| E diele, 10.06.2012, 01:05 PM |
Zef
Serembe - Poeti me fatin më tragjik në letërsinë arbëreshe
(1844-1901)
Jeta dhe vepra
Nga Jahë Sadrija
Zef
Serembe është liriku më i shquar i romantizmit arbëresh. Ai lindi më 6 Mars 1844
në fshatin arbëresh Kozmo Albaneze, ose Strigari siç i thoshin vendësit, sipas
qytezës Strugë, prej nga vinin të parët e tij, në krahinën e Kozencës. Fshati i tij shtrihej mbi një kodrinë të bukur
përballë detit Jon. Babaj i tij
Mikelanxhelo, mori pjesë në revolcionin e vitit 1848, kundër dinastisë së Burbonëve. Kur u shua kryengritja ai mbeti i arratisur
maleve, ndërsa familja e tij varfërohej pamasë.
Në fund kur kishte rënë shumë nga shëndeti, ia fallen jetën. Zef Serembe, fëmijërinë e kaloj në një skamje
të madhe. Mësimet e para i bëri në Shën
Adrian, ku pati mësues De Radën, me të cilin
pastaj u bë mik. De Rada ndikoi
te djaloshi me talent për themelimin e ndjenjës së atdhedashurisë, të cilën e
kishte trashëguar edhe nga familja. Në kolegj
i shfaqet një sëmundje e rëndë, e cila ia dëmtoi edhe sistemin nervor. I shtrënguar nga sëmundja dhe nga varfëria e
braktis kolegjin dhe kthehet në fshat. Më
vonë më 1860 i vazhdon mësimet e ndërprera në Roosano dhe në Kariliano –Kalabro. Më 1869 Serembe do të punojë si sekretar i
Bashkisë së Strigarit. Ai ishte i një natyre
të shqetësuar. Me një temperament të vacantë
prej njeriu dhe krijuesi. Shpirtin e tij
të revoltuar prej poeti, e tronditi edhe më shumë dashuria e pafat që pati me
një vajzë të varfër arbëreshe. Vajza për
shkaqe ekonomike, mërgohet me prindër në
Serembe,
kah viti 1875, shkon që ta vizitojë, por e gjen vetem varrin e saj. Me një rekomandim të Dora D’ Istrias, me të cilën
kishte miqësi, pranohet te perandori i Brazilit, Dom Pedro. Por duke pare luksin dhe mjerimin e atjeshëm
largohet prej andej. Duke u kthyer me anije në vendlindje, afër bregdetit ajo
shkatërrohet. Serembe zbret në Kadiks të
Spanjës, dhe pastaj në këmbë dhe i
sfilitur shpirtërisht kthehet nëpër
Spanjë, Francë dhe Itali, ku dhe i humben një pjesë e madhe e dorëshkrimeve në rrethana,
që shpjegohen në disa variante. Sërish
kthehet në Strigari. Duke e pare
gjendjen e rendë të fshatit, e cila nuk kishte ndryshuar fare, niset prap për në
Zef Serembe ishte një poet i madh lirik. Ai shkroi poezi, poema dhe drama. Plot poezi të cilat i krijonte edhe i
humbiste. Shumë prej tyre janë ruajtur nga miqtë e tij. Veprat e tij më të njohura janë: Poezi italishte dhe këngë origjinale, Ushtari i kthyer, baladë lirike, Sonete të ndryshme
etj. Poezitë e tij për here të pare i
mblodhi dhe i botoi nipi i tij Kozmo Serembe, në Milano më 1926, me titullin, “Vjershe”.
Në poezinë e tij Serembe trajtoi motive të ndryshme. Shquajnë, sidomos, motivi patriotik, erotik, mediativ etj.
Motivi
patriotik
Ky motiv zë një vend të rendësishem në poezinë e Serembes. Dheu i humbur i të parëve ishte bërë obsesion për shkrimtarët arbëreshë. Një temë e tillë ishte trajtuar edhe nga i madhi De Radë, Santori etj. Vjersha e pare me motiv patriotic e Serembes, titullohet “Për lirinë e Venetisë”, e shkruar në moshen 16 vjeçare. Pastaj vend të rendësishem zënë edhe poezitë e motivit të njejtë: vjersha “Vrull”, vjersha kushtuar “Zonjës Elena Gjika”, poezia, “Ali Tepelenasit” etj.
Motivi erotik
Serembe si dhe romanticët tjerë, në vepren e tij e trajtoj motivin erotik. Dashuria e këtij poeti ishte e vacantë dhe përsonale. Ajo niset nga një bazë reale e të përjetuarit nga vetë poeti, për t’i dhënë pastaj përmasa të një ndjenje të thellë njerëzore. Vjersha “ Kënga e mallit të pare” është shkruar në kohën kur poeti ishte 14 vjeçar. Pastaj vjersha, “Kujtim”, e cila figuron me një varg pyetjesh drejtuar për të dashuren e tij. Pasojnë vjershat : “Kujtimet”, “Elegji”etj.
Motivi mediativ
Motivin
mediativ Serembe e trajton edhe në llojet tjera të lirikës së tij. Ai konsiderohet si poetët e pare arbëresh, që
e kultivoj këtë motiv. Vjersha, “ Një ditë
është jeta”, që është një tingëllimë meditative, simbolizon figurativisht tri
fazat e jetës. Pastaj vjershat, “Natë”, “Feja”,
“Errësira” etj.
Zef Serembe është një romantik i vacantë arbëresh. Poezija e tij ka një karakter të thellë lirik
dhe subjetiv. Ajo me një force shprehëse
artistike, portretizon botën e thellë shpirtërore të poetit. Spontaniteti krijues është një veçori e
Serembes, i cili është frymëzuar vazhdimisht nga jeta. Vargjet i thurte atypëraty me lehtësi
krijuse, i këndonte dhe i modelonte ato me një frymë gjallëruese. Ndër figurat stilistike të artit të Serembes
ishin: kontrasti, antiteza, epiteti, metafora, krahasimi, përsonifikimi,
simboli etj…që janë përdorur me një mjeshtri të madhe poetike.