| E diele, 10.06.2012, 08:20 AM |
Demir KRASNIQI:
N’ VENDIN TIM S’ MË NJEH ASKUSH
Diku larg në Perëndim –
Ia ndiej zërin mikut tim ...
Ai më thërret në telefon –
T’ gjitha brengat m’ i tregon !...
Kur ia ndiej zërin Vahitit –
M’i ngacmon ndjenjat e shpirtit !
Fjala e tij n’ zemër m’ troket –
Për një jetë në t’ ziun kurbet !
Në kurbet më dogji flaka –
Erdha i ri e këtu u plaka !
Pleqëria n’ derë m’ troket –
As n’ vendlindje , as n’ kurbet !...
Më shkoj jeta në rrugëtime –
Herë për tokë, herë n’ fluturime !
N’ fluturime lartë mbi re –
Herë n’ kurbet , herë në Atdhe !
Malli n’ zemër më ka prekur –
Baba e nëna më kanë vdekur !...
Kur po shkoj në vendin tim –
Po e ndiej vetin si jetim !
Kur po hy në kapixhik –
S’ ka kush del të më merr ngryk !
Truallin tim kur e vizitoj –
S’ kam njeri t’ më përqafojë !...
N’ atë vatër ku u linda djalë –
S’ kam njeri t’ ma flet një fjalë !
Dal n’ hotel ta pi një kafe –
S’ kam me kënd t’i ndërroj dy llafe !
N’ oda t’ fshatit s’ kam ku t’ shkoj –
Një këngë burrash ma s’ dëgjoj !
Shkuarje – ardhjet m’ prekin n’ dell –
S’ kam njeri që t’ më përcjell !
Shikoj malet shpat me shpat –
A mos jam unë refugjat ?!
M’ digjet zemra si drutë n’ prush –
N’ vendin tim s’ më njeh askush ?!
Gjilan, më 04 Qershor 2012.