| E merkure, 06.06.2012, 07:59 PM |
A kanë mbetur
të pathëna në librin “Në hap me Rugovën”?!
Tri klithma dhe një ofshamë rëndojnë heshtjen e pakuptueshme
Sikur Enveri, edhe Xhema u vra në pikë të ditës dhe para shtëpisë. Për më tepër, Adnani e quan edhe këtë vrasje makabre njëlloj si vdekje e natyrshme. Pyetja është se a thua edhe Enveri e edhe Xhema, më shumë iu deshtën Zotit (pavarësisht që edhe me Bibël e Kur’an Zoti jep e vetëm AY mund të marri jetë) sesa familjes?! Asaj dhe atyre qe Adnani edhe pas plot dhjetë vjetësh u kthehet i gjallë, falë Zotit?!
Shkruan: Bekim Toçani
Kujtime para vrasjes së Enverit
Ishte kryesia e FR të LDK e Podujevës që pothuaj komplet, kishin shkuar dhe ofruar mbrojtje për Enverin pas atentatit të parë. Asaj kohe, po këta të rinj të LDK kishin ofruar gjak për Sabri Hamitin, pas plagosjes nga “të panjohur”. Zhvillimet që preokuponin skenën politike llapjane ishin interesante. LDK nëpërmes Komisionit të Solidaritetit (Libri i botuar më 2004) do të angazhohej me ngulm për ndihmë UÇK-se dhe djemëve të lirisë, disa prej të cilëve i përcollëm për në mal, nga zyra e LDK e Podujevës. Kryetari i këtij Forumi (më vonë zëdhënës i ZOLL), angazhohej sinqerisht për thyerjen e barrierave në mes të LDK dhe UÇK. Kishte bisedime të fshehta për një takim në mes të deputetëve të LDK që u zgjodhën në Zgjedhjet e 1998 me Shtabin e UÇK. Fundja, Komandant Remi, ishte një ish kryetar i FR të LDK dhe nuk kishte ndonjë arsye për acarim të panevojshëm marrëdhënjesh mes miqëve të një ideje, të çlirimit nga okupatori. Pse bëheshin deklarata në stilin “LDK po pengon luftën”, etj. këtë, po të ishte burrë Rrustem Mustafa, do ta thoshte ma në fund. Pyetja më misterioze mbetet se kush ishte kundër bashkëpunimit dhe unifikimit të faktorit politik dhe ushtarak në Llap dhe Kosovë, kjo ende nuk u tha nga askush. Përsëritshëm në mos e dijnë SHIK dhe ekstremi i majt i instaluar në UÇK?! Tashmë botërisht dihet se kush përfaqësonte SHIK-un e Llapit dhe ai ulet në karrigen e deputetit të PDK në Parlamentin e Kosovës. Mbase, ai mbetet një zë që më në fund do të duhej liruar nga barra e ndërgjegjes e jo të merret me “punë ma të mençme” dhe ende letra kërënuese e shantazhuese në rrjete sociale!? (të njëjtin z. Merovci do ta takojë kur ai shpëtoi veturën e Prsidencës pas hyrjes se trupave të NATO-s në Kosovë më 1999)!
Kosovapress
u vodh nga Hydajet Hyseni kur QIK-u qe planifikuar të shndërrohet në Agjension
shtetëror të lajmeve
Në këtyë kohë
u themelua agjencioni “Kosovapress”, i paraprë që ta shndërronte QIK në Agjension
të Lajmeve të Kosovës...QIK ishte atëbotë burimi më i besueshëm i lajmeve nga
Kosova për të gjitha agjensionet, ambasadat dhe faktorët ndërkombëtarë. Por, e
vodhën Hydajet Hyseni me Berat Luzhën dhe shokët e tyre. Dhe QIK, përkundër kësaj,
e mirëpriti...Enveri do të gëzohej pa masë, sepse nuk kishte ndonjë mbështetje
nga vet Qeveria Bukoshi e formuar nga
LDK “U ba shumë mirë sepse, tash edhe UÇK
do të transmetojë lajme dhe QIK, do të kursehet pak nga akuzat, kërcënimet e
shantazhet...” do të deklaronte Enveri pa fshehur gëzimin që “Kosovapress” po
funksiononte, e vjedhur si ide e si emër apo jo!
Më 11
janar 2013, bëhen 14 vjet nga vrasja e Enverit. Asnjë nga ish kolegët e bashkëpunëtorët
e Tij, që vinin e shkonin në QIK si në shtëpinë e tyre, asnjë nga ata që dijnë pak,
nuk e kanë ngritur zërin, vetëm një herë, që të flasin pse e si u vra dhe nuk
vdiç Enveri!
“Nuk e di
pse kërkojnë kokën time shqiptarët, sepse për serbët e di pse dhe si”, do të më
thoshte Enveri teksa po pinim kafe ne lokalet e “Qafës” afër lokaleve te
restorani “Dora”! Në një intervistë dhënë gazetave daneze më 2000, unë pata
shprehur dyshimin që Enveri u vra nga shqiptarë të shitur tek serbët! Lutem të jem
gabim, apo ashtu si e ka ndie edhe Jusuf Gërvalla!? Adnan Merovci, e di patjetër
kush e kishte vizituar i fundit Enver Malokun, para se të vritej. Sepse për të hyrë
në QIK aty ishte edhe Adnani, apo?! Mbase, ai njeri mund të bëhet çelësi i
vrasjes së Enverit!?
Duke
folur për vrasjen e Xhemajl Mustafës, Adnani përsëritshëm luan me gjuhën. Mbase
mund ti shkojë si inxhiner e jo poet a shkrimtar, por të thuhet se “Njerëz si
Xhema i duhen Zotit më herët, dhe këtu e shoh arsyen e vdekjes së tij të hershme”,
kjo nuk përkon me kurrfar logjike; as gjuhësore e më së paku me njerëzoren!
Sikur
Enveri, edhe Xhema u vra në pikë të ditës dhe para shtëpisë. Për më tepër,
Adnani e quan edhe këtë vrasje makabre njëlloj si vdekje e natyrshme. Pyetja është
se a thua edhe Enveri e edhe Xhema, më shumë iu deshtën Zotit (pavarësisht që as
me Bibël e as me Kur’an Zoti jep e vetëm AY mund të marri jetë) sesa familjes?!
Asaj dhe atyre qe Adnani edhe pas plot
dhjetë vjetësh u kthehet i gjallë, falë Zotit?! Duke ditur rrethanat e vrasjes
se Enverit e edhe të Xhemës, sepse do të jetë e njëjta dorë e zezë që shtiu mbi
ta, duke parë patjetër listën e zezë të njerëzve që duhej likuduar sepse
qarkullonte në QIK e Presidencë për një kohë, Adnani s’ka se si të bëhet
indiferentë për përpiluesit e listave të zeza, nga sish që sot ulen me të katër
kambët në Qeveri a Parlament! Lutem të mos jenë “trimat” si Baton Haxhiu,
Stanishiqi apo të tjerë të fshehur nën petkun e UÇK (nënkupto LPK e tash PDK)!
E
megjithate, Adnani, me ose pa dashje, duke ndie “ofshamën e tij, lë shumë për të
dëshiruar! Sepse, megjithë një libër të mirë, Ai ka lënë shumëçka pa u thënë. Dhe
Ai e di këtë më së miri, ndërkaq që personalisht pata fatin dhe fatkeqësinë të lexojë
një libër të ndaluar në Evropë dhe Amerikë, të një ish zyrtari të lartë të FBI
lidhur me “rrokopujën ballkanse” dhe involvimin e figurave të sotme politike në
krimin dhe rrjetin ballkanik të korrupcionit si dhe rolin e bashkësisë ndërkombëtare...Sa
do doja të mos lexojë fakte ala “Weekeleaks”.
Por
Adnani dhe as “Xhonturqit” e madje as SHIK-u e pinjollët enveristo-stalinistë ma
nuk mund të fshehin asgjë. Ata dhe soji i tyre janë “cullakuar” dhe lakuriq
ulen mu në Urën mbi Ibër, aty ku do të duhej të ishte Doruntina dhe Konstantini
apo tre vëllezërit, dy tradhti dhe një SHQIPTAR tradicional e besnik ndaj kauzës,
siç ishte dhe mbetet përjetësisht dr. Ibrahim
Rugova.
Përkundër
që vrasja e Xhemës po hetohet, sipas mediave së paku, (nëse nuk ndodhë edhe
ndonjë “vjedhje” në dhoma dëshmish policore “tu Kosovës” së Jakup Krasniqit),
vrasja e Enverit, po merr përmasa të një tragjedia shumëdimnesionale! Më ka rënë
pak të punojë në atë mes ku nisi dhe u BË pavarësia, në Shoqatën e Shkrimtarëve
të Kosovës. Enveri e Xhema kishin shumë miq; akademikë e profesorë, njerëz të LDK-së,
gazetarë, bashkëpunëtorë të Presidentit Rugova, etj. Nuk e di që dikush nga këta
njerëz, e ka folur apo shkruar një rrjesht a kërkesë për ndriçimin e vrasjes së
Enverit a të Xhemës. Nuk e di që ndonjë Kryesi e LDK-së të ketë bërë kërkesë zyrtare
për zbardhjen e këtyre rasteve, apo të të gjitha vrasjeve të veprimtarëve të saj.
Nuk e di pse aq shumë u frikohen këtyre dy vrasjeve, nëse tash e sa vjet e kanë
futur kokën nën rërë si strucët!