| E marte, 19.06.2012, 06:33 PM |
Hasan Qyqalla, duke pranuar çmimin Shkreli |
AZEM SHKRELI NA BËRI TË NDIHEMI KRENARË QË I TAKOJMË KOMBIT DHE LETËRSISË SHQIPTARE
Shkruan: Shaban Cakolli
Kanë kaluar një javë nga mbajtëja e takimit Shkreli në mërgatë,organizuar
nga LSHAKSH në Gjermani,dhe për këtë takim askush asnjë fjalë,as nëgazetat
tona,as në ekranet televizive!!Përse ndodhë kjo?Për disa takime aspak të rëndësishme,sulen
kamerman,gazetar dhe jo gazetarë,madje i japinpublicitet në shumë kanale
televizive dhe shumë faqe të shtypit.Jo rrallë kamermanët për të plotësuar
programet e tyre kur ju duhen,vijnë ftuar e paftuar për gjirime,kurse për të gjiruar
takimin e një figure të rëndësishme si është Azem Shkreli i cili zuri vendin në
majat e letërsisë sonë,kamermanët kërkuan nga LSHAKSH disa qindra euro!Nuk jemi
gjë kundër përse ata kërkojnë,por të gjithë e dijnë se LSHAKSH nuk ka fonde të mbuloj
këtoshpenzime.Paramendo,sikur europianët të mbanin një takim të një figure të tyre
të rëndësishme si është i yni Azem Shkreli,sallat e tyre do të mbuloheshinnga
shumë kamerman e gazetarë nga mbarë Europa.Azem Shkreli nuk ka nevojë për
lavdata,ai ishte lavdata vet,ai e krijoi
pavdekësinë me nderë e punë.kurse nepo e përkujtuam i bëjmë nderë vetës sonë,artit
dhe kulturës sonë dhe mbarë kombit.Azem Shkreli ishte dhe mbetet ndër krijuesit
më komplet të letërsisë sonë.i cili ia
doli të bashkoj modernizimin me klasicizmin në krijimtarinëshqiptare.Krijimtaria
e Azem Shkrelit ishte krijimtari e
kultit,njerëzore,shquhej në të gjitha fushat e letërsisë por ndër më të mirët
ndristenë fushën e poezisë.Ai e shtriu në mënyrën më brilante poezinë shqiptare,madje
përmbledhja e tij"E DI NJË FJALË PREJ GURI"nga shumë krijues me emërështë
quajtur"BIBËL E LETËRSISË".LSHAKSH në Gjermani e organizon
takimin Shkreli në mërgatë,takim ky i
cili tani është bërë tradicional.Kështume 3 qershor ky takim u mbajt në Qendrën
e Kulturës në Ennepetal të Gjermanisë, LSHAKSH përkujtuan Azem Shkrelin figurën
madhore të letërsisë dhekulturës sonë shqiptare.Prania e ministrit të diasporës
z.Ibrahim Makolli,e familjes të rrespektuar të të madhit Azem
Shkreli,mysafirët dhe krijuesitia shtuan madhështinë këtij takimi.Takimin e bëri
të hapur kryetari i LSHAKSH,z. Martin Çuni,ndërsa Agim Gashi(rrapsodi) interpretoi
poezinë e Shkrelit"QAVA PËR TY ARBËRI".Për jetën dhe veprën e Azem Shkrelit bëri fjalë krijuesi Hasan
Qyqalla,i cili tha :Azem Shkreli ishte intelektual,largpamës dhei guximshëm për
zhvillimin e kulturës shqiptare.Duke folur gjërë e gjatë për vepren e Shkrelit,Qyqalla zbërtheu dy poezi të Shkrelit:"KATËR
KËSHILLA VETËS" dhe "THIRRJE PROFETIKE"
Kemi me u
zgjue edhe na të vdekurit
Në dasmën
e kuqe të kësaj toke.
Mos na i
harroni emnat,
Mos na i
harroni vorret.
Këto
vargje të Shkrelit,janë shkruar shumë,shumë
kohë më parë,por kuptimisht tingëllojnë sikur të ishin shkruar tani,në prag të ngjarjeve
të fundit në Kosovë,të cilat ndërruan rrënjësisht fatin e saj.Më pas mysafirët
patën fatin të ndjekin një videofilm të një takimi letrar që e pati organizuar
i madhi Azem Shkreli në mesin e mërgimtarëvenë Dortmund të Gjermanisë
më 1996.Kështu kishin parapa organizatorët,për vetën time,unë me dëshirë do e
ktheja dhe shiqoja dhjetëra herë atë videofilm,për të dëgjuar atë fisnik të ngrohët,me
fjalë të buta,të ngrohëta,bindëse,nga se pas fjalëve të tij,ku do të gjenin
vend fjalët tona?Pjesa tjetër e programit
u shoqërua nga poetët të cilët i kishin përkushtuar poezi viganit të madh
të letërsisë Azem Shkrelit.Poezi për
Shkrelin deklamuan:Martin Çuni,Gonxhe Letmi Begisholli,Hasan Qyqalla,Pal
Sokoli,kurse ministri i diasporës
Ibrahim Makolli,foli për jetëndhe veprën e Shkrelit dhe evakuoi disa kujtime që ka pasur
me te.Në fund të takimit fëmijët e mërgimtarëve tanë,duke dhënë këngë dhe
recitale tëbukura i dhanë jehonën më të këndëshme këtij takimi madhështor dhe u
shpërblyan me duartrokitje frenetike,si fëmijët e poetës sonë Gonxhe Letmi
Begisholli,fëmijët e Osman Makollit dhe
fëmijët e familjes Kurtishi.Pjesa kulmore e takimit si gjithnjë i dedikohet ndarëjes së çmimit Shkreli.ÇMIMI sHKRELI i cili tani më është bërë
tradicional,u akordohet vlerave më të spikatura në fushën e letërsisë,duke vlerësuar
veprat më të mira,të gjinivetë ndryshme letrare.Për këtë kanë filluar
pregaditjet muaj më parë,është zgjedhur juria për vlerësim në krye me Halil
Haxhosaj nga Kosova dhe Pal Sokolie Shaban Cakolli në mërgatë.Për konkurim ka
pasur shtatëmbëdhjetë vepra krijuese në poezi dhe prozë.Juria kanë ardhur në përfundim
për të zgjedhur vepratmë të mira dhe njëzëri erdhën në këtë përfundim:
Çmimi i
parë iu nda krijuesit Engjëll Koliqit dhe përmbledhëjes poetike"NËN KURORËN
E LISIT PLAK"
Çmimi i
dytë, Hasan Qyqalla dhe përmbledhëjes poetike"MESHARI MODERN"
Të njejtin
çmim e mori edhe përmbledhja poetike" POST HEKUBA" e poetës
Yllka Filipi
Çmimi i
tretë u nda në prozë.ai vend i takoi Andrea Petromilos"VAJZA ME BLUZË NGJYRËMANUSHAQE"
LSHAKSH në Gjermani ndanë gjëthnjë edhe mirënjohëje për veprimtarë të shquar kombëtarë,letrarë dhe kulturor.Me dhjetëra mirënjohëje ka ndarëkryetari i LSHAKSH,z.Martin Çuni,prej tyre mirënjohëje iu ndanë edhe miqëve gjerman të cilët në shumë forma kanë përkrahur popullin tonësi dhe kanë bashkëpunuar me LSHAKSH.Qytetarët gjerman shprehen fjalë falemnderuese për LSHAKSH dhe mbështeten popullin shqiptar,popull si thanëata me një kulturë të lartë kombëtare.Gjatë thuaj tërë takimit në fjalë,unë isha i angazhuar,nuk kam marrur shënime as foto filmike,pastaj ndodhëtë ketë mangësi, mund të mos kem cekur shumë gjëra,por u mundova sadopak të njoftoj opinjonin e interesuar,pasi nuk e pa kush të arsyeshme të ndajëpak kohë për të shkruar.Takimi Shkreli për ne mërgimtarët krijues mbetët takim i shejtë,kishim fat e privilegj që e patëm,ai jeton në ndërgjegjen tonëshpirtërore si një qenie e pashuar.