| E merkure, 06.06.2012, 06:26 PM |
NJË JETË E
TËRË NË MËRGIM NË SHËRBIM TË KOMBIT
(Nehat Jahiu, “Poemë për mikun Sadulla Zendeli- Daja”, boton redaksia e revistës Dituria, Borås, 2012)
Nga Sokol Demaku
Njeriu
nganjëherë mendohet me veten e tij duke parafytyruar ate çka njeriut i jep
vullnet dhe shpresë për jetë dhe për një të ardhme të frytshme. E nga kjo
Linde e u
rrite në Sërmnovë të Gostivarit
o, ti
shpirt madh i një atdhetarit,
o , ti
poet zemërkallur e zemërprush
dashurinë
për vendlindje nuk ta ndali askush.
Vlera e
njeriut është ajo e cila çmohet dhe vlersohet në çdo aspekt nga ata të cilët
din të vlersojnë dhe çmojnë vlerëne e individit dhe veprës së tij. Poeti dhe
prozatori nga Iliriada i cili ka bërë emër ndër lexues në mediat e shkruara dhe
elektronike Nehat Jahiu na vjen me librin e tij më të ri i cili këto ditë doli
nga shtypi në Borås të Suedisë, në botim të redaksisë së revistës në shqip “Dituria”
që botohet në këtë qytet skandinav, me titull:
“Poemë për mikun Sadulla Zendeli- Daja”, e cila poemë në 73 faqe na përshkruan
jetën e emigrantit, poetit, mësuesit, publicistitë dhe leksikologut të njohur
shqiptar Sadulla Zendeli Daja me qendrim në Suedi.
Një libër
i cili shprehë vlerat e mirefillta atdhetare dhe patriotike të një nnjeriu i
cili me tërë qenjën e tij ishte i angazhuar në qeshtjet e bashkekomabsëve dhe
bashkëatdhetarëve në mergim në veriun e
largët të kontinentit të vjetër pra në mbretërinë e Suedisë.
Autori i
parathënjës së librit Baki Ymeri shprehet në parathenjen e librit dhe
personazhin e poemës së Nehat Jahiut e quan “DRITA SHQIPTARE E MËRGIMTARËVE TANË”
duke vazhduar më tej në shkrimin e tij me fjalët: “Titulli përcakton vendin në gjeografinë
e ndjenjave, ndërsa mendimi derdhet në vargje që dëshmojnë se poezia është një guxim
i mveshur me vesën e sinqeritetit dhe luciditetit. Jeta dhe vepra e
protagonistit të kësaj poeme
Autori
Nehat Jahiu përsonazhin e poems së tij e konsideron njeri me ideal të madh,
misionar që është i lindur me atë zjarr patritike për atdheun, për njeriun, një
intelektual me ide përparimatre çfarë njeriu ka mund ti gjejë tek rilindasit
tanë, e sot ato janë në shpirtin dhe mendjen e Sadullah Zendelit.
Gjithkund
o atdhetar ti ngrite mure
nuk u
trembe kurrë prej asnjë furtune,
ti kurrë para
askujt nuk u nënshtrove
i deshe
shumë, o mik, të lashtat troje.
Ti o mësues
i popullit në shumë kopshte
shumë fidane
të njoma na mbolle,
këto
vlastarë i mbolle e me djersë balli i ujite
sot ato
gjithukund prodhojnë shqiptarisht fryte.
Një poemë
me plotë rrefime për jetën, për vuajtjen, dhe mergimin. Një prezentim i denjë i një jete, apo më mirë të themi prezentimi përmes
kësaj poeme “Një jete të tërë në mërgim në sherbim të kombit”
Ti mbolle
lule diturie në këtë kopsht të bardhë
në gjuhën
e nënës të mësojnë ata mërgimtarë,
sa e ëmbël,
sa e dashur, sa e bukur, sa e mirë
shkronjat
ti ua dhorove nxënësve si ëmbëlsirë.
Ky është libri
i gjashtëmbëdhjetë me radhë i poetit nga Iliriada Nehat Jahiut, pra një poemë e
vertetë e duhet të themi se Nehati ka bërë përvojë në një stil të till të shkruari
e këte e kemi verejtur edhe tek libiri i tij botuar kohë më parë me titull “Zana dhe Guri”. Duke rrugëtuar
përmes vargjeve të këtij libri të Nehat Jahiut, lexuesi do ketë rastin dhe mundësin
që ta gjejë veten në kohë dhe situata të ndrsyhme por ajo cka është më krysore
lexuesi do e gjejë edhe në periudha të ndrsyhme kohore dhe gjeografike. Nga
jugu në veri dhe anasajelltas, spese poeti do rrugëtoj me Dajen sa në Ilriadë po
aq edhe në veriun e largët në Skandinavi ku Daja ka kaluar kohën më të madhe të
jetës së tij.
Eh, mor,
ti poet zemërkallur e zemërprush
si
vendlindja e atdheu ty nuk të do askush,
dashuria
të ka përvëluar gjithmonë për vendlindje
duke i ëndërruar
ato kroje, male, fusha e brigje.
Vargjet
lirike të Nehatit herë pas here janë udhërrëfyes i jetës, mundimit dhe frytit të
punës se një mërgimatri që tërë jetën dhe idealin ia kushtoj kombit, por shpesh
herë na dalin edhe zëra të cilat janë sa pak të ngritura dhe tregojnë kushtet
dhe gjendjen në të cilën edhe mërgimtarët tanë kanë jetue dhe kalue.Poeti kështu
josh kureshtjen e lexuesit duke përshkruar situata nga jeta e personazhit
krysor të Poemës, nga ajo e komunitetit të cilit i përket, por edhe e kombit të
tij, apo, duke krijuar kështu një karakter të pjekur, të përgjithshëm dhe
universal të vet përsonazhit të Poemës.
Ti u
dogje e u kalle, hej seç na u shkrive
që të flitet
e ruhet thesari i gjuhës shqipe,
gjuha e
artë e arbrit dhe e bijve të shqipes
më e ëmbla
në botë, është gjuha e vendlindjes.
Sipas
autorit të poemës dhe të parathenjes na