| E merkure, 06.06.2012, 06:52 PM |
Festivali
Folklorik “I Këndojmë Lirisë” Klinë
Nga Lavdim Dushi
Për 12
vite mbetet liqen por tash ka filluat të bëhet si një deti me plot kaltersi dhe
natyr, por dhe me plot jetë kulturore,frymzim shpirtror, për 12 vite e përmbyti
Trekëndshin Burmunda zuri vëndë në shumë tradita qe të mos harruar kurrë. Klithma
e natyres mbetet e heshtur derisa kultura mbetet dritë e syrit të njeriut,
mbetet dritë e pa verberuar kur kultura rrjedh si një burim i Drinit të Bardh.
Bashkpunimi
i mire në mes njerzve në shoqeri mbetet kultur me një temel të thell në token
martire, dhe armiku ngelet nën barutin e zi.
Qe kjo do
të thot se bashkëpunimi i mirë në mes Keshillit organizativ i Festivalit
Folklorik “I Këndojmë Lirisë” në Klinë është një nder festivalet me të mira në organizimin
e ti.
Ky
Festival është i mbeshtetur nga të gjitha instutucjonet kulturore dhe ato
Komunake me një përkrahje te Qytetarve të Klinës dhe rrethit te saj.
Të përkushtuar jasht zakonisht shumë për ketë eveniment kulturor i ndjekur nga mbar Shqiptarët, u rrembye nga zëmrat e publikut.
U
kendohet Deshmorve të kombit qe dhan jeten për Liri.
Festivali
Folklorik “I Këndojmë Lirisë” në Klinë qe tash ka marr ëmrin e ti për 12 vite
radhas qe i perkushtohet Ditëlindjes se Komandantit Mujë Krasniqi mbetet
Festival me vlera të mirfillta Kombetare dhe kulturore, qe me qellim ka qe ti
rrit vlerat kulturore dhe vlerat e luftës të lavdishme të Ushtris Clirimtare të
Kosoves dhe të mos harrojmë Deshmoret tanë qe u flijuan për Lirin e Kosovës
edhe ata i kënduan Lirisë deri në diten e fundit të vitin 1998 ku në kufirin e
zi u vriten Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi bashk me qindra ushtar te tjer. Dritare
qe hapet në q’do vit me kulturen e Klinës, Festivali Folklorik “I Këndojmë Lirisë”
është Krenarija e Qytetit dhe e te gjith Qytetarve të Klinës dhe Kosoves.
Rritja e
vlerav mbetet bashkpunimi me grupet muzikore dhe ato të vallzimit të mbar
kombit Shqiptarë.Festivali Folklorik tradicjonal qe mban karakter garues
pasurohet nga shumë grupe muzikore qe shpalosin vlerat e tyre në muzik dhe në vallzimet
e tyre, vlersimin e bën juri profesjonale qe e njohin muziken folklorike në tersi.Në
ketë Festival marrin pjes grupe të ndryshme nga të gjitha trojet Shqiptare, e
dijaspora. Mirë pritja e tyre nuk mungon nga kshilli organizativ i Festivalit .
Për tre dit radhas Klina feston, për nder të Komandant Mujë Krasniqi mbahet orë letrare, promovim ilibrav të ndryshem,Tribuna shkencore. Në vëndlindjen e Komandantit fillon në fshatin Qabiq të Klinës fillon festa e madhe e Festivalit Folklorik “I Këndojmë Lirisë”.
Rritja e
vlerav të folklorit mbete Festivali “I Këndojm Lirisë“ në Klinë si një shkëmb
qe nuk din të rrënohet, lakmitar I keti festivali mbeten Veshjet Kombetare nga
grupet qe marrin pjesë në Festival, Trashëgimi e kultures tone nder Shekullore
dhe Kombetare.
Në ket
vit Festivalin Folklorik “I Këndojmë Lirisë” do të jet me një pelhur Kuq e Zi
qe do të thot do të jet 12 vite Festival dhe 100 vite Pavarsi qe do të jet një fest
e përbashket.
Dinjiteti
i pa zbuluar brënda tre ditve të Festivalit do te jetë edhe Panairi në Qënder të
Klinës qe do të ekspozohen shumë gjëra Kulturore kjo është ekserjenc nga
shoqata “Zana” në Klinë, trëkëndshi me dritë kulturore po ndizet në Qytetin e
Klinës.
Defilim
artistik në shesin e Klinës nga grupet artistike qe marrin pjesë në Festival.
Në ketë festival
është edhe gara në Futboll dhe Volejboll për netet e festivalit në ket vit
marrin pjes 40 ekipe nga Klina, Deqani, Drenasi, Prishtina, Podujeva etj.
Suksesi i festivalit lidhet me ata që e filluan festivalin, me ata qe po e organizojnë sot dhe me ata qe do te organizojn neser.
Folklori është
mbledhje traditave popullor duke nënkuptuar për traditën jo vetem besimet dhe
opinjonin qe ka populli i pakultivuar për faktet dhe dukuritë e universit, por
edhe zakonët e përditshme për ceremonit e festav të ndryshme, si dhe
manifestimet estetike te cfarëdo lloji.
Folklori
u ka qendruar shekujve ndonese është transmetuar dhe ruajtur në kujtes
popullore brez pas brezi.Duke mesuar folkorin ne mesojmë se si ka ecur dhe është
zhvilluar populli, si i kan perjetuar festat e tyre historike.Nga këto qe thamë,
kuptoket se folklori lind në gji të natyres dhe mes njerëzve qe jetonin në gji
të ntyres. Nese dikush nuk është i informuar për historin e popullit Shqiptar është
leht ta gjësh atë vetem në muziken folklorike e gjën, në baz të një kënge
folklorike dhe patrijotike gjëndet një pjes e një historie të një shteti.Kultura
e një vëndi nese nuk e mbeshtet folklorin ateher ai rrit problemet në historin
e tyre dhe në individet qe e duan atë keshtu qe besnikri dhe idealiteti mbetent
tek mbrojtja e vlerav folklorike dhe ato kulturore në pergjithsi...