| E marte, 12.06.2012, 06:40 PM |
Miradije Gashi
MEDITIM !
Kur heshtja bie në fashë
Zgjohen pendat,
Për t’u djegur deri në asht!
?
Thur poeti vargun
Për brengat e kësaj bote
Të mëdhenj e të vegjël
Do të prehen
Në thellësitë e kësaj toke!
LOTI
Njëmijë mendime filluan
Në një lot!
Njëmijë emocione u lidhën
Me një lot!
Njëmijë brenga qëndruan
Në një lot!
Njëmijë kujtime u mbyllën
Në një lot!
Në udhën e pafundësisë sot e mot
Lot!
?
KJO ËSHTË
?
Gjithëçka shohim
Gjithëçka njohim
Gjithëçka shijojmë
Gjithëçka ndjejmë
Gjithëçka urrejmë
Gjithëçka dëgjojmë
Kjo është jeta jonë
?
EDHE PAKËZ
?
Edhe pakëz e sirenat bien.
Vetëm, edhe një kërcim maceje
Për fat, ura ime ndërtohet
Për t’u rrënuar prap, por
Nuk e di sa qëndron?
NE
Ç’është jeta?
Ç’është dashuria?
Ç’është urrejtja?
Pse janë këto tria?
?
Pse jemi këtu?
A jemi ne?
A ka Zot?
Pasi të vdesim,
A ka jetë?
?
Me miliarda njerëz
Me biliarda probleme.
Pse gjithë këto pyetje
A ka pergjegje?
Ne.
ZJARRI YNË
?
Poeti nuk njeh moshë.
Poeti njeh vargun e ndezur.
Moshën e njeh ai që tenton
Të jetë ai që s'është...
QËNDRESË E BEKUAR
Vetëm një fjalë ku vlon shpirti me dëshira
Vetëm një ditë plot me dashuri e çiltërsira
Vetëm një pendë që lidhë plagë e s’vuan
Vetëm një mik që shpresën nuk ta shuan
?
Vetëm nje herë me zogj n’drithërimë
Fluturim mbi relievin e Atdheut tim
Eja e zbrit poshtë, një zë më thirri
Ah, vendi Arbërit është vatër floriri
?
Dhe ja, për një çast, befas në Vlorë
Nën hijen e flamurit të lashtësisë
Për t’i gjallëruar shpresat tona
Në kryeqëndresën e shqiptarisë
***
Mbrëmë nga gjumi i gjatë
Në ëndërr Plakun e Vlorës e pashë
Ngadalë duke u përpëlitur – o vëlla i thashë
Shushuritja e fjalëve u zhyt në imagjinatë
Çdo ditë kur prehet Plaku në librat e artë
?
ANIJA E PLAKUT TË VLORËS
Një anije çan valët,
Të mos e molisë ëndrra e kaltër
As thellësi e errët e kohës
Nën t’shastisurat pulëbardha.
Dridhet deti apo anija
A po shkëmbi që larg pret?
Atë yll thellë e ndjen
Edhe pse e sheh pjesërisht...
Takimi i pare në Krujë
Takimi i dytë në Vjenë
Dhe nga Triesta në Dyrrah
Takimi i tretë në Vlorë
Për të krijuar një jetë të bekuar
Pa u larguar kurrë nga caku ynë
Flamuri me shqiponjë i praruar
Plaku i Vlorës e rikrijoi Shqipërinë