| E shtune, 09.06.2012, 02:50 PM |
Zotërinj
Ndërkombëtarë
Nga Bedri Blloshmi
Siç e
dini juve po ashtu dhe mbarë njërëzimi edhe ne shqiptarët ,se me mbarimin e
luftës së dytë botërore shumë shtete do e plotësonin grykësinë e lakminë e tyre
grabitqare.Të gjitha këto i vendosi Jalta që nga 5 shkurti deri më 11 shkurt 1945
nga tre të mëdhnjtë e botës ,gjatë këtyre ditëvë të ndarjes së botës për Shqipërinë
nuk pati asnjë kujtesë përfundimisht Anglia dhe SHBA na lanë nën thundrën
komuniste për 45 vjet rresht.Me pushtimin e Shqipërisë nga terroristët komunistë
në 1945 këtu filloi kasaphana.Këtu u vra ajka e kombit,krijoheshin grupe”armiqsh”
pushkatoheshin në mesin e ditës në grupe ,madje në shumë raste në prezëncën e
familjarëve .Këtu filloi një terror i vërtetë .Vareshin në trekëmbësha të gjithë
ata që luftuan dhe e donin me të vërtetë Shqipërinë .Kur “gjykata “ i dënonte
me pushkatim dhe ditën e ekzekutimit fjala e tyre e fundit ishte “Të rrojë Shqipëria”.Këtu
u hapën me dhjetëra kampe e burgje ku mbylleshin përjetesisht ata që nuk
pushkatoheshin apo që nuk ishin dënuar me litarë,u hapën çmendina apostafat për
ata të arrestuar që gjatë tuturave në hetuesi lonin nga mentë.Familja e të dënuarit
merreshe në mesin e natës nga oficerët e sigurimit dhe degëdiseshin në internim,banditët
komunistë u grabisnin shtëpinë e çdo gjë tjetër .Shtypi i asaj kohe jepte lajme
me fitore sepse kishin vrarë kaq apo aq “armiq”të komunizmit.
Këtu
terrori ,lufta e klasave ,ekzekutimet ,burgosjet ,internimet,sekuestrimet nuk u
ndalën asnjë ëast,për familjet e klasës të përmbysur nga zjarri i kohës.
Sipas
Artur Conte Jalta dhe ndarja e botës në faqen 220 thotë : “Para se të vdesë ekzaktësisht
pas gjashtëdhjetëditësh,Roosevelti dotë ketë kohë t’i kuptojë gabimet e tij…”
Një javë para
se te vdiste ,në telegramin e fundit drejtuar Chuchillit.Roosevelti do të arrijë
të pranojë se “Të minimizojmë sa më shumë te jetë e mundur problemin sovjetik.Megjithatë
duhet të mbetemi të fortë.”E fjala e tij e fundit do të jetë me mallëngjyese.:Kufiri
i vetëm i realizimeve tona të nesërme janë dyshimet e të sotmes…”
Ndërsa në
faqen 217 thuhet :”Një shtatmadhëri komuniste është vënë në krye të Shqipërisë së
re.”Nën terrorin komunist Shqipëria e rrethuar me tela me gjemba do të zvarriteshe
në mjerimin e plotë e do të strukeshe pranë dhimbjes e lotëve të derdhur pa
pushim deri në mbarimin e luftës së ftohtë në vitet 90.Me kalbëzimin total të keshtjellës
së komunizmit (Rusia) nuk kishte si të ndodhte ndryshe me satelitët e saj.Edhe
Shqipëria vazhdonte rrukullimin në humnerën e mjerimit ku u ngjall shpresa e të
gjithë shqiptarëve e në veçanti e të burgosurve politik dhe të internuarve ku bënja
pjesë dhe unë.
Ndodhën
ato që ndodhën u bënë zgjedhjet e para më 31 mars 1991 prapë fituan komunistat
e vjetër .Mbas një viti u organizuan prapë zgjedhje u larguan komunistat
fanatik duke e kaluar pushtetin tek bijtë e tyre të udhëzuar nga sekretari i
parë i Komitetit Qendror pasardhësi i diktatorit Ramiz Alia.Ky i fundit i
porositi të zbatonin porositë e letrës së fshehtë dërguar nga Gorbacovi .Të gjitha
vendet e lindjes ish komuniste bënë ato që duheshin bërë nxorrën ligje ku
ndalonte rreptësisht marrjen pjesë në qeverisje të komunistave apo bijtë e tyre
,larguan po me ligj oficerët e sigurimit hapën dhe dosjet e bashkëpuntorëve te
sigurimit duke i ndaluar kategorisht të punonin në administratën shtetërore. .
Në Shqipëri
filluan të hynin e të dilnin ndërkombëtaret të cilët përpiqen ta marrin dhe
Shqipërinë në familjen e madhe Evropiane.Vinin e këtu linin detyra u kërkojnë llogari
ju tregojnë se si realizohen këto kërkesa.Mbaj mend se kërkesa e parë apo
kushti i parë ishte zbatimi i një rezolute të KE që kërkonte dënimin e krimeve
të komunizmit.Parlamenti ynë ratifikoi këtë rezolutë dhe e kyci kushedi se ku.U
kërkua heqia e dënimit me vdekje ,u këmbëngul fort dhe në mënyrë të përsëritshme
të ligjëroheshin në rregull të drejtat e homoseksualëve ,kërkohet që të ligjërohet
hapja e shtëpive publike.Pa u plotësuar këto kërkesa ne nuk mund të pranohemi e
të jemi anëtarë të familjes së madhe evropiane .Të gjithë të dërguarit e Europës
që vinë në Shqipëri kërkojnë të plotësohen detyrat e lëna përjashto atë më kryesoren
që i duhet vendit të gjakosur nga terroristat komunistë ,dënimin e krimeve të komunizmit.Askush
nuk e kërkon nga ndërkombëtarët apo ti detyrojë qeveritarët ,parlamentin
shqiptar të fillojë zbatimi i rezolutës .Të gjithë e dinë se sot në Shqipëri
sundojnë bijtë dhe bijat e komunistave gjakatarë ,sundon sigurimi famëkeq i
shtetit.Këta qëllimin kryesor e kanë të pasurohen vetë dhe gjihtë rrethin e
tyre.Janë punësuar në vendet kyce që janë më fitimprurëse.A është detyra juaj
si të intresuar për Shqipërinë që të bëhet anëtare me të drejta të plota në familjen
evropiane.A e dini ju ndërkombëtare se këtu është dhe një shtresë tjetër që provojë
për 45 vjet rrjesht peshën shtypëse të komunizmit nga babllarët e këtyre që sundojne
vendin sot..A e dini ju se akoma dhe sot e kesaj dite shtresa e të burgosurve
politik është lënë rrugëve ,ne po vdesim përditë prapë të uritur pa asnjë përkrahje
,ne jemi dhe pronarë të tokave dhe të pasurive të tundshme të sekuestruara nga
baballarët e këtyre që janë ministra sotë ,drejtorë ,ambasadorë ,e në çdo
instancë të vendit .Pse ju zotërij nuk kujtoheni për të drejtat e kësaj shtrese
e cila është mbi 28% përqind e elektoratit.Pse juve në vedet tuaja nuk e lejoni
neokomunizmin ndërsa për këtu nuk përbën ndonjë shqetësim për ju.Kryeministri
zoti Toni Bler ka pranuar në parlamentin e tij se “Ne dhe CIA amerikane kemi dështuar
për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri”.Po tani ku po shkojmë?.
Këtu
thuhet me të madhe se në Shqipëri ka qënë diktatura më e egër komuniste .Por
nuk shkohet më tej askush nga parlamentarët e 22 viteve të ndërrimit të sistemeve
nuk ka shprehur kurajon qoftë dhe ta zënë me gojë diktatorin,as e kanë diskutuar
asnjëherë nëpër kafene( atje ku ndahen tenderat),për heqjen e titujve dhe
dekoratave që mban akoma.Askush nuk do të dijë për mijëra të pushkatuar e të zhdukur
,për qindra të çmendur nga torturat ënjerëzore të hetuesave gjakatar,kryetarëve
të degës të punëve të brëndshme,apo oficerëve të tjerë të sigurimit që dublonin
hetuesat dhe në fund të procesverbalit të shkruar nga hetuesët viheshe edhe
emri i atij që kishte marrë pjesë në torturë ,asistoi edhe X në ballafaqim.Tani
ka filluar një tjetër fushatë ajo e presidentit të Republikës,me çfarë shohim për
propozimet për president kerkohen kryesisht xhaketat e vjetra,që gjithsesi te
ketë lidhje me të kaluarën komuniste.Unë dhe shumë si unë pra të kësaj shtrese
kemi pritur dhe po presim që ta mbaroni këtë lojë ,kërkoni të vihet në zbatim
rezoluta e KE –së,hapni dosjet e sigurimit dhe largojini nga pushteti të gjithë
ata që kanë mbështetur fort piramidën e krimit dhe që propaganduan e thënë këta
kriminelë.
Tani të gjithë
këta mbeshtetësa dhe nxitës të luftës së klasave qahen më shumë se ne që u
shkatërruam nga sistemi riminal .Asnjë s’është i besueshëm kur shprehen se se
kanë dashur sistemin gjakatar dhe tani shiten ndryshe .
Unë mendoj
se ju që vini nga Europa apo Amerika e largët duhet ta dëgjoni dhe pjesën tjetër
që ta thotë fjalën e vet jo të takoheni vetëm më sundimtarët.
Dua të përfundoj
duke shpresuar se do ta lexoni këtë letër .Po ashtu dua ta di se po besuat për
klasën e përmbysur dhe ne të burgosurit politik që jemi komunista apo anojmë nga
komunizmi,atëherë besoni se këta që sundojnë sot nuk janë komunistë apo
neokomunistë.