti,poet lirik,shkrimtar me recitoi edhe poezine e fundit, e cila me rrenqethi te gjithe trupin,shpirti mu ligeshtua, vargje dhe fjale zemre me emocionuan dhe me hidheruan gjakun.
Poezia hymn, per vajzat e Institutit te Elbasanit qe gjeten vdekjen ne humneren e "Qafes Vishes" ne Himare.
Poeti,qan dhe reciton: (Petraq J. Pali)
Qeparo 15 Qershor 2012.
...Elegji,kushtuar 11 vajzave-LULE-studente te Universitetit "Aleksander Xhuvani" te Elbasanit dega gjuhe letersi, te rena tragjikisht ne perroin e Vishes,me 21 Maj 2012.
Odisea GORO
Studente te poezise
flutura te Elbasanit,
Breg-Jonin e kaltersise
nga syri drite se ndanit.
S'ish e thene ta gezonit
kalimin neper Riviere
Humneres ne goje i shkonit
me endrat e jetes prere...
Kthes' e Vishes kthes' e forte
brenda gjirit pse s'u mbajti
Vdekja u kish hapur porten
ne fund te perroit vajtet...
Njemedhjete vajza si lule
fluturuat ne gremine
Mbi Ju malet u perkulen
me lot e me trendeline
Himara mbar' e helmuar
ate dite qysh e ngrisi ?
Me zemer te coptuar
me vellon e bardhe u nisi !
Balten qe Ju mban mbuluar
mjalte e paci perhere
Mes lotit_lum' i kulluar
Ju mban gjalle gjithe Riviera !
Himare -Vishe me 22 Maj 2012.
(kopjoi pjp)