| E shtune, 09.06.2012, 03:02 PM |
Në vend të
Urimit
Mikut tim në 65 vjetorin e lindjes dhe 45 vjetorin e krijimtarisë
Nga Halil Gashi
Poet u bëra nga dëshira për të ëndërruar çudira mbi çudira, për të fluturuar hapësirave të pafund në mënyrë imagjinative, për të kërkuar atë që s'e kisha në jetë, për të krijuar një hapësirë të lirë estetike sa për të jetuar; u bëra poet për ta ndrydhur e shtrydhur nga shpirti im dhembjen time që ndjenja për fatin tragjik të popullit tim, i cili më rëndonte mbi supe dhe më bënte të vuaja, vuajtje kjo që më bluante përbrenda gjatë jetës........
Nuk e dijë
a është privelgj që të lindesh në muajin
Qershor, por, ma merr mëndja se të lindësh më dhjetë Qershor është një datë simbolike
për neve shqiptarët , ngase kjo datë asocon më datën e mbajtjes se Lidhjës Shqiptare te Prizrenit më 10 qershor të vitit
1878 kur në Prizren u mblodhën 300 burra për të kuvenduar për te filluar luftën
për lirimin e trojve etnike nga sundimi 500 vjeqar i Pernandorisë Osamne . Pikërisht, në kte datë ,pra dhjetë qershor
te para 65 viteve lindi edhe një mik i
imi . Dikush do të thonte punë e madhe sa miqtë e kujt do qofshin kanë lindur
në kte datë dhe çka?. Por nuk është bash krejt ashtu, ngase ky miku im është
më i veçantë se sa shumë të tjerë që mund të kenë lindur në kte datë .Ky miku i
im i fëmijërisë time më të cilin bashkë rrugëtuam mbi 50 vite, është gazetar, është
krijues, publicistë , shkrimtar ....është pra krijuesi dhe kronisti besnik i ditëve tona , njeri nder më produktivët i
cili ka botuar mbi 30 vepra , më poezi, tregime , ese, romane , drama ,
monogafi etj.
Është ky
Sejdi Berisha ,që lindi më 10 Qërshor të vitit 1947.Prinërit tanë qeleshe bardhë
na kanë thënë se e në Kosovë ky vit , ishte vit i krizës se bukës se gojes ,
ngase pushteti komunist i instaluar pakë vite më parë ju kishte fshirë shqiptarve
më fshis hambarët dhe ju kishte marrë dhunshëm edhe kokrrat e fundit të misrit
dhe grurit. Por ky miku i im ashtu sikurse i mbarë brezi i ynë ia doli mbanë shumë
svidave më të cilat u përballëm nga vitet e hershme e deri në ditët e sotme.
Unë dhe
ky miku i im , pra shkrimtari dhe publicisti
Sejdi Berisha tanimë i njohur mirë edhe jashtë kufirit tonë shtetëror për
krijimtarinë e tije letrare ,bashkë rrugëtuam më shumë se pesë dekada..Ai
,shkroi dhe botoi 30 vepra , për më shumë se 40 vite krijimtarie, por si për çudi nuk arriti të më bind që unë ta shkruaj as një të vetme. Ne
jemi shokë dhe njihemi gjatë dhe më duket se në shumë nga veprat e tijë kamë një
hise edhe unë , jo ngase unë i ndihmova ti shkruaj Ai ato, por ngase shumë nga
ato vepra të shkruara të tije janë histori dhe dëshmi kohe që i përjetuam në një
formë se bashku, por ky miku i im ato histori dhe dëshmi kohe i përjetësoi në vepra
letrare , i bëri të pa vdekshme, ju dha shpirt më një ndjesi të veçantë dhe më një
mjeshtri prej krijuesi, dhe tani në veprat e tije këto dëshmi kohesh të shkuara
më dukën më të dashura .....
Nuk e dijë
se a e ka vendin pikërisht sot kur ai shënon ditëlindjen e 65 më familjen e tijë
, më nipa dhe mbesa ta them se edhe pse në dukje ky miku duket të jetë i qetë, por unë e njoh mirë dhe
ai nuk ishte as një herë i tillë. Ai, dinte
dhe akoma dinë të rebelohet, por ketë rebelim e bënë më se bukuri në vargun
e tijë , Ai ditë më parë mu duk shumë i rbeleuar në një poezi tëe tijë të titulluar
“ E hoqa Shqiponjën nga Flamuri”të shkruar në 100 vjetorin e shpalljes e Pavrësisë
se Shqipërisë,Ja kujtoi sot ketë rrebelim ngase ai vertet e don më shpirt ketë poezi
të cilën e lexoi kohë më parë edhe në një manifestim letrar në Lezhë thua
se donte atje qe ti ankohej edhe
Kastriotit legjendar, apo edhe tokës aty
ku u mbajtë Kuvëndi i Lezhës .
Është shumë e zakonshme që në rrugëtimin e tijë krijues ky miku i im të rrebelohet . Ai, shumë vite më parë thuajse në hovin e marrjes më shkrime më Tregimin e tijë “Qmëndia në rreth”paralajmëroi hyrjen e tijë të fuqishmë në ujrat e krijmtaisë letrare , por me nje stil të veqantë , më një rrebelizëm joshës për krijuesin . Ia them keto , pikërisht në ditën e sotmë të 65 vjetorit të lindjes ngase Ai, ka edhe shumë për të thenë edhe përkundër 30 veprave të tija të cilat i i ka botuar, per te cilat nuk ka vend sot ë flas .
Krijimtaria
e këtij mikut tim nuk krijua lehtë , Ai,
eci jo rrallë gjatë jetës se tijë si ai Fakiri i zbathuri në prush , po edhe atëhërë eci
vertikalisht. Nuk e pati të lehtë, por uni dhe krenaria e tijë i bënin” Ison “ gjatë
këtij rrugëtimi . Rrugëtimi i ynë i përbashkët për më shumë se pesë dekada
gjithsesi se është një kaptinë e veqantë
e jetës tanë . Të kesh shok një krjuës , nuk është edhe aq e lehte që të
përballësh edhe me tekat krijuese te tijë në fushën e artit të shkrimitt ,por
gjithsesi se është një ndjenjë e mirë ,
mburrje dhe privilegj... le të jetë
ky shkrim një formë e urimt për 65 vjetorin e lindjes por edhe një shprehje e miqësisë tonë të gjatë
...............Jam i bindur se do vazhdosh
edhe me më shumë sukses krijimtarinë tënde letrare .... Pra miku i im urime edhe nje hereë dhe jete
te gjatë ......kë edhe shumë çka të shkruash......