| E merkure, 06.06.2012, 06:26 PM |
Dodona
Pellazgjike dhe Tomori-Zot i Pellazgëve *
Prej të Ndjerit,Perikli Ikonomi
Një "dorashkë" miqësore për të Nderuarin, Kujtim Mateli.
Nga Përparim Hysi
Këtë kumtesë e kam mbajtur,relativisht heret:në vitin 1996. Jo vetëm e kam mbajtur,por jam dhe mbështetës i tezës që ka mbrojtur prej kohësh,Profesori i Nderuar,Perikli Ikonomi,një diturak enciklopedik.Kam patur fatin e madh që të jem nxënës i tij dhe jam ndjerë krenar për mbajtjen e kësaj kumtese me shumë rëndësi historike. Vlera e saj,sado pak subjektive,zë e rritet në kuadrin e 100-vjetorit të Shpalljes së Mëvetësisë të Shtetit Shqiptar. Duke ardhur për lexuesit me këtë kumtesë,që,për fat të mirë,e "zbulova" në arshivën time private të një"muhaxhiri" që ka bredhur me"lecka në krahë",sa nga Fieri në Florida të Amerikës dhe sa nga Amerika,në Fier dhe,tanimë,në Tiranë,jam paksa i këndellur tek e sjellë para jush. Po të vini re me kujdes,sikur i kam hedhur "dorashkën" për një "dyluftim" studiusit me aq kompetencë,zotit Kujtim Mateli,i cili,ndryshe nga Profesori imi Nderuar,ka dalë me një tezë tjetër për vëndndodhjen e "Dodonës". Zoti Mateli mbron tezën e tij,se"Dodona" e ka patur vëndndodhjen në Dishnicë të Përmetit. Unë sjell për ju këtë kumtesë,jo se dua t'i kundërvihem atij,por,përkundrazi: vetëm rrëfej seç ka lënë me shkrim Profesori im i Ndjerë. Të kutpohemi: nuk e kam atë tagër që të matem me Zotin Mateli dhe ndaj"dyluftimi" im me të,është vetëm miqësor.
* * *
Profesori
im,I Ndjeri Perikli Ikonomi,ka qenë nxënës i "Zosimeas" dhe jo vetëm
kaq:qysh në vitin 1910 ka patur relata miqësore,me Babanë e Ardhshëm të Shtetit
Shqiptar,Ismail Qemalin,të cilin,së pari,e kish takuar në Korfuz qysh në vitin 1910.
Mandej,profesori,aderoi në grupin atdhetar "Bashkimi" ku ishte dhe
Avni Rustemi dhe më tej ,për 42-vjet me radhë punoi si në arsim në Fier dhe mban titullin "Mësues
i merituar" që nga viti 1956.
Në librin
për "Dodonën..." ka një përkushtim: "Këtë vepër ia kushtoi vëndlindjes
ime,katundit Vokopolë (në Berat) ,që për bukuri sheh nga lindja e Tomorit
vigantor... Që,këtu,nga vënd
lindja,Vokopola aq e vogël,zë e rritet dashuria
e madhe për vëndin,dashuri që e përjetoi deri sa vdiq.
Dhe
shikoni se sa modest që është:
...këndonjësve
u kërkoi ndjesë,në se lënda në disa vënde ndoshta nuk ka renditjen e duhur,gjë që
ka ndodhur nga shtojcat që i kam bërë më vonë. Kam punuar për 8-vjet duke bërë studim
dhe hulumtime të ndryshme.
Qëllimi
ka qenë vetëm një: "T'u tregojë të tjerëve se shqiptarët prej shekujsh kanë
qenë këtu,se kanë doket dhe zakonet e tyre dhe se,në se Perënditë e grekëve"flenë
në Olimp",perënditë e pellazgo-ilirëve "flenë" në Tomor. Se
Aqilehti ( Akili i famshëm i luftës greko-trojane ) ,biri i Peleut,është Lapath
(stërgjyshët e lebërve të sotëm ).
Por kjo
nuk është veç një kuturisje dhe aq. Ai di të argumentoj duke sjellë fakte shumë
bindëse. Ai zë e sjellë para këndonjëseve të librit të tij,një mori historianësh,që
duhen marrë në konsideratë. Fillon me Herodotin dhe vazhdon me
Hesiodin,Plinin,Pindarin.Dionis Perigjitin,Athanas Stragjiriti,Eustathin e të tjerë.
Nuk mungojnë në librin e Profesorit,shënime gjeografike të Strabonit,të Meletios,të
Bartelemit që,siç thotë autori,e largojnë "Dodonën" nga Janina dhe e sjellin në veri të Toskërisë.
Mandej,Profesori,merret
jo vetëm me etimologjinë e shumë fjalëve,por dhe me zakonet dhe dukuritë pagane
që kanë ardhur deri në ditët tona . Mbasi i sheh mbarë e prapë,arrin në përfundimin
mjaft racional: -Dodona pelllazgjike e ka "selinë" në Tomor dhe ka
qenë rrënja dhe burim i qytetërimit pellazgo-ilir dhe greko-romak. Ai si një luftëtar
trim lëshon zërin e kushtrimit që " të mos i lëmë të tjerët,që të përftojnë
nga heshtja jonë ndaj gjurmimeve historike,që,për faj tonë,i lëmë pas dore".
* *
*
Për
autorin - ne bindemi pasi e lexojmë - Dodona
ka qenë faltorja e famshme e pellazgëve,ashtu siç ka qenë-ta zëmë tempulli i "Delfit"
për grekët. Me teorinë e origjinës sonë pellazgjike,Profesori i nderuar është i
një "linje" me Pellazgun më të madh SHqiptar të të gjithë kohëve: të Ndjerin,Profesor
Konda. Ajo që na mbush me krenari
ne,fierakët,është fakti që dhe ne kemi patur një Pellazgjik të madh:të ndjerin Perikli Ikonomi. Ajo që na bën të mos ndihemi
mirë,është fakti tjetër:pakkush e ka ditur këtë gjë,sa qe gjallë,Profesor
Perikliu.
* * *
Për ta bërë
pak më të afërt,po citoj ato që thotë,pak a shumë profesori. Herodoti në librin
4/ 33 pretendon se fatthënësit e Dodonës -pretendon se i ka parë vet,kur ka
vizituar Dodonën- thotë se ky qe tempulli i vetëm nga gjithë të tjerët dhe në Tomor
vinin popuj të Evropës dhe faleshin.Kjo e thënë vëretohet dhe nga
historianshkruesi grek Aravitonoi në vitin 1859. Sipas Hesiodit *shih librin 7/16
dhe Straboni në librin 7/10- thuhet se në afërsi të tempullit të Dodonës,ka
dhera pjellore,me drithëra,me livadhe për kullota.ka tufa dhënësh me shumicë,ka
tufa qe e lopësh;ka pronarë të mëdhenj bagëtish,të imëta dhe të "trasha"
dhe ka kullota (mushara ) . Po Straboni në librin e gjeografisë 8/7 thotë që mali
i Dodonës është Tomori,rrëzë të cilit gjëndet faltorja e Zeusit. Straboni
vazhdon,se Talaria janë fis Mollosie;janë ata që banojnë rreth këtij mali ku ka
dhera moçalishte dhe mali i Tomorit,rrëzë tij ka shumë burime; më tej
,Profesori, kalon në përfundime të tjera,si: Talarët- Talaria =Lalarët-Lalëria
se ka përngjasim në rrokje dhe Talarët nuk janë tjetër veç stërgjyshët e
myzeqarëve të sotëm (Lalërisë ). Sipas Anastas Stragjiritit në faqen 304,thotë :-Dodona
dimërake (dhisqimeros-siç ) , malësore gjindet në jugun e Molosisë,pranë malit
Tomor ku ka një burim që bën çudira:zbrazeshin ujërat në mesditë dhe mbusheshin
prapë në mesnatë dhe,veç këtyre,ka një pyll me lisa e me "vgjejë"(nënkupto:pisha! ) . Është
vëndi këtu të citoj se dhe sot në gojën e popullit,has fjalën "vgjer"
për pishë. E dëshmoj me plot gojën këtë sinonimi se,kur kam qenë mësues në vitin
1959,në Ndërnënas të Libofshës,mu pranë shkollës kishim një pishë të madhe që vëndasit
i thoshin: "Vgjeri i Minos"sipas emrit të atij që e kish mbjellë pishën.
Plutarku
tek "Jeta e Piros" thotë se faltorja e "dodonës" gjendet në
Molosi. Autorët që merr në konsideratë,Porfesori imi i nderuar,jnë gjithësej 33
. Natyrisht,nuk është vëndi këtu,që në këtë trajtesë të shkurtër,të merrem me të
gjithë ata. Por është shumë me vënd që qoft dhe njëri prej tyre,Puqeivili,në librin
2/8 e vendos Dodonën në fushën e Janinës !!!. Me një prehtësi dijetarit të urtë,Profesori,i kundërvihet duke i kundërvënë
historianin grek Aravitinoi që,pretendimin
dielentatesk të Puqeivilit,e quan si një shpoti dhe aq,siç quan po
shpoti dhe pretendimin tjetër po amatoresk se fjaja "Dodonë" ardhka
nga fjala greke kodhonë= kamabanë !!!
Aravitinoi
ngul këmbë:- Dodonën e ngritën pellazgët dhe ndaj Zeusi quhet zot i Pellazgëve.
* *
*
Një kapitull
më vete në këtë libër zë toponimia dhe shënjat. Profesori e emërton këtë kapitull
: "Vënde dhe shënja me emra shëmbëllenjës përqark malit
Tomor të Shqipërië së lirë". Gjithësje janë 18 shënja dhe vënde. Le
t'u referohemi vetëm disave prej tyre:
1.Tomor (mali).
Tomoricë -krahina dhe lumthi apo përroi pranë kësaj krahine.
2.Qafa e
Dhodhomit.vënd mbi katundin Bargullas *ka burime me ujë të ftohtë*
3.Çuka e
peljes (plakës )-është maja veriore e
Tomorit.
4.Stoçeni-
erë e fortë dhe e ftohtë:mbi Tomor shkakton shi.
5.Vrima e
kuçedrës *burim pranë Sirakës*
6.Vgjejt-pishat
që mbulojnë anën lindore të Tomorit.
7.Devolli
a Divos-lumi i Zotit.
E të tjera
e të tjera shënja që po i lë jashtë kësaj kumtese.
Sipas
Profesorit,fjalëtTomur e Tomir janë fjalët shiqpe të mirët e të mirat.Pra,mali
i të mirave dhe të mirëve që ka shërbyer si seli i Perëndive.
Ta lëmë për
një çast Profesorin, e të kthehemi disa vjet para tij.Të shikojmë seç thonë Rilindasit
tanë. A nuk këndoi Naimi i madh kështu ?
"Nata
atje është tjatër natë/ edhe dita tjatër ditë/në pyjet e gjelëbruar/atje rronin
Perënditë...apo dhe më tej: Qysh në vitin 1902,Çajupi,veprën e tij madhore do
ta quante"Baba Tomori" dhe i drejtohej me një apostrofë të bukur: - Baba
Tomori,Kishë e Shqipërisë/Mali i lartë/Froni i Perëndisë... Nuk besoj se bëj
ndonjë teprim po ta quaj Profesorin
e Nderuar,vazhdues të punës së madhe të Rilindasve.
* *
*
Profesori
vazhdon: ...fjala "Dhisqimeros" ose dimërkeqja që përmënd Homeri i
lashtë, është tepër e saktë për klimën e Tomorit që dhe në verë nuk është aq e
lehë për t'u përballuar
Po me
argumente bindëse u kundërvihet historianëve më në zë( shumicën i kam përmëndur më sipër) dhe supozoj se,po të
ishin gjallë,do t'i jpenin të drejtë Profesorit tim,se fushëza e Janinës -profesori
e kish parë dhe njohur nga afër atë- ishte shumë e vogël dhe e ngushtë si luginë
dhe nuk u përshtatet thënive të tyre,për fushë me gjërësi e pjellori të famshme
ku mund të kullotnin kope të tëra bagëtish,të imta e të trasha,dhe ,si e tillë,.qe
vetëm fusha e Myzeqesë dhe rrethinave të Tomorit*faqe 20*. Ai citon dhe Hesiodin që thotë që ka parë në Myzeqe"qe
që hiqnin këmbët zvarrë" dhe Profesori thotë në faqen 20:- Është fjala për buajt që në këtë krahinë janë
njohur prej kohësh. Si argumnet tjetër,Profesori thotë se në Sheqishtë dhe
Novoselë,afër fshatit Zharrëz të Fierit,paskësh patur një "statuetë" që
dëshmonte për buajt,por,mjerisht,pjesët e kësaj "statuete" u prishën
duke i marrë si material ndërtimi.
Autori
kapet dhe nga një argument tjetër historik: -Pse qe pjellore Myzeqeja, 6 shekuj
para Krishtit,u ngritën dy koloni greke: Apolonia dhe,më në veri.Epidami.
* *
*
Një dëshmi
tjetër bindëse,janë shënjat që emërton
Profesori. Shënja 12 përkon me "Qyteza",që,sipas tij,ka shërbyer si
faltore. Tek shënja 13 = Stradomi që ndodhet në majën veriore të Tomorit,shpjegohte
në dy variante: si Saturndomi-banesa e Saturnit ose e Kronit (që hante fëmijët
e tij ) .Thonë që aty ka patur një kishë krishtere me emrin "Metamorfoza"
ose e "Shën Sotirit" që është ngritur mbi themelet e një kulti pagan.
Ose si beratas që është,Profesori,pëmënd 6 emrat e qytetit të beratit: Orestia (mos ka ardhur këtu i biri i
Agamemnonit:hamëndësia është imja ),Lefqi Patrea,Antipatera,Pulheriopojë,Beligrad
dhe,sëfundi,Berat.
Ose sa
inspirues bëhet Profesori kur shkruan: -Mali
Tomor e ka trashëguar vet emrin e tij dhe sa nuk thotë:-Unë jam Tomori-Zot
i pellazgëve! besa,sikur të kishte gojë do të gjëmonte fort kundër atyre që e përbuzin
dhe kërkojnë t'i humbasin vlerën historike. Dhe sjell një dëshmi historike prej
zotit Molosi: "Tomori I Dodonës pelzgjike është një monument kombëtar shumë
i madh,fort i çmueshëm,në bazë të historisë së vjetër dhe të re...*shiko faqen 23*
Nga faqa 24-28
në libër ndesh me kallëzime e gojëdhëna;betime e shëmbëllime rreth Tomorit. Atje,mes
tyresh,ka dhe me veshje supersticioze.Por në fund të fundit,kanë mbetur në gojëne
banorëv të atyre trevave.Por si i shkolluar që është,Profesori,di të qërojë grurin
nga egjëra dhe thotë se ku ka zë,nuk është pa gjë.
Me
origjinë jam prej atyre rrethinave dhe dëshmoj se dhe sot gjen andej
mallkime,si: -Të vraftë Çuka e TOMORIT! U
mbytshë tek shpella e Sirakës(këtu është ai burim që zbrazet ditën e mbushet
natën-. Ose dhe pak më tej:pse është i tillë Tomori *aty pra ndodhet "Dodona"
*,për çdo vit bëhet gjithë ai peligrinazh besimtarësh nga çdo anë e vëndit dhe
jashtë tij- përjashto vitet 1967-1990 kur regjimi u vuri kazmën objekteve të kultit.
Por
Eruditi dhe Atdhetari i madh,Perikli Ikonomi thotë:-Jo çdo gjë që shkruaj unë është
e vërtetë e paluajtshme.Kazma e arkeologurt dhe studime të tjera,gjatë kohës,mund
të zbulojnë të tjera risi për "Dodonën"
Studimit
ai i kushtoi 8-vjet pune.Në mbyllje të librit ai ka vendosur një vjershë si,për
ta ëmbëlsuar lexuesin.Për ta shijuar,sado pak,unë po sjellë veç disa vargje:
"Je
Tomori plak,Zot i pellazgëve
E thonë historianët,e
përmënd Omiri
T'u fal
Aqilehti,Prijësi i lapathëve
Burri i
Luftës së Trjës,trimi më i miri.
Emri yt i
vjetër,,i famshmi Tomor
I përmënd
shqiptarit,fisin stërgjyshor
E në fenë
pellazge,kombit më të vjetër
Që në kohë
të lashta,këtu s'ka pas tjetër... "
* *
*
Së fundi,Profesor
Perikliu punoi 8-vjet duke gërmuar dhe shfletuar,për të mundur "heshtjen"që
kish pushtuar historinë e Shqipërisë.E botoi këtë libër apologji për lashtësinë
tonë me shpenzimet e veta.Po me shpenzimet e veta botoi dhe 4 libra të tjera.Po
t'u shtojmë këtyre dhe dy historikët e qytetit të Fiert,them se nuk ka bërë pak.Po
kam dhe një pyetje,zotërinj,ku ka shkuar libri i Mienralogjisë që shkroi me dorën
etij,i ndjeri? Apo përfundoi në dorën e ndonjë plagjiati që vjelë"vwergjinë"
e ndonjjë grade shkencore,se "Minerallogjia" qe libri i parë në Shqipëri
për këtë degë. Edhe diçka tjetër që nuk është për të qeshur.Kur gjimnazit të ri
të Fierit iu propozua emri i Profesorit të Nderuar,dolën kapuçonj (pa tjetër të
zinj e përçudë ) që lëshuan krokimën prej korbash: -Po i Ndjeri ka lindur në Vokopolë
të Beratit,paçka që gjithë veprimatrinë e
zhvilloi në Fier- dhe të gjejmë ndonjë
emër fieraku dhe ca të tjerë:- Është orhtodoks!!!
Tamam si
në Iran.Sa për mua,do të thosha,jo vetëm që gjimanzi ta gëzojë emrin e
nderuar,po Profesori I nderuar,meritonte jo vetëm kaq,po e meritonte të thirrej:
PERIKLI FIERI !
* Kumtesa
është mbajtur më 5 mars 1996 nga unë. E solla në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.