| E merkure, 13.06.2012, 08:05 PM |
A do të ndryshojë
qëndrimin presidenti i Serbisë, Nikoliq në dialogun e ardhshëm (?)
Nga Hilmi Saraçi
Presidenti i zgjedhur i Serbisë , Tomisllav Nikoliq kaherë është i njohur me qëndrimet e tija ultranacionaliste, sidomos për urrejtjen ndaj shqiptarëve. Ai në veprimtarinë e tij politike ishte i prirur të ngjallë urrejtje ndërnacionale , prandaj pas zgjedhjes së tij për president të Serbisë sikur ka filluar të tregojë shenja të së kaluarës nga veprimtaria e tij që pengojnë dhe nxisin dilema dhe pasiguri në rajon (Kosovë) . Ai me disa deklarata të fundit ka irituar opinionin, prandaj i duhet një periudhë kohore që të lëvizë dhe të lirojë vetën nga e kaluara ultranacionaliste. Kreu i shtetit, në këtë rast kreu i shteti serb duhet të këtë kujdes, të bashkëpunojë me shtetet e rajonit, sidomos me Kosovën, ani se është e njohur se Serbia nuk do ta pranojë me lehtësi pavarësinë e Kosovës, por Serbia duhet të veprojë si shtetet tjera në rajon karshi Kosovës.Në rend të parë Serbia duhet të kultivojë një bashkëpunim me fqinjët e saj, t’i hap kufijtë, sidomos me Kosovën ,sepse e ardhshmja nuk është për t’i ndryshuar kufijtë në mes të shteteve por duke i hapur dhe bashkëpunuar si shteti me shtet. Nikoliqit duhet thënë sa më parë , pa hezitim, hapur nga bashkësia ndërkombëtare (BE-ja) se çfarë mund të tolerohet tek ai dhe t’i ipet një periudhë kohore kalimtare për të menduar për zgjidhjen e problemeve rajonale , sidomos me Kosovën. “ Në atë periudhë kohore që do t’i përcaktohet do të vertetohet nese kemi të bëjmë me Nikoliqin si një udhëheqës çetnik në të kaluarën në bashkëveprim me Sheshelin, apo me një Nikoliq të ridizajnuar, të vetëdijshëm për realitetin në të cilin jeton” (Mesiq)…. Mendoj se Nikoliq nuk është aq naiv sa mos t’i kuptojë rrjedhat e dëmshme për shtetin dhe popullin e Serbisë. Prandaj më mirë është t’i largojë idet nga e kaluarja dhe të afrohet kah e ardhshmja për një jëtë të mirë dhe të sigurtë në rajon, sepse tek e fundit nuk do të tolerohen qëndrimet e tija ultranacionaliste. Qëndrimet e tij u treguan më se miri me rastin e inagurimit të tij për president , kur pjesëmarrja e përfaqësuesve rajonal (dhe më gjerë) mungoi…
Nikoliq e nënçmon kryenegociatorin e deritashëm , Stefanoviq
Shefi i
ekipit serb në bisedimet me Kosovën, Borisav Stefanoviq ka deklaruar se nuk ka
asnjë sekret në marrëveshtjet e
arritura në Bruksel, sepse dialogu Kosovë-Serbi
do të vazhdojë , por tani është me rëndësi se kush do ta kryesojë ekipin serb në dialog. Në këtë fushë
Nikoliq mund të vendosë për ecurinë e bisedimeve.Ai (Nikoliq) ka theksuar se
nuk mund të marrë me mend që një zyrëtar aparaçik të sjellë vendime për atë
se si do të duket statusi i Kosovës”. Ai kështu e nënçmon ekipin negociator
në krye me Stefanoviqin duke menduar se kështu do të ndryshojë kahen e
bisedimeve…Pra shihet qartë se ai nuk është për një zgjidhje që do të ishte i
pranueshëm dhe i mirëpritur nga bashkësia ndërkombëtare (BE-ja), megjithatë të shohim
ecuritë e dialogut në të ardhshmen….
Dialogu me Serbin është me rëndësi, por jo siq mendon Nikoliq. Tani kanë kaluar kohrat e Nikoliqit dhe bashkëmendimtarëve të tjerë për Kosovën. Kosova është shtët i pavarur dhe Sovran, i pranuar nga 91 shtete, me të gjitha institucionet që punojnë dhe vendosin në bazë të ligjit dhe kushtetutëse, prandaj për statusin e Kosovës nuk mund të flitet dhe të dialogohet.
S’ka dialog pa implementimn e marrëveshjeve të arritura
Mirëpo
zbatimi i marrëveshjeve gjatë dialogut është
me rëndësi dhe çelësi kryesor për të ecur përpara, sepse shumë prej tyre (marrëveshjeve)
nuk janë duke u zbatuar.Prandaj pa implementimin e këtyre marrëveshjeve nuk
duhet të dialogohet me Serbinë Prandaj konkluzioni më i mirë është ai i menagjimit të integruar të kufirit
dhe marrëveshja e përfaqësimit rajonal që
nuk po funksionon ashtu sikur që kemi pritur pas marrëveshjeve të arritura . Mirëpo
nuk duhet të nënçmohen edhe disa rezultate të arritura nga ato marrëveshje në nivel
teknik. Plani i Pakos së Ahtisarit , megjithse nuk është në favor të shqiptarëve,
është zgjidhja e vetme për të shkuar përpara., prandaj zbatimi dhe sundimi i
ligjit mbetet pika më delikate e matjes
se progresit të ri në Kosovë. Megjithatë për institucionet e Kosovës do të jetë verë e nxehtë
në përmbushjen e detyrave po që se
duam që raporti i ardhshëm i progresit të dalë më pozitiv
Për kosovarët është një sfidë në vete edhe procesi i liberalizimit të vizave , proces drejt integrimit në BE. Në këtë fushë mendoj se Kosova ka bërë shumë gjera gjatë kohës sa ka qenë duke pritur udhërrëfyesin. Tani udhërrëfyesi me të gjitha standardet që i përcakton do t’i jipet Kosovës më 14 qershor (2012), mirëpo mbetet që të shohim cilat do të jenë ato në mënyrë që të punojmë në realizimin e tyre ..
Sa është funkcionale AKI-ja në veri të vendit dhe shkëmbimi i zyrave diplomatike
Agjencia
Kosovare e Intelegjencës është me rëndësi të veçantë, sidomos funksionimi në veri
të vendit. Mendoj se në këtë fushë nuk është punuar sa duhet, prandaj duhet
krijuar më shumë hapsirë për një funksionim
të duhur dhe me rezultate të pritura .. Në këtë fushë shpenzimet e bugjetit të Kosovës
duhet të zgjerohen për një punë më të mirë dhe efikase të Agjencisë Kosovare të
Intelegjencës..
Nga disa diplomatë ndërkombëtarë, me arsye kërkohet që Serbia të vetdijësohet dhe të lejojë hapjen e një zyre të Kosovës në Beograd, e cila për autoritet lokale do të ishtë e papranueshme. Kështu hapja e zyrës së Kosovës në Beograd praktikisht do të kishte funksionin e hapjes së ambasadës, e cila vetëm do të mbante një emër tjetër- Zyre. Gjithashtu nga Serbia duhet të kërkohet hapja e një përfaqësie të saj në Prishtinë e cila krahas hapjes së zyrës së Kosovës në Beograd, praktikisht do të thotë vendosjen e marrëdhënjeve diplomatike , prandaj kandidatëve për pranim në BE duhet t’u tregohet hapur se çka pritet nga ata dhe në këtë aspekt presidentit të ri të Sebisë Tomisllav Nikoliqit me 14 qershor në Bruksel duhet t’i thuhet hapur se çka pritet nga ai, Beogradi duhet t’i plotësojë marrëveshjet, pasi deri tash Beogradi nuk ishte i gatshëm për t’i plotësuar marrëveshjet. Ndersa Riker ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja kanë vision të përbashkët të integrimit të rajonit të Evropës Juglindore ne Bashkimin Evropian dhe se situaten në Ballkan nuk e përcaktojnë vetëm fuqitë e mëdha, por edhe liderët lokal, prandaj në këtë drejtim duhet harmonizuar qëndrimet që do të ndihmonin për të dalë nga kjo situatë…
Ç’sjellë projektligji për shëndetësi
Projektligji
i ri i Shëndetësisë parasheh që profesionisti shëndetësor, i punësuar në sektorin
publik, me orar të plotë ose të pjesshëm të punës, nuk ka të drejtë të punojë në institucionet private të kujdesit shëndetësor.
Megjithëse në këtë fushë ka pasur mjaft debate kritike , me theks të veçantë për
punën e përsonelit shëndetësor në ordinancat shtetërore dhe private. Prandaj
kjo do të ishte e arsyeshme dhe me vend. Në këtë mënyrë do të eleminoheshin
disa rrjedha negative në sistemin shëndetësor, sepse disa mjekë, sidomos, të ordinancave
private janë duke i “rjepur “ pacientet. Për një kontrollim të thjeshtë pacienti
është i detyruar të paguajë 20-30 ero, prandaj me ligj duhet të parandalohen
disa rrjedha të dënshme për pacientët Disa mjekë nuk i plotësojnë as kushtet për të ushtruar punën e mjekut. Ata në
vend që ta kotrollojnë dhe t’i japin ndihmen e duhur, e sygjerojnë pacientin të
shkojë në ordinancën private , sepse atje (lexo në ordinancën e tyr) do ta
shikojnë më mire dhe do të shërohet më lehtë …