| E diele, 17.06.2012, 04:41 PM |
PUNË TË MBARË
ZOTI PRESIDENT
(Urime edhe nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan)
Nga Frank Shkreli
Shqipëria
ka një president të ri në përsonin e Bujar Nishanit, Ministrit të Mbrendshëm të
deritanishëm, i cili u zgjodh në votimin e raundit të katërt të Kuvendit të Shqipërisë
me 73 vota, duke i dhënë kështu fund maratonës presidenciale, që kërcënoi të ndërlikonte
edhe më tepër politikën shqiptare dhe si rrjedhim mund të dëmtonte seriozisht
aspiratat e Shqipërisë për antarësim në Bashkimin Evropian, duke penguar
marrjen e mundëshme të statusit të vendit kandidat. Fatbardhësisht vendi kaloi edhe një krizë politike
pa ndonjë tundje të madhe, megjithëse zgjedhja e presidentit të ri u bë pa
votimin e opozitës, gjë për të cilën është për të ardhur keq. Megjithëse përfaqsuesit e aleatëve përendimorë
të Shqipërisë, në përputhje edhe me kushtetutën e vendit, këshillomin për një konsensus
të gjërë politik për zgjedhjen e presidentit të ri, këjo nuk ndodhi, pasi Zoti
Nishani u zgjodh ekskluzivisht me votat e koalicionit qeverisës. Mund të ishte ky edhe një shans tjetër i
humbur! Në lidhje me mospjesmarrjen e
opozitës në votim për presdientin ri të vendit,
Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdëniet me Shqipërinë,
Zoti Eduard Kukan tha se zgjedhja e presidentit të ri ishte një shans për të gjitha
forcat politike në Shqipëri për të bashkupunuar dhe theksoi shpresën e tij se
presidenti i ri do të mund të bashkojë dhe të përfaqësojë në mënyrë të pavarur
të gjithë qytetarët shqiptarë, dhe t'u shërbejë interesave të tyre.
Votimi në
parlamentin shqiptar u ndoq nga disa ambasadorë përendimorë të akredituar në Tiranë
--të cilët megjithë rezervimet e tyre në lidhje me procesin-- komentuan menjëherë
dhe pozitivisht në lidhje me zgjedhjen e Zotit Nishani në detyrën e presidentit. Përfaqsuesi i OSBE-së, Zoti Ojgen Volfart
tha se ''Zgjedhja e Zotit Nishani si president i ardhëshëm i Shqipërisë është një
lajm i mirë'', dhe se ai e çmon punën që Zoti Nishani ka bërë si Ministër për
shtetin e së drejtës. Edhe ambasada
amerikane i shprehi ''urimet e ngrohta'' Zotit Nishani duke thënë se ''Shtetet
e Bashkuara i urojnë suksese Zotit Nishani dhe presin që të punojnë me 'të për
të çuar përpara sukseset e arritura demokratike gjatë 21 viteve të kaluar. Duke folur në emër të Shteteve të Bashkuara,
ambasada amerikane në Tiranë, në deklaratën e saj nënvijoi se ''Shtetet e
Bashkuara do të mbështesin përpjekjet e presidentit të ri shqiptar për të përforcuar
sundimin e ligjit, për të ruajtur pavarësinë e institucioneve të Shqipërisë dhe
që së bashku me partnerët ndërkombëtarë do të angazhohen për realizimin e
aspiratave legjitime të popullit shqiptar për t'u integruar plotësisht në bashkësinë
euro-atlantike''. Edhe përfaqsuesi i
Bashkimit Evropian në Tiranë, Zoti Ettore Sequi në një deklaratë të shpërndarë për
median, pas zgjedhjes së Zotit Nishani, vlerësoi ''Rolin e Presidentit në konsolidimin
e pavarësisë së institucioneve shtetërore të Shqipërisë dhe për të ndihmuar
vendin në bashkimin e të gjitha përpjekjeve...për të përballuar me sukses të gjitha
sfidat në rrugën e saj drejtë Bashkimit Evropian.''
Shënja
ogurmirë ishin edhe reagimet e klasës politike shqiptare, që pothuaj githmonë mungojnë
në raste të tilla, e sidomos mendimet e përfaqsuesve të opozitës shqiptare, pas
zgjedhjes së presidentit të ri. Ish-kryeministri dhe kandidati për president,
Fatos Nano, megjithëse i vet-shpallur, duke i uruar zgjedhjen presidentit të ri
tha se ''Shqipëria ka sot Presidentin e saj i cili ka dal nga një votim
transparent në Kuvend. Sot më shumë se
kurr, shqiptarët kanë nevojë të bashkohen dhe Presidenti i ri Bujar Nishani, më
tepër se kurr duhet të simbolizojë unitetin kombëtar'' , theksoi Zoti Nano.
Edhe udhëheqsi
i Partisë Socialiste opozitare, Zoti Edi Rama -- ndonëse parlamentarët
socialistë nuk morën pjesë në votimin e presidentit të ri -- në një artikull në
internet, u shpreh pas zgjedhjes së presidentit të ri se, ''Bujar Nishani është
ndër fare të paktët në oborrin e Saliut që mund të dëgjohen kur flasin, pavarësisht
se s’thonë asgjë ndryshe nga Saliu e të gjithë me radhë. Por përpiqet të paktën të mos vetëlegenoset
njësoj si të shumtit në aradhën ku, për të hedhur jargët e veta ndaj opozitës e
ndaj çdo shqiptari haptas të palumtur me pushtetin, Doktori i lëviz si me sustë
mimikën dhe gjuhët e ministrave e të deputetëve të budallallepsur nën shtypjen
e frikës e të urisë për përfitime. Nishanin,
vitet dhe mbase edhe eksperienca e vështirë në luftë me një sëmundje të komplikuar
e kanë tjetërsuar pozitivisht, duke e bërë të dallohet për qetësinë e për etikën
që ruan në komunikimin me opozitën në parlament'', thekson në artikullin e tij
kryesocialisti Rama.
Edhe
Presidenti Bamir Topi në një mesazh dërguar pasardhësit të tij i uron Zotit Nishani
suksese në detyrën e tij të re. Shënja këto
qytetërimi politik që mund të jenë ogurmira për të ardhëmen politike të vendit!?
Edhe përfaqsues të organizatave shqiptaro-amerikane nuk munguan të bëjnë urimet
e tyre duke i dërguar mesazhet
presidentit të ri të Shqipërisë, në emër të organizatave që ata përfaqësojnë. Kryetari i organizatës shiqptare më të vjetër
në Amerikë, Vatra, Dr. Gjon Buçaj i uroi Zotit Nishani zgjedhjen President i
Republikës së Shqiperisë, duke i uruar punë të mbarë në detyrën e lartë, me bindjen e thellë se frymëzimi i trashëguar
nga Rilindësat dhe ndjenja e mirënjohjes për ata që u flijuan për një Shqipëri
të pavarur dhe të lirë, ku shqiptarët të jetojnë në vëllazërimin e gjakut të përbashkët,
do t’ju shoqërojë në ushtrimin e detyrës.
Mirënjohja për mijëra viktima që nuk u përkulën para dhunës së armikut
as para egërsisë së ideologjisë së huaj, do të jetë mbështetje e fuqishme
morale në udhëheqjen e shoqërisë shqiptare drejt çlirimit dhe shërimit nga
trashëgimia e rëndë e së kaluarës gysmëshekullore, për të ecur me besim drejt së
ardhmes'', përfundon urimin e tij në emër të organizatës pan-shqiptare Vatra,
Dr. Gjon Buçaj.
Edhe Këshilli
Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA), një organizatë tjetër me influencë në Shtetet
e Bashkuara përgëzon Presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, Z. Bujar
Nishani duke thënë se ''Shqipëria ka shënuar përparim të madh duke qenë anëtare
e OKB-së, NATO-së, Bankës Botërore dhe e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ajo tani duhet të punojë me dëshirë të zjarrtë
dhe kujdes të madh drejt sigurimit të marrjes së ftesës së vendit kandidat për
t'u bërë anëtare e Bashkimit Evropian (BE).
Ne i bëjmë thirrje Presidentit Nishani që të punojë me të gjitha partitë
politike për të zbatuar standardet për anëtarsim në BE'', dhe shton se, ''KKSHA
pret me padurim që të punojë me presidentin Nishani për ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve të veçanta që
ekzistojnë midis Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve'',
thuhet në deklaratën e Këshillit Kombëtar Shqiptar Amerikan (NAAC).
Ndërkohë edhe
Akademia Shqiptaro Amerikane e Shkencave me qendër në Nju Jork, uronë detyrën e
Presidentit të ri të Shqipërisë nepërmjet një letre të nënshkruar nga kryetari
i saj Prof. Dr. Skënder Kodra e në të cilën ai i drejtohet Zotit Nishani duke
shprehur bindjen e tij se ''Ju do të kryeni me sukses edhe detyrimet e Juaja që
do të merrni përsipër kur të betoheni si Presidenti i ri i Shqipërisë që edhe në
këtë institucion me punën Tuaj do të mbizotërojë demokracia dhe dialogu politik,
midis pozitës dhe opozitës, ashtuqë që vendi ynë -- në 100 Vjetorin e Shpalljes
së shtetit shqiptar -- të marrë të drejtën dhe statusin e vendit kandidat për
anëtar të Bashkimit Europian. Qytetarët
shqiptarë janë dhe ndihen qytetarë të Europës.
Ata meritojnë të jenë pjesë e familjes europiane dhe, për realizimin e kësaj
ëndërre, ne besojmë fort në detyrën e re i nderuar zoti Nishani, si Presidenti
i ri i Shqipërisë, besojmë tek Qeveria shqiptare, dhe aleatët e saj - besojmë tek
mbarë forcat politike në Shqipëri, Partia Socialiste dhe aleatët e saj, edhe për
faktin se në momente kyçe për Shqipërinë të gjithë së bashku, më së miri mund të
realizojmë edhe këtë aspiratë,'' përfundon letrën e urimit, Kryetari i Akademisë
Shqiptaro-Amerikane të Shkencave, Prof. Dr. Skënder Kodra.
Ky vit
ishte shpallur si viti i Shqiptarëve. Është
100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.
Për Zotin Bujar Nishani, i zgjedhur në krye të vendit, por edhe për të gjithë
forcat politike dhe për secilin shqiptar, ky duhet të jetë një vit brohoritjeje
me Naim Frashërin, “Shqipëri të qofsha falë, Të kam Nënë e më ke djalë’’. E ç’le djali pa bërë për Nënën? E dimë se rrethanat politike e ideologjike e
kanë ndarë keq kombin shqiptar. Paragjykimet
vazhdojnë --madje edhe pas 20 e sa vjetësh
ç’prej rrëximit të diktaturës komuniste -- të turbullojnë shpirtin dhe sjelljet
e shqiptarit, sidomos ato ndajë njëri tjetrit.
Le të jetë
ky vit fillimi i mos përbuzjeve ndaj njëri tjetrit. Le të jetë ky një vit kur presidenti i ri i
Shqipërisë të bëjë vend për të gjithë në sofrën e përbashkët shqiptare, në frymën
e trashëgimisë së patriotëve të kombit, të cilët 100-vjetë më parë shkëlqyen si
hyjë dhe shpëtuan Shqipërinë nga zhdukja.
Le të jetë ky një vit përpjekjesh e frymëzim qëllimesh për lirinë dhe
lumturinë e çdo shqiptari(e), pasi ndasitë e kota të çfarëdo ngjyre
qofshin, pengojnë lartësimin e
kombit, dëmtojnë rëndë krenarinë e emërit
shqiptar dhe i largojnë shqiptarët nga idetë dhe patriotizmi i themeluesve
mendjendritur dhe shpirt-mëdhejë të kësaj pavarësie 100-vjeçare. Le të jetë ky një vit kur veprat dhe porosia e patriotëve të pavarësisë, të ndriçojnë rrugët e reja të brezave të ardhëshëm
të kombit. Është koha që, në marrveshje
me njëri tjetrin, sidomos për objektivat madhore të kombit, të shkohet përpara
me hapa të ri drejtë një rruge për zhvillime të mbara për kombin shqiptar, me
besim të patundur në ardhmërinë e Atdheut të shqiptarëve.