| E diele, 10.06.2012, 04:46 PM |
Salvador
Dali, gjeniu ekscentrik
Nga Albert Vataj
Edhe pse
dikur njihej si i ‘çuditshmi’ dhe ekscentriku i paparë, Salvador Dali sot
konsiderohet si udhërrëfyesi dhe ‘babai i surealizmit, jo vetëm në Spanjë, por
në gjithë dimesionin e qasjeve ne art. Salvador Dali la pas vetës një galeri
prej afro 1500 pikturash që nxisin debate sot e kësaj dite për nga tematika,
stili dhe mesazhi që ata përcjellin, kumtesa që Dali la në këtë tablo, të cilat
janë jo vetëm vepra e tij, por dhe zanafilla e një prej penelatave më të pazakonta.
Salvador Dali, piktori spanjoll, i cili
i përkiste artistëve që përqafuan surrealizmin, me dhuntinë e tij për vizatim,
i pikturonte ëndrrat e tij dhe shpalonte në tërësi disponime të ‘çuditshme’ në mënyrën më precize të mundshme.
Salvador
Dali u lind më 11 Maj të vitit 1904 në Barcelonë, Spanjë. Ai ishte i biri i
Salvadore dhe Felipa Dome Dalit. Babai i tij ishte një avokat dhe noter, i cili
nuk kishte asgjë të përbashkë me botën e arit. Mirëpo, e pasionuar pas artit
ishte e ëma e Salvadorit, e cila i qëndroi pranë atij, deri në momentet kur
vdiq. Felipa vdiq nga kanceri, kur Dali kishte vetëm 16 vjet. Humbja e nënës
ishte “goditja më e rëndë në jetë”, e Dalit, kishte deklaruar ai shpesh herë më
vonë, gjatë jetës së tij të një shpirti të trazuar. Me vdekjen e të së ëmës,
Dali humbi përkrahjen e vetme që gëzonte.
Babai i tij u rimartua me tezen e tij që Salvadorin nuk e bëri ‘aq’ të lumtur, mirëpo dashuria dhe respekti që kishte për të e detyroi Salvadorin të pajtohej me këtë martesë.Më 1916 Dali filloi shkollimin në fushën e artit. As një vit pas kësaj, ai ia doli të hap ekspozitën e tij të parë. Por, ekspozita, në mungesë të kushteve u hap aty ku banonte, në shtëpinë e tij! Të parën për audiencë më të gjerë, Dali e hapi në në teatrin komunal të Figueres, tri vjet më vonë.Gjatë këtyre viteve, Dali ishte i vetmuar. Këte e shpalon edhe e motra e tij, Ana Maria, e cila më vonë do të botonte librin (1949) për të vëllain ‘Dali nga këndvështrimi i motrës’.Miqtë e fëmijërisë dhe rinisë së Dalit kishin pak gjë të përbashkët me te. Më vonë ata do të njiheshin si ‘yjet’ e ekipit futbollistik të Barcelonës.Pasi që bota në vendin e tij i dukej e vogël, dhe i mbetur pa ‘përkrahjen’ nënës, më 1922 Dali largohet nga shtëpia dhe vendoset në konviktin e studentëve në Madrid , ku më pas ka vijuar studimet në Akademin e Arteve.Dali gjithmonë dukej i veçant. Vëmëndjen për te, e tërhiqnin sidomos mustaqet karakteristike të tij. Ai mbante pallto e çorape të pazakonshme dhe flokë të gjatë që i shkonin deri ke supet. Shija e Dalit për ‘modë’ dhe delli për artin, i ndihmuan shumë që ai të ngritet shpejt në piedestalin e famës. Këtë ngritje nuk e penguan as kritikat e vazhdueshme të veprave të asaj kohe të surealizmit.
Salvador
Dali ishte dhe do të mbetet njëri ndër artistët më befasues të të gjitha kohërave,
artist i cili i përkiste shekullit të njëzetë.
Fillimet e tij të vështira ishin në Kataloni, në veri të Spanjës, mirëpo
më vonë u bë një artist i vërtetë, me famë botërore, punimet e të cilit
magjepsin sot e kësaj dite mbarë botën. Arti i tij ka një lidhje të përkryer me
mesazhin që ai përcjell përmes prezantimeve vizuale.Edhe pse ishte quajtur ‘i çmendur’
pasi që u besonte teorive të Frojdit, dhe punimet e tij vinin kryesisht më shumë
nga nënndërgjegjshmëria sesa nga ndërgjegjja, kjo atij i solli epitetin e
artistit më kritik.
I njohur si njëri ndër artistët më themeltar të surealizmit në vitet e njëzeta, punimet e tij në shumë mënyra shprehin pasqyrimin e atij shekulli. Arti i Salvador Dalit më së shumti përfshin ndodhitë më të rëndësishme dhe ‘lëvizjet’ e shumta që bëri gjatë jetës së tij.
Dashuria e ‘ndaluar’ e Dalit
Kur
Spanja ndodhej në prag të luftës civile Dali sapo kishte mbushur 18 vjet. Ishte
kjo pikërisht koha kur u krijua miqësia në mes treshes, Lorca – Bunuel- Dali,
shoqëri e cila lindi në Universitetin e Madridit.Mirëpo, miqësia në mes Lorcas
dhe Dalit ishte ‘pakëz’ më e veçant, pasiqë karakterizohej me një shkallë të lartë
afrie, madje madje dhe intimiteti.Lidhja e tyre tanimë u bë edhe publike në filmin
e realizuar në 2008-ën. Në regji të Paul Morrison dhe me skenar të Philipa
Goslett. Dashuria që kishin për njëri tjetrin, dashuri kjo e ‘ndaluar’, iu
ekspozua trysnisë së paparë të ‘rrethit’, kështu që dy yjet e artit pamor u
detyruan të marrin rrugë të ndryshme jetësore.Mungesa e guximit të Dalit për të
vazhduar këtë lidhje e detyroi atë të largohej nga Madridi dhe të niste një jetë
të re në Paris.I etur për famë, ai vendosi të frekuentonte më shumë mbrëmjet e
organizuara nga shoqëria e lartë mondane. Ai ndjekte elitat në mënyrë që të gjente
mbështetjen për artin e tij. Në njërën nga mbrmjet si këto Dali takoi dashurinë
e jetës, Galën.Elena Dmitrievna Diakonova e njohur si Gala, e rritur në një familje
intelektualësh Rusë, ishte shkaku që Dali tanimë harroi dashurinë e tij të ‘ndaluar’.Gala
ishte mësuese e martuar me piktorin Paul Eluard. Në vitin 1929 Eduard mori
Galan në një mbrëmje ku e njoftoi me Salvador Dalin. Në mes tyre lindi një dashuri,
e cila e detyroi Galën të ndahej nga Eduardi, edhe pse ata dy mbetën shokë më pas.
Dashuria e Dalit për Galan nuk ishte thjeshtë një dashuri por ai aty gjeti edhe
përkrahjen, e cila i mungonte që nga vdekja e së ëmës.Të gjithë artistët
Universaliteti
i një artisti
Dali,
padyshim ishte artist me dhunti të shumta. Krahas pikturave , ai është dëshmuar
edhe në skulpturë, kinematografi, modë dhe mbi të gjitha në fotografi.Dy nga ‘punimet’
e tij më të njohura të surealizmit ishin ‘telefoni’ (‘Lobster Telephone’, 1936)
dhe divani në formë të buzëve ( ‘Mae West Lips Sofa’, 1937).‘Lobster Telephone’
tanimë ekspozohet në katër vende: në galerinë
‘Tate’ në Britani, në Muzeun Gjerman të telefonave në Frankfurt, në fondacionin
e Edward Jamesit, dhe në Galerinë Ndërkombëtare të Australisë.Ndërsa ‘Mae West
Lips Sofa’, divan ky jo i ‘zakonshëm’ në formën e buzëve të aktores,asokohe të adhuruar,
Mae West është punim tjetër artistik me famë i Dalit. Ai formësoi artistikisht
buzët, të cilat Dalit i dukeshin magjepsëse!
‘Mae West Lips Sofa’ tanimë ndodhet ën Muzeun ‘
Salvador Dali, gjeniu ekscentrik
Gjithashtu
vlen të ceket edhe kontributi dhënë operave Labyrinth(1941), ‘Tannhauser’ (1845),
dhe ‘Three cornered Hat’(1949).
Kulminacionin
e arritjeve jashtë pikturës, Dali e arrtiti me teatrin, ku në bashkëpunim me
regjisorin Luis Buñuel, realizuan më 1930 edhe filmin e parë surealist me emrin
“little Ashes”, sipas pikturës së Dalit (1927-28) e cila theu çdo tabu të ndërgjegjshmëris
seksuale.
Arti dhe kritikaDali ishte dhe do të mbetet artisti më ‘revolucionar’ sa i përket frymës moderne.Me personalitetin e tij ‘misterioz’ të asaj kohe, dhe stil të ‘dalluar’ të pikturimit, ai ka krijuar më se 1,500 piktura gjatë karrierës së tij. Pikturat e tij surealiste janë ndër më të njohurat në fushën e artit të cilat ndryshuan jo vetëm ‘logjikën’ e njerëzimit por edhe ‘perceptimin’ në përgjithësi të jetës.Edhe pse ai u kritikua shumë për mënyrën e shprehejes së ‘lirë’ të mendimeve në pikturë, arti i tij mbetet si sinonim i surealizmit. Kontributi i tij rreth artit lidhet me pikturat: ‘portreti personal’(1921), kur Dali ishte shtatëmbëdhjetë vjeçar, ku shfaq qëndrimin dhe potencialin e tij të brendshëm.Pastaj reshtohen këtu ‘Ventana’(personi në dritare -1925), që paraqet peisazhin, reflektimin e qelqit, dhe një person. Drita që i bie mbarapa vajzës (Ana Maria, motra e tij) është edhe elementi bazë, i cili e karakterizon artin e Dalit ‘Muchacha (shpina e vashës-1925), edhe kjo pikturë shfaq Ana Marinë nga një këndvështrim tjetër.‘Cenicitas’(1927), pikturë të cilën Dali e bëri gjatë kohës në ushtri. Ku sa i përket pikturës ai u shpreh se “doza e veprimit që perëndia përdori për t’ju treguar njerëzve rrugën për një nga ligjet më të ndërlikuara të universit”.’Enigma’(1929), imazhe të ndyshmene në një peisazhi të thatë rreth fytyrës së Galës dhe Dalit.Pikturën ‘Masturbateur’(1929), Dali e bëri para se të takohej me Galën. Ky autoportret paraqet dëshirën dhe frikën e tij seksuale. Ku ‘frika’ dhe ‘ndroja’ ishin të influencuara nga dijenia që kishte marr nga librat e të atit rreth sëmundjeve seksuale.‘Sex-appeal’(1934), Dali në këtë pikturë ka paraqitur veten si fëmijë në plazh, i rrethuar me gurë në një ambient të ‘ngjajshëm’ në të cilin ka qenë më parë në fëmijëri. Ai është duke e shikuar trupin e një gruaje ku pjesët e trupit të cilat ndodhen në lëvizje mbahen nga patericat. Duket s e qendra e ‘kuriozitetit’ dhe ‘dëshirës’ së tij ishin gjinjët.Ndër shumë piktura të tij, që njihen, shquhen dhe ‘kritikohen’ për mënyrën e paraqitjes surealiste të ideve personale të Dalit , më e njohura është ‘The persistence of Memory’ (1031), kjo pikturë është bërë e famshme nga fakti që është jo reale dhe ka interpretime të shumta. Format dhe objektet të paraqitura në pikturë janë aq shumë të ‘deformuara’ sa që është mjaft problem që të dallohen. Për këtë arsye edhe kanë lindur shumë kritika rreth perceptimit të kësaj pikture ‘misterioze’. Kjo pikturë është krijuar me elemente të pasura psiko-filozofike. Ky punim ‘madhështor’ gjendet në fondacionin Gala-Salvador Dali dhe në Muzeun e shoqërisë për të drejtat e artistëve në Nju Jork.
Edhe pse
Dali tërhoqi vëmëndjen sepse perceptohej si ‘provokues’ , kurse sjelljet e tij
konsideroheshin ’teatrale’, arti i tij ishte dhe do të mbetet ‘qendra’ e
surealizmit. Veprat e tij dhe kontributi i dhënë jo vetëm në artet pamore, por
edhe në fushat e tjera kulturore, ndryshoi dhe shfaqi një revolucion në zhvillimet
e arteve në përgjithësi. Edhe pse dikur njihej si i ‘çuditshmi’ dhe ekscentriku
i paparë, Salvador Dali sot konsiderohet si udhërrëfyesi dhe ‘babai i
surealizmit, jo vetëm në Spanjë, por në gjithë rruzullin tokësor.
Dali,
provokatori i shekullit XX-tëNë Barcelonë, mbreti Juan Carlos deklaroi se viti 2004,
pas fillimit të tij do të jetë "Viti Dali". Nga New York-u në Venecia,
nga Kadaku në
"Inteligjenca
na bën të çlirojmë nëpër mjegull disa nuanca të skepticizmit, që kanë mbi të gjitha
për efekt kryesor të zvogëlojnë për ne në disa koeficientë të një pasigurie
gastronomike dhe superxhelatinoze, prustiane, të një loje parimisht të lartë. Për
këto arsye është mirë dhe njëkohësisht e nevojshme që kohë pas kohe, spanjollët
si Picasso dhe unë, të vinim në
"E
pranoni që jeni një arrivist" ? - e pyet gazetarja. "
Na mbetet
neve që të qeshim, të duartrokasim, të mrekulluar nga zbulimet dhe shpikjet.
"Për fat të keq anekdotat për Dali kanë hedhur hapa drejt asaj që pikturat
e tij na kanë ofruar për të parë", tregon me keqardhje Baltasar Porcel,
organizatori i ceremonisë ndërkombëtare që u mbajt në Barcelonë për të inaguruar
"Vitin Dali". Nga të gjithë piktorët e mëdhenj të shekullit të XX-të,
Dali është në mënyrë paradoksale, i vetmi, në pikturat e të cilit s'mungon pastërtia.
Picasso, Matisse, Bacon ose Balthus mishërojnë të gjithë idenë që krijohet për
një artist të madh, por asnjëherë Dali. Është ndoshta shembulli i vetëm i një piktori
shumë popullor që elitat kulturore dëshirojnë ta kenë për vete.
Krijuesi
i "Phénixologie", arti që rilind nga hiri i tij, "dalinienët
punojnë në këtë moment edhe për pavdekshmërinë time tokësore", - thoshte
ai. Dominique Fernandez ose Dawn Ades, Antoni Pitxot ose Jean-Louis Gaillemin,
amerikanë ose italianë, secili ka vendosur një prekje ngjyre në këtë tentativë për
të bërë një portret. Më ngjyrat dhe dritat e tij, ato të Emporda-s, zona e tij,
dhe me hijet e tij, natyrisht ato të Frankos. A ishte ai një viktimë e "satanizmit
ideologjik", si u dyshua nga diktatori spanjoll?
"Surealizmi,
jam unë!"
"Dali
është dekoruar nga Kryqi i Isabelle la Catholique nga gjenerali Franko", -
kujton Baltasar Porcel. Ashtu siç e shpjegon edhe vetë, "më tepër se nga
një derr i shkëlqyer" ai do të pranonte të ishte dekoruar më mirë nga Mao.
Nuk ia ka falur, sidomos në Paris, atëherë kur askush nuk e ka qortuar Picasso-s,
të qënët komunist. Sot, publiku nuk i vë asnjë faj. Teatri-muze i Figueras ka
pritur më shumë se një milion vizitorë dhe për më tepër e kanë ngurtësuar në portën
e shtëpisë së tij në Port Lligat. Admiruesit e kanë përgatitur këtë dekorim me aksesorë
të surealizmit dalian. "Surealizmi, jam unë", - guxoi ai të deklaronte,
me mënyrën e Luigjit të XIV dhe në sy të Andre Breton-it, dhe diti të marrë hak
duke shpikur anagramën e Avida Dollars, i etur për lavdi, para dhe shkëlqim:
"Avida Dollars është një portretist mondan, që para pak kohësh është futur
në besimin katolik, që i bëhet qejfi nga urimet dhe shpresëdhëniet e Papës".
Për një kohë të gjatë besuam se Avida Dollars e kishte vrarë Salvador Dali. Ashtu
siç besuam që nga vitet 1940, se piktura e Dali-së do të ishte përfundimisht e
dënuar nga akademizmi dhe formalizmi retrogradist. Por, më kot. Dorian Gray nuk
plakej më, vetëm tablloja e tij e "vidhte" kohën. Me Dali-në, ndodhte
e kundërta. Ai nuk është më, ndërsa pikturat e tij janë gjithmonë prezente. Dali
vazhdon të qëndrojnë në një mënyrë krejt origjinale modern, që do të thotë përjetësisht
bashkëkohor, për inteligjencën e tij vizionare dhe për sa i përket nivelit të artistëve,
në zemër të krijimit. "Përsa i përket kësaj, Dali është trashëgimtari i
shpirtit të Rilindjes, pasardhësi i Leonardo da Vinçit", - shpjegon Jean-Louis
Gaillemin, profesor i Historisë së Artit, në Sorbonë. Me metodën e tij, "paranoja
kritike", ky proces që lejon të shohësh lindjen e një imazhi, të formohet
ose të ndryshojë, duke u nisur nga një imazh tjetër, ai është më tepër
interesant përsa i përket veçorive të vetë vizionit të krijuesit. Paralelisht,
nisja e tij tenton të provojë që shpirti i spektatorit të rikrijojë, ose duhet
të rikrijojë, një imazh të ri, duke u nisur nga forma që i propozon artisti. Ashtu
si Leonardo da Vinçi, Dali i prek të gjitha. Ai shkruan poema, romane, i
drejtohet me letra të hapura. Ai realizon kryevepra të artit të shtatë: "Mosha
e artë", apo "Një qen andalez". I përkushtohet fotografisë, ku
edhe zbulon të ardhmen e mrekullueshme. Gjithmonë me një prekje të pafytyrë; ai
takon Walt Disney, personazhet e të cilit e frymëzojnë. Për këtë "mjeshtër
të madh të subversionit" siç e quajnë, Dali kompozon një vizatim të animuar,
"Destino". Surealist, sigurisht. Dhe anekdota, e cila duhet ta bëjë të
shkëlqejë, do të prezantohet këtë vit për Oscar.
Ai nuk
kishte veçse një muzë, Gala, që ishte muza e Lorkës, i cili provoi më kot ta bënte
për vete. Barok deri në djallëzor, përsa i përket traditës së madhe, asaj të Calderon
ose i Lope de Vega, Gongora-ja moderne ka qenë aktori i një jete, që ishte më tepër
një ëndërr. Pak poet, piktor, kineast, shkrimtar, dezinator dhe në të njëjtën
kohë vëzgues, bufon, i mistershëm dhe erotoman. Një shembull? "E kam
konsideruar gjithmonë Krishtin si një propagandues të madh; por përsa i përket
zbulimit të fesë, një zero! Ai adhuronte publicitetin, ashtu si edhe Dali. Ai më
mund pa dyshim në këtë prizëm, përderisa ai arriti të kryqëzohej". Më mirë.
"Inkuizicioni është një e mirë e padiskutueshme. Ishte në një kohë, që i
ndalonte piktorët që prezantonin seksin. Dhe rezultoi që piktorët, përpara kësaj
pengese, përdorën në formën e zbukurimeve mbi të gjithë tablonë, sekse që pushtonin
tërë pjesën tjetër". Ose në një farë mënyre arti i të shëmtuarës, sipas
Charles Baudelaire. Çelësi i ëndrrave të Dali-së është në Kadak. A mjaftojnë këto
pjesëza për të kompozuar këtë portret, për të cilin do të ishte e kotë ta kërkoje
përmes autobiografive të tij, në mënyrë perfektë të rikompozuara dhe të gënjeshtërta?
"E kam takuar Dali-në në disa aktivitete", - tregon këngëtarja Françoise
Hardy. "Edhe në
Thënie
nga
Çdo mëngjes
kur zgjohem, më pushton një ndjenjë e fortë kënaqësie, kënaqësia e të qënit,
Salvatore Dali dhe pyes veten "Çfarë gjë të mrekullueshme do të realizojë ky
Salvador Dali sot?"
"Pse
mbaj mustaqe? Që të mos më venë re të tjerët."
"Çfarë
është surealizmi? Surealizmi jam unë."
"Në moshën
gjashtëvjeçare, doja të bëhesha kuzhinier. Në moshën shtatëvjeçare doja të isha
Napoleoni. Dhe ambicja ime është rritur më shumë që prej asaj kohe."
"Mos
u shqetësoni për faktin e të qënit modern. Për fat të keq, është gjëja e vetme,
për të cilën, çfarëdo që të bësh, nuk mund ta shmangësh."
"Të pikturosh
është ndershmëria e artit. Këtu nuk ke mundësi të bësh me hile. Ose është e mirë,
ose është e keqe."