| E enjte, 07.06.2012, 07:53 PM |
Aty ku
jetojnë shqipet e kreshtave tona
Shkruan: Avdi Ibrahimi
Para
dyerve të muzeut historik të Skënderbeut në Krujë, pashë atë femër provokative
e cila rrinte ulur në njërin nga gurët e gdhendur në formë konike, dhe shikonte
drejt meje me vështrim shigjetues. Pyeta për të ajo quhej Rozafa. Kjo Rozafa e
gjyshit po më ndjek ngado mendova
padashje. Ndjeva zemrën që më rrahu me ritëm më të shpejt se zakonisht. Rozafa
është zanafilla e një qyteti të lashtë legjendar. Mendova më vete. Legjendë e
njohur e bartur nëpër shekuj, në muret e saj prehet një trup i gjallë nëne. Gjithçka
vazhdon si në legjendë nusja e flijuar, ky flijim kishte ndodhur para lindjes së
Krishtit. Flijimi kishte ndodhur për të jetuar diçka më e madhe se vdekja. Jeta
është e shenjtë, por kur ajo shuhet për një qëllim, atëherë fitohet përjetësia!
Shkodra në saje të këtij flijimi jetoi në shekuj. Por a janë të gatshëm edhe
njerëz të tjerë të flijohen? Po! Secili njeri humb nga diçka, pa pyetur dëshirat
tona,por humbjet tona janë të vogla, individuale, diçka të tillë ka humbur edhe
kjo Rozafa e ditëve tona. Por nusja e flijuar u bë për interesa madhore, ndërtimi
i kalasë mbrojtëse për qytetin legjendar. Po. Rozafa që takova në Krujë, as tridhjet
vjet nuk më dukej, e bëshme trupin vishkullore, e bardhë si bora maje kreshtave
të larta aty ku jetojnë shqiponjat, më dehu si aromë trëndafilash të porsaçelur.
Kalova pranë saj, dhe hyra në Muze. Po shikoja piktura, skulptura, libra të shkruar
për jetën, veprat e heroizmat e Gjergjit. Shikoja pikturat, dhe përbluaja në mendje
eposin shqiptar të kreshnikëve, si çdo epos tjetër, në periudha e kohë të ndryshme
deri te kjo e sotmja e komandantit legjendar Adem Shaban Jasharit nga Prekazi
prush i ndezur nëpër shekuj. Në përfytyrimin mitologjik, një dit e kësaj kohe është
sa një mijë vjet e njerëzve, në ngjarjet e epopeve, të një atdheu shpirtëror,
kjo do të gjendej në kultin e dheut të të parëve, në vendlindjen e mitizuar, në
shenjtërimin e bjeshkëve të Kabashit ku zanat u japin fuqi heronjëve si kaçakut Sali Shabani, mos ndoshta më dukej mua, se
ajo vajza me emrin Rozafa është zgjuar nga mitika? Kështu me këto mendime në kokë
arrita te ballkoni harkor i kthyer nga perëndimi, ndjeva një freski e kohë të kthjellët,
përposh Kështjellës pashë shtëpi e apartamente banimi të Krujës që ngjanin si
një kopsht me këpurdha, me mure guri, tullash, bllokash dheu e betoni, çati me
plloça të hirta e tjegulla të kuqe, dalloja një peisazh të bukur në atë vend
shkëmbor aty ku jetojn shqipet e kreshtave tona. Të ngjante sikur nuk kishte
jetë në ato faqe mali që rrethonin Krujën, por humnera plot mistere ku kishin lënë
eshtrat ushtarët pushtues osmanllinj, që kishin mbajtur me vite të rrethuar Kështjellën
e pamposhtur të Gjergjit. Më pëlqente të shikoja horizontin e pafund ku dallova
qartë detin e kaltëruar Adriatik, ndërsa në qiell lundronin pesë re të bardha të
ndara me njera tjetrën, ashtu siç janë të ndara trojet tona, një ndenjë dhembjeje
nga tragjika e kohëve të pashëruara përshkoi zemrën e më rrahu nëpër gjoks. Nuk
më ndahej mendimi se në këto troje sa pushtues kanë arrdhë e kanë ikur, nga
kryengritjet e armatosura të popullit tone. Pushtuesit më nuk e kishin
pushtetin e pare mbi njerëzit, por kishin lënë ndikimet e tyre të besimeve
fetare. Po bëhen më shumë se gjashtëqind vjet që Kruja në brendi të qytetit,
mban kishën, xhaminë, teqenë, tri vlera fetare që jetojnë me harmoni të plotë vëllazërore,
se vërtet vëllezër të një gjaku jemi. Atdheu jonë nëpër shekuj kishte qenë arenë
betejash të lindjes, dhe perëndimit, përplasje dhe bashkim kulturash. Shqiptarët
me kohë e kishin kuptuar se atdheu është një, e fetë janë të shumta, ato vetëm
sa e pasurojnë identitetin tone kombëtar. Dëgjoja ca bubullima nga aty ku nuk më
priste mendja, vendvarrimi i Gjergjit dihej
aty madhështor Lezha e mbante, po heroit eshtrat kushedi se nga i ishin
tretur nëpër humbëtira të kohës së paharruar.
Ç’madhështi,
e ç’trishtim, o Perëndi, që ma dridh zemrën! Gjergji që kish fituar njëzet e
katër beteja kunder Perandorisë Otomane,
njeriu që kish bashkuar princat shqiptar, të ketë vendvarrim e të mos i dihen
ku i ka eshtrat, o Perendi mos ndoshta edhe ai është ringjallur si Konstadini i
Kadaresë?! Mos ndoshta ai ndodhet në mbretërinë qiellore tek jeton si në legjendë,
ku diçka të shenjtë përjetësoi!
S’mbaj
mend se si kishte rrjedhur ngjarja më pastaj, se Rozafa më ishte ofruar pranë,
mezi kapërceva hutimin që më zotëroi. Shkëmbyem përshëndetjet e zakonshme, ajo
më dha të njohur! Po takohesha për here të pare, ajo tashmë ishte pranë meje
tek ndjeva erën e saj, një përzierje fustani belor që më e dallueshme ishte
ngjyra e portokallt, poshtë fustanit ndodhej shtresa e lëkurës së trëndafilt,
flokët i kishte të errata, të rrënje e rreth syve kishte bërë një grim modest,
që e bënte të dukej shumë e bukur.
- A mund
të shkojmë në kafiterinë “Krrutanet”? – Pyeta Unë.
- Çfarë?
Aha, po mire shkojmë, eja Rozafa marrim diçka te kafiteria, të rrimë pak e të flasim.
– Zbritëm nëpër shkallët e Muzeut e zumë vend te tryeza pranë kopshtit ku poshtë
shtrihej qyteti i vogël.
- Çfarë do
të marrim?
- Një kafe.
- E
martuar jeni? – e pyeta ngadal.
- Jo nuk
jam e martuar!
- Harrova
si të quajnë pyeti ajo? – emrin e kam Shpend Kabashi, isha përgjegjur shkurt.
- Rozafa
tundi kokën.
- Në këtë
qytet banoni, - tha Shpendi.
- Jo këtu
kam ardhur të një mike.
- Po prej
nga jeni atëherë?
- Jam nga
Kabashi. – Po ju prej nga jeni pyeti ajo?
- Jam nga
Mushtishti. – Më se merreni Rozafa?
- Si të them
nuk mirrem me ndonjë gjë të madhe, pikturoj.
- Shpendi
ngriti vetullat.
- Atëherë
je artiste.
- Ndoshta
jam e tillë, por s’kam ndonjë dobi kushedi çfare nga ky art.
- Shpendi
buzëqeshi. Rozafa e vështroi paksa e hutuar.
- Pikturon
vetëm bardh e zi, apo pikturon edhe me ngjyra?
- Pikturoj
në të shumtën e rasteve më ngjyra, nuk më duket jeta se është vetëm bardh e zi.
Tablot i punoj me passion, kjo punë më qepet pas edhe natën kur shtrihem të fle.
Disi nuk më le të prehem, dhe vazhdimisht kur punoj pikturën, çohem për të ndryshuar
diçka, kur e përfundoj, më duket se kam këputur një frut të pjekur nga një kopsht
i fshehtë.
Pastaj i
shëtiti sytë nëpër kurrizet e maleve paksa të zhveshura, nëpër grykat e thella
që qanin shkëmbinjtë për rreth Krujës,aty ku jetojnë të lira shqipet e
kreshtave tona.
Shpendi ndjeu
një aromë trallisëse që lëshonte trupi i saj. Një erë femreje tek e vështronte
me ata sy të zinj, sy që shkëlqenin e dritonin.
- Më trego
me se merresh ti. – Foli Rozafa.
Shpendi
ndezi cigaren e thithi disa here.
- Le të themi
se merrem me shkrime. Por për ta thënë shkoqur jam njëfarë lloj romancieri e
poeti.
- Ashtu!
- Po,
ashtu është.
Ra
heshtja për një çast. Ata të dy kishin zgjedhur profesionet drejt një toke të panjohur.
- Po cilët
krijues të pëlqejnë më shumë? – Pyeti Rozafa.
- Janë të
shumtë ata krijues! Por dramaturgu më i madh i botës Shekspiri, ai te Othello përshkruan
tragjizmin e kësaj vepre, të cilën e ka marrë si subjekt nga novelisti Italian
Giraldi Cintio (Një mijë përralla), përrallla ato pa vlerë, kështu ai krijoi një
kryevepër artistike nga më të mëdhatë në botë. Pastaj Hamletin e shkroi mbi bazën
e një sage daneze të marrë nga Saxo Gramatikus, e nga Belleforesti. E shkroi
Shekspiri me aq mjeshtri të madhe që quhet vepra më popullore që luhet në skenë.
Henri Ibseni nga Norvegjia është njëri ndër kryethemeltarët e përlindjës kombëtare
e letrare të atdheut të tij, siç ishin tek ne Naimi, Jeronimi, Mjeda e të tjerë.
Henriku njihet më vepren e tij “Armiku i Popullit”, është një dramë sociale,
dhe ka një artë të lartë letrar. Kryepersonazhi i kësaj vepre Doktor Stokmani,
tallet aq bukur me idealet borgjeze demokratike. Liria e fjalës? Që ne dëgjojmë
për çdo ditë në mediat tona. Liria e fjalës? po kjo nuk egziston. Nëse
pajtohesh se është kështu Rozafa?
- Pajtohem
më këtë që ka shkruar Ibseni, dhe që e paskeni mbajtur mire në mendje ju zotëri
Shpend.
Kur jemi
te liria e fjalës? – Dua t’ju plotësoj, se kjo s’ka si të egzistoj përderisa
kapitalisti të ketë interes. Ne shohim e ndëgjojmë çdo ditë fraza boshe mbi
sundimin e shumicës me anë të votes? – Shumicë kjo që më duket e verbër, s’din ç’voton
hiqet për hunde nga kapitalisti. Pastaj shohim opinionin publik? Po këtë e
kthejn kapitalistet si mulli të erës nga të duan me anën e gazetarëve të blerë.
“ Ja zotërinj! Konkludon me fjalë të tjera Ibseni: Bota borgjeze s’ka veç një ideal
atë të fitimit e plaçkitjes. Ai që vjedh më tepër quhet më i zoti më i madhi. Ndërsa
Stokmani lufton për interesin e përgjithshëm të njerëzisë, dhe jo për veten e
tij, po këtë njeri e quajnë armik i popullit”.
Pushoi për
një çast. Shpendi thithi tymin e duhanit, hiri i ra nga cigarja, teksa mendoi për
here të pare po takoj një vajzë, ku nga kopshti i saj mund të nxjerrë mjaltë. Për
këtë kam nevojë, për këtë kam ëndërruar, kjo më shtyn të eci përpara, e kur të arrij
qëllimin, mendoj se jetoj me kohën që kalon, me diçka që më shtynë nga ardhmëria,
që më shtyn nga drita, e diçka që më largon nga hija.
- Nuk të pyeta?
- çfarë pikturon Rozafa?
- Pikturoj
tablot që dua vetë, ndonjëherë në të rrallë edhe bardh e zi, thjesht artin e bëj
pa imponim nga të tjerët, përndryshe nuk do ta quaj art. Të gjithë kanë teknikën
e tyre, unë gjeta teknikën time, pikturoj kështjella; kulla heronjësh nga cikli
i kreshnikëve; Logun e zanave; Varrin e Omerit; Mujin; Sokole Halilin; Gjergj Elez
Alinë; e në bazë të gojëdhenave pikturoj kreshnikun Sali Shabanin (Kabashin)…Këtu
u ndal, për këtë do të bisedojmë një here tjetër. Tani të më falësh, është koha
kur do të takohem me disa shoqe të qytetit, më vjenë mire që u njohëm e patëm çfarë
të bisedonim, i dha Shpendit numrin e telefonit, miqësisht u përshëndetën.
Shpendi
pas pak takoi shokët, hipën në makinë për të vazhduar drejt Butrintit. Ajri
ishte kristalor, dielli shëndriste tërë zjarr në xhamat e makinës së bardhë BMW.
Ai po mendonte gjatë rrugës. Sytë e saj ngjanin në flake që shëndrrisin si
rrezja e diellit, kishte ardhur mesi i pranverës e bënte nxehtë. Një nxehtësi përvëluese
kish kapluar trupin tim, po ajo nusja e murosur në urë në kohën e flijimit
kishte pasur të nxehtë? Kur kish lënë djalin në djep, tek mendohej se atë po e
mirrte në qafë. – Dielli kish lëshuar rreze të zbehta, hëna atë natë nuk kishte
ndriquar fare, se ishte ndarë fëmija nga nëna…Ne megjithatë ecim rrugës së jetës.