| E diele, 10.06.2012, 10:14 AM |
PRESIDNETI
I ITALISË,
Nga: Prof. Murat Gecaj - publicist e studiues-Tiranë
Më 25
prill të këtij viti, në Ditën e Republikës Italiane, Presidenti Giorgio
Napolitano vizitoi shtëpinë e poetit të madh italian, Xhakomo Leopardi në qytetin
Rekanati, si dhe Qendrën Botërore të Poezisë, po në atë qytet. Ai u prit ngrohtësisht
nga populli i Rajonit Marke, si dhe nga mjaft emigrantë, ndër të cilët kishte
shqiptarë. Me këtë rast, shoqata të ndryshme artistike e letrare, ndër to edhe “Leopardian
Comunity Coro a Piu Voci”, i dorëzuan atij dhurata të shumta simbolike. Njëri
nga anëtarët e kësaj shoqate është edhe
poeti emigrant shqiptar, Dr. Zef Mulaj. Në shenjë nderimi e respekti për
Presidentin Napolitano, i cili ka bërë dhe bën shumë në mbështetje të emigrantëve
nga vende të ndryshme të botës, në këtë shtet të madh e demokratik europian, ai
i dhuroi atij, me një shënim dashamirës, librin e tij me poezi, “Prendi per
mano la mia ombre”(Merre përdore hijen time). Ai është botuar në katër gjuhë,
pra dhe shqip e italisht.
Nuk
kaluan vetëm pak ditë dhe në adresë të Dr.Zef Mulaj erdhi një lajm i befasishëm,
jo i zakonshëm dhe mjaft i bukur e mbresëlënës. Kështu, nga Carlo Guelfi, në zyrën
e sekretarisë së Presidentit të Republikës së Italisë, Napolitano, ai mori një mesazh
përshëndetës e falënderues për librin-dhuratë të tij. Në të dëshmohet se librin
e dhuruar, nga Dr. Zef Mulaj, e ka marrë Presidenti Napolitano dhe ai dëshmon për nderimin e respektin ndaj kryetarit të shtetit
italian. Gjithashtu, po aty, thuhet se Presidneti Napolitano e ka ngarkuar atë t’i trasmetojë atij përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet
më të mira për punë të mbarë, gjë për të cilën bashkohet edhe ai, me shumë dëshirë.
Ashtu si
më parë, por dhe të nxitur nga fakti që përmendëm më lart, disa gazeta rajonale
italiane kanë shkruar për librat e publikuar nga Dr. Zef Mulaj, si në poezi,
por edhe në fushën e tij të farmaceutikës, siç është ai për bimët mjekësore në Alpet
e Shqipërisë. Gjithashtu, kanë treguar për pjesëmarrjen e tij në veprimtari të ndryshme
letrare, në rajonin ku ai banon. Gazeta të tilla janë: “Resto del Carlino”(5
qershor 2012), “Coriere Adriatica” (7 qershor 2012) etj.
Në mënyrë
të veçantë, mesazhi i ardhur nga
Presidenti i Republikës së Italisë, Napolitano, por dhe publikimet e
ndryshme në shtypin rajonal italian, e kanë nxitur Dr. Zef Mulaj që t’i përkushtohet
më tepër profesionit të farmaceutikës, si dhe pasionit për studime në fushën e
tij dhe për të shkruar poezi sa më të bukura.
Tiranë, 10
qershor 2012