| E diele, 17.06.2012, 09:02 AM |
''RREZJA
E SHKELZENIT''- GAZETA MË E RE
Nga Tahir Bezhani
Pas shumë
përpjekjeve të vazhdueshme e punës së pa lodhshme,krijuesit nga Tropoja , në bashkëpunim me ata të Gjakovës,kurorëzuan
punën me sukses ,me që lexuesit dhe dashamirët e artit letrarë të Malësisë së Gjakovës
e më gjerë,kanë në duart e veta gazetën e shumëpritur,”Rrezja e Shkëlzenit”.
Kjo gazetë
e përkohshme letrare-kulturore,doli këto ditë nga shtypi me numrin e parë të saj
dhe me kryeredaktor Avdyl Sulo dhe
redaktorë:Sejdi Berisha, Halil Haxhosaj,Gjon Necaj,Muharrem, Kurti dhe Petrit
Zeneli.
Gazeta më
e re,vërshohet nga një mori shkrimesh të autorëve të ndryshëm nga vendi dhe
bota. Ka disa shkrime përurimi si ai i
dr. Fatmir Terziut, Qazim Shemaj etj, të
cilët nga zemra urojnë gazetën në rrugëtimin e saj te mbarë.
Të gjitha
shkrimet e botuara në numrin e parë të gazetës
“Rrezja e Shkëlzenit”,premtojnë për një gazetë serioze e të përkushtuar për
kulturë e artë cilësorë në trevën e Malësisë së Gjakovës e më larg.
Letrarët
e Tropojës dhe ata të Gjakovës,ka kohë që përpëliten për të pasur
një gazetë të përbashkët ku do të trajtoheshin shumë aspekte të kulturës e traditës sonë,tema
ende të pa prekura deri me tani në trevën e Malsisë së Gjakovës.
Me që ikën
në pakëthim errësirat,tani në kohen më të duhur, duhet të rrezatoi “Rrezja e
Shkëlzenit”,me përkrahjen e të gjithë dashamirëve të artit e të kulturës,do
nxjerrim në dritë shumë e shumë gjëra me vlerë të pa kontestueshme kombëtare.
Pos këtij
qëllimi fisnik,mendoj,qëllim thelbësorë tjetër i gazetës mbetët nxitja dhe
afirmimi i gjeneratave të reja, për të vazhduar rrugëtimin e afirmimit të vlerave
tona kulturore letrare e kombëtare.
Duke u
bazuar në punën e pa lodhshme të krijuesve tropojanë e atyre gjakovarë,për ta
nxjerrë në dritë këtë gazetë me shumë rëndësi e vlerë,ftoj që të njëjtën ta
mbajmë jetëgjatë me shkrime të larmishme
e cilësore për të qenë e pëlqyeshme për të gjitha gjeneratat..
Pra,të mbajmë
bashkërisht e me çdo kusht këtë gazetë si një fëmijë të hasretit! Ka rëndësi të
jashtëzakonshme në kohën e për kohen që veprojmë!...
Uroj
gjithë lexuesit për gazetën”Rrezja e Shkëlzenit”!