| E premte, 08.06.2012, 09:03 PM |
FATALITETE DHE RRËFIME LUFTE
Nga Dedë Preqi
Asnjëri
nuk pajtohet se në këtë botë nuk ekziston e keqja, nuk ekziston urrejtja,
korrupsioni malltertimet,dhunimet, torturat, shtypjet, luftat, masakrimet dhe të
gjitha represionet çnjerëzore. Nuk mjafton vetëm të lexosh faqet e gazetave,
apo të shikosh ekranet televizive dhe skenat politike, kur e përjeton edhe vet,
që të bindesh për padrejtësitë njerëzore, dhe shumë negativitete tjera, që vërtetojnë
e justifikojnë sjelljen e përgjithshme abuzive, sëcilës i është dhënë shumica e
njerëzimit. Edhe në Kosovë ndodhi lufta, ndodhi ajo më e keqja, që popullatës
shqiptare i kushtoi shumë shtrenjtë, me ç’rast pësuan shumë njerëz nga të gjitha
këto represalje, e u shkatërruan shumë gjëra materiale, dhe u shkatërrue Kosova
në përgjithsi nga okupatori serbo-sllav. Por, më vjen keq prej disa burrecave,
sepse nuk janë burra, por „burreca“ sepse shpëtuan në tlina të grave. Pardje këta
burreca u bënë turq „elhamdybilah“, u bënë latin „përtokë e për qiell“,dhe çka
tjetër, dje u bënë serb të përbetuar të cilët shpionuan për vëllanë e vet, e
tradhëtuan komb e fe dhe atdhe. Sot çka janë ata „shqiptarë të flaktë“? Apo janë vetëm „burreca“, „ çakaj“ e „dhelpëra të zgjebosura“, të cilët nuk i
nevoitën këtij kombi, që ta përbuzin lirinë dhe gjakun e të rënëve. Në kohën e
luftës me serbët, ata i rruan mjekrrat
dhe u bënë gra, duke i veshur tlinat e grave dhe kaluan kufirin në Maqedoni dhe
Shqipëri. Disa rrahagjoksa të cilët thonin se ishin në fronte, së bashku me
luftëtarët e UçK-së, ata gjindeshin në hotelet e Shqipërisë, apo në plazhet e
ndonjë qoshi bregdetarë. Dhe të njëjtit janë sot, sikur u sjellën në kohën e
luftës, ashtu sjellën me metodat e tyre edhe sot në kohë „paqe“. Ka edhe shumë gjëra
të tjera, që shtypi do ti zbulojë një ditë,nga ditarët e „argjendt“, të mbuluar
nga pluhuri i drejtësisë, kështu fliste plaku 75 vjeqar, nga Guska e Gjakovës,
kur u takuam një ditë në qytetin e Luzernit të Svicrrës,me që kishte shumë kohë
që nuk ishim parë, që nga fillimi i luftës 1999 në Kosovë. Shpesh herë para
lufte, kur takoheshim në qytet dhe hynim në ndonjë restaurant me pi kafe-crem më
thoshte, sot nuk do të marrim tema të nxehta, apo ato politike, sepse do të na
kalojë dita ma mirë. Por ishte e pamundshme, që mund të rrinim pa debate
politike, sidomos kur na brengoste fati i popullatës në Kosovë, së cilës i
kanosej përçdo ditë rreziku nga okupatori serb. Tani pas luftës, fliste plaku
me një ton më të pa matur, por nganjëherë e rriste tonin, sepse e brengoste diçka
në shpirt, kur i kujtonte gjithë ato tortura, ato malltertime dhe masakrime të luftës që e kishte përjetuar
edhe vetë, më ç’rast i kishte mbetë edhe djali i tij 37 vjeqarë, së bashku me
shumë shokë të tjerë. Fliste plaku edhe për njerëzit e humbur, që eshtrat e
tyre nuk i kanë familjarët , të cilat i presin me padurim nga shteti agresor
serb, që ti kthejnë një ditë dhe të prehen në vendin e vet. Fotografitë e tyre,
që sa vite janë të varura në rrethojën e Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe
Gjakovës, pothuajse përditë thërrasin familjarët dhe pushtetarët, që të bëjnë diçka
për ta, dhe ti sjellin një ditë në tokën e tyre, të prehën të qetë. Deri dje
populli shqiptarë ka përjetuar shumë luftëra të ndryshme shekullore, me ç’rast
kanë pësuar shumë njerëz, por kufomat e njëri-tjetrit nuk janë vjedhur, këtë mrekulli
kërkund nuk e gjenë në historinë e luftrave njerëzore, ndërsa në luftën e
fundit të vitit 1999, kufomat e shqiptarëve janë vjedhë dhe janë groposë në varreza
masive dikund nëpër Serbi, dhe shumë të tjera
supozohet se janë asgjësuar në shkritore hekuri. Sot janë edhe 1800 kufoma
shqiptarësh të pagjetur, të cilat i mbanë peng Serbia për pazare politike me
Evropën, ndërsa familjarët e tyre e kalojnë tërë kohën me ankthe, dhe me sy e
veshë hapur, për të dëgjuar për fatin e tyre. Kujtojmë masakrat që ndodhën në Prekaz, Likoshan, Qerez,Meje e Korenicë,
Qyshkë, Reqak, Rugovë dhe shumë vende tjera në gjithë Kosovën, ku ndaheshin
djem e burra dhe masakroheshin nga barbarët serb, para syve të familjarëve të tyre.
Ata bënë vrasje të dyfishtë, herë i varrosnin në ndonjë varr masiv, e herë i
ngarkonin në kamion dhe i dërgonin në vende të ndryshme nëpër Serbi, sipas
komandës së shtetit gjakpirës, për ti humbur gjurmat e tyre. Edhe mua ma murën
djalin para familjarëve të vet, thotë plaku, dhe i kam pritë eshtrat e tij 9 vite,
por njeriu qenka më i fortë se guri , ofshante plaku me një dënesje të thellë dhe
riga lotësh. Thoshte plaku, kur janë gjetë eshtrat e djalit tim dhe i kam
varrosë me duart e mia, mendova se po e shoh edhe një herë të gjallë, aq e
ndjeva vehtën të fortë dhe më lehtë, sepse e di se, ato eshtra janë të djalit
tim dhe kam pse të mërzitëm dhe pse të qajë, por çka bëjnë ata familjarë që qajnë
përditë dhe nuk dinë se ku i kanë eshtrat e bijve dhe bijave të tyre. Mandej,
tregonte plaku, kur pas lufte, një ditë kishte qenë për ngushëllime te një familje
në Planqor të Gjakovës, me ç’rast kishte vdekë një plakë, së cilës ia kishin
masakruar djalin dhe nusen dhe ia kishin
hudhur në bazen të Radoniqit. Eshtrat e nusës i kishin zbuluar, ndërsa të djalit
ishin në dyshim, por dy trupat e copëtuar
i kishin varrosur së bashku, dhe deri sa nënë Maria ishte gjallë, pothuaj përditë
shkonte te varri i tyre me vocrrakët që ia kishin lënë, dhe ua freskojshin
varrin me nga një tubë lule dhe me riga lotësh. Pas një kohe vjen një komision
për të bërë autopsinë e tyre, vertetojnë se kufoma e nusës është e vërtetë, ndërsa
e djalit nuk është identike dhe ato eshtra që gjinden në varr janë të ndonjë tjetër, por nënë Maria i lutet
komisionit, që ato eshtra deri sa të zbulohen të kujna janë, të qëndrojnë aty,
ku unë mendoj se janë eshtrat e djalit tim. Dhe atë ditë kur kishte vdekë kjo nënë,
e kishte lënë amanet, që këto eshtra mos ti përbuz ndokush, deri sa ti gjejnë familjarët
e vet të vërtetë. Shumica e kufomave në Kosovë janë varrosur pa u identifikuar
fare, thot plaku, që do të thotë se, kjo është edhe një ndjenjë e rëndë, sepse
shumë nëna i qajnë bijtë e tyre, por në të vërtetë ata janë dikush tjetër, kështu
bëri me shqiptarët regjimi serbo-fashist. Kosova u la me gjak, dhe gjaku i
atyre trimave e bënë Kosovën të radhitët në shtetet e lira të botës demokratike. Njerëzit e mëdhenj të kombit
u flijuan për këtë liri, të cilën e gëzojmë ne sot, por në shumë raste po e
shkelin gjakun e tyre, sidomos ata të cilët po pasurohen pa të drejtë në kurriz
të tyre, ndërsa familjarët e dëshmorëve dhe heronjeve tonë, nuk e gëzojnë një përkujdesje
të veqantë dhe të drejtën e tyre siq e meritojnë, nga qeveria e sotme „demokratike“
e Kosovës. E ndëgjojsha me shumë kureshtje plakun dhe nuk mund tia ndaja sytë,
kur fliste me një zemër „guri“ dhe me një gjest shumë burrërorë. Pas një pauze
që bëri plaku, thash me vete, kështu dhe
në këtë mënyrë, gjejnë forcë trimat, duke përballuar luftën, urrejtjen,
masakrat, dhunimet, intrigat, shtypjen, dhe të gjitha ç’njerëzimet, duke qëndruar
prapë të fortë si guri. Sytë e tij ishin drejtuar drejt meje, sikur kërkonin të
gjenin në fytyrën time përgjigje, por unë mundohesha ti jap vetëm kurajo, se një
ditë do të bëhët më mirë! Nuk dyshova në
ndjenjat e këtij malësori, sepse malësorët janë bujarë dhe zemërgjerë, dallohen për trimëri e burrëri. Pas këtyre
bisedave, u ndamë me plakun me nga një përqafim dhe shtrëngim dore, se një ditë
do të takohemi prapë në qytetin e takimeve tona, apo në Kosovën e lirë. Dhe pas pak, duke shetitur brigjeve të liqenit
nuk më largohen rrëfimet e plakut nga
mendja, të cilat më mbajnë peng një kohë të gjatë. Dhe thash me vete, edhe ne shqiptarët, a jemi njerëz, a jemi pjesë e kësaj bote, dhe
pse jemi ata që dallojmë nga të tjerët, apo pse e kemi krenarinë dhe guximin, të
çëndrojmë të fortë edhe në momentet më të vështira të jetës…