Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Krijohet Lëvizja "Nano për Fitoren e Socialistëve"

| E diele, 17.06.2012, 08:29 AM |


Qëllimi i Lëvizjes, bashkimi i gjithë popullit opozitar për fitore

Pas përfundimit të procesit për zgjedhjen e presidentit të republikës lëvizja “Nano për president” ka deklaruar fillimin e një fushatë të re brenda së majtës dhe krijimin e një lëvizje të re të quajtur “Nano për fitoren e socialistëve”. Në një deklaratë të shpërndarë nga kjo lëvizje thuhet se në 21 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, menjëherë pas thirrjes që Fatos Nano u bëri socialistëve dhe popullit të majtë, shumë socialistë e opozitarë të ndershëm nga çdo cep i Shqipërisë, të zgjedhur lokalë e qendrorë, përfaqësues të strukturave të PS i janë përgjigjur kësaj thirrjeje dhe i kanë shprehur zotit Fatos Nano mbështetjen dhe solidaritetin e tyre të plotë e të pakursyer. Qëllimi i levizjes se re “Nano per fitoren e socialisteve” sipas njoftimit te shperndare, eshte përbashkimi i të gjithë popullit të majtë, i të gjithë popullit opozitar, për të fituar së bashku zgjedhjet në vitin 2013. Njëkohësisht kjo Lëvizje do të mbështesë të gjithë sensibilitetin e socialistëve të ndershëm në të gjithë Shqipërinë për t’i dalë për zot fateve të Partisë Socialiste duke larguar Edi Ramën nga pozicioni që ai ka uzurpuar si Kryetar i pamerituar dhe humbës i palodhur. Ta largojmë humbësin përsëritës dhe kronik Edi Rama që të fitojmë në vitin 2013- thotë njoftimi I lëvizjes Nanon për fitoren e socialistëve.

“Bota sot”, E mërkurë, 13 qershor 2012
Për riborim-Kadri Mani
/etnike@gmail.com/